Dozat e para të vaksinës anti-Covid kanë mbërritur në Danimarkë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i agjencisë së sëmundjeve infektive, Henrik Ullum. Në një intervistë ai tha se e kanë pritur prej shumë kohësh që të marrin dozat e para të vaksinës anti-Covid. Më tej ai tha se kjo gjë është e mrekullueshme dhe se tani mund që të godasin më mirë Covid-19. “Ne kemi pritur prej kohësh që të marrim këtë grup të parë vaksinash dhe për këtë arsye të jemi në gjendje t’i shpërndajm. Absolutisht e mrekullueshme pasi së shpejti ne mund të synojmë një…
Author: tirana
Dashi Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur. Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’iu dhënë jetë. Demi Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Dhurojini vetes një mbrëmje romantike me partnerin/en, Hëna do të jetë me ju. Kjo e diele është mjaft e favorshme për ata që…
Varianti i ri i koronavirusit që po qarkullon në Britani u zbulua edhe në Suedi. Një udhëtar nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë. Zyrtarët thanë se udhëtari, i cili nuk është identifikuar me emër, është mbajtur i izoluar pas mbërritjes në Suedi dhe se deri tani nuk është zbuluar asnjë rast tjetër pozitiv. Në Francë, ministria e shëndetësisë tha të premten se një francez i cili kohët e fundit kishte mbërritur nga Londra ishte testuar pozitiv për variantin e ri të virusit. Varianti i ri, i…
Pasi ‘shpërtheu’ varianti i ri i koronavirusit në Britaninë e Madhe, raste të reja janë regjistruar në disa shtetet. Raportohet se dhe në Spanjë janë shënuar rastet e para me variantin e ri të COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për 4 raste, të cilat janë identifikuar në Madridit. Sipas The Guardian, të katër rastet përfshinin njerëz të cilët kohët e fundit erdhën nga Mbretëria e Bashkuar. “Pacientët nuk janë të sëmurë rëndë, ne e dimë që ky lloj është më i transmetueshëm, por nuk shkakton sëmundje më serioze”, tha ai. Spanja pranoi dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech dhe pritet…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili theksoi se ndodhi ajo që ishte paralajmëruar gjatë verës, ndërsa theksoi se Rama e shtii detin e Shqipërisë. Mes të tjerash Vasili i ka bërë disa pyetje publike kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkon sqarim nga ai për këtë çështje.
Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë është mësuar pak ditë më parë se pritje së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë. Duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, Shkurtja nuk ka reaguar fare në lidhje me këto lajme. Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale. Mirëpo mediat mësuan se të afërmit i kishin organizuar këngëtares një festë…
Të burgosurit shqiptarë festojnë Krrishtlindjen në burgjet greke nën tingujt e muzikës së Notis Sfakiankis. Një video nga burgu Koridhalos ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit. Në të dallohen qartë një grup i madh të dënuarish Që injorojnë rregullat anti covid,dhe në grup të festojnë duke kërcyer. Disa prej tyre mbajnë celularë në duar,dhe filmojnë një të denuar shqiptar,i cili kërcen nën tingujt e muzikës së këngëtarit egocentrik grek Sfakianakis. Në video dëgjohen biseda në gjuhën shqipe,ndërsa të dënuarit i kërkojnë njëri tjetrit të futen në valle dhe të kërcejnë vallen e famshme greke “Zebeqiko”. Publikimi i…
Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 7 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 270 të tjerë. Ndërkohë që 478 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 39.134.
Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive. Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia. Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet. Këto janë disa nga barishtet më të mira, të cilat gjenden lehtësisht në treg të freskëta apo disa prej tyre edhe në pikat e shitjes së bimëve…
Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 21 vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin e kudogjendur. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohën e luftës në Kosovë. Një serial i Deutsche Welle-s i kushtohet pikërisht këtyre pyetjeve të hapura për të gjetur një përgjigje nga ekspertët e studimet mbi krimet e luftës, dënimet e deritanishme, dhunimet seksuale, varrezat masive e shkatërrimin e pronës. Bekim Shehu e hap atë me një përmbledhje mbi faktet e njohura…
Pagjumësia është një nga problemet që nuk zgjidhet lehtësisht pasi ndonjëherë dhe ilaçet nuk janë funksionale, ose nëse përdoren për një kohë të gjatë ato e humbasin efektivitetin e tyre. Nëse keni provuar çdo gjë dhe as çaji me kamomil nuk ju ndihmon ndoshta ky lëng që përgatitet lehtësisht do t’ju zgjidhi këtë stres të përditshëm. Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj kokosi, ¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar dhe 1/8 lugë çaji kripë deti. Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije? Opsioni i parë: Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë,…
Një 37-vjeçar i dënuar më parë me 6 muaj burg pasi ka dhunuar nënën e tij është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Ata janë B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.