Author: tirana

Keni përjetuar ndonjëherë sulme ankthi? Atëherë e dini që shumë nga simptomat e tij mund të jenë shumë shqetësuese, veçanërisht për faktin se disa prej tyre mund të bëjnë t’ju duket sikur po kaloni një atak në zemër ose sulm astme. Dhe kjo është arsyeja se shumë njerëz tmerrohen nga ideja se mund të përjetojnë një sulm tjetër ankthi, çka sipas ekspertëve mund ta provokojë më tepër ankthin. Për shkak se disa nga simptomat e një sulmi ankthi mund të jenë të ngjashme me ato të gjendjeve të tjera mjekësore, është e rëndësishme që ju të kontrolloheni nga mjeku juaj.…

Read More

Deni Doku, e reja që po drejtonte automjetin tip “Smart” kur u përfshi në një aksident në të cilin humbi jetën kunata e saj, e fejuara e vëllait, përmes disa postimeve në profili e saj në Instagram shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë. “Të ndieja tepër. Ti ishe gjëja e parë që e dija që do të kisha gjithë jetën afër. S’do të ketë çast që që s’do të mendoj zemra ime. Dhe do të ndije derisa të kem frymë”, shkruan Deni Doku. Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. 22-vjeçarja Alida Spahiu, e cila ishte…

Read More

Instagrami po kthehet në një mollë sherri për të rinjtë, që sapo shohin ndonjë reagim tek të afërmit e tyre, nuk tolerojnë dhe i futen debateve. Përleshja më e fundit me brisqe dhe thika ka ndodhur në zonën e Babrrusë raporton jo zyrtarisht policia për gazetën Si. Dhe pasi të dëmtuarit janë dërguar në spital për mjekim, agjentët janë befasuar kur secili nga të rinjtë tregoi se një fishkëllimë hap plagët e vjetra dhe nxjerr në shesh inatet e shkaktuara nga instagrami. “Është bërë njoftim në sallën operative nga shtetasit se në vendin e quajtur Babrru kishte një konflikt dhe…

Read More

Pesë persona, të cilët dyshohet se janë nga e njëjta familje, janë gjetur të vdekur brenda një rezidence në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e Krishtlindjes. Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie, ndërsa kur mbërritën në vendin e ngjarjes, forcat e policisë gjetën trupat e pajetë. Nga të dhënat e para, dyshohet se personat mund të jenë vrarë, por ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta.

Read More

Kimberley Garner zgjodhi që këto Krishtlindje t’i kalonte në plazh. Ylli televiziv ka kaluar disa momente reklasi në shoqërinë e miqve të saj teksa pushonte në plazh. E veshur me bikini, modelja 29-vjeçarja nuk ka ngurruar që të postoje edhe disa foto mjaft provokuese në rrjete sociale ku tregon linjat e saj perfekte trupore.

Read More

Kristiano Ronaldo është vlerësuar si blerja më e mirë në historinë e kampionatit anglez të futbollit, për impaktin sportiv dhe mediatik që ka pasur gjatë karrierës së tij në klubin e Mançester Junajtid,. Ky është përfundimi i “Sky Sports” për transferimin e vitit 2003 të yllit portugez, ende në fillimet e karrierës së tij në vitin 2003 kur iu bashkua “djajve të kuq” dhe u vu nën urdhërat e Aleks Ferguson. “Sky Sports” ka bërë përllogaritjet e impaktit që kanë pasur transferime të ndryshme në futbollin anglez dhe ylli portugez është ai që ka ndikuar më shumë markën e kampionatit,…

Read More

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se Gjermani ka bërë shumë përpjekje për çeljen e negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bilancinë e punës 6 mujore, kohë gjatë se cilës Gjermania mbajti Presidencën e BE, Maas ka thënë se negociatat për dy vendet janë bllokuar për shkak të konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bullgaria pretendon se gjuha maqedonase rrjedh prej gjuhës bullgare.Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu…

Read More

Jeni me të vjella për shkak të shqetësimeve në stomak ose gjatë një udhëtimi me makinë, varkë ose aeroplan? Jeni në artikullin e duhur! Më poshtë do t’ju flasim për një recetë të shpejtë të përgatitjes së karameleve kundër të vjellave të cilat janë efektive dhe shumë praktike për t’u mbajtur me vete. -Sasia e xhinxherit që duhet të përdorni për këtë recetë varet nga sasia e karameleve që dëshironi të prodhoni. Me që e keni për herë të parë, mund të përdorni 4 ose 5 copa xhinxher të freskët. -Qëroni xhinxherin e freskët me një thikë. Më pas shpëlajeni…

Read More

Gjykata italiane e konsideroi të rrezikshme Elona Kaleshin dhe mori vendimin dje për ta lënë në burg. Ajo paraqet rrezik për shoqërinë, ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal. Elona Kaleshi u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të prokurores Ornella Galeotti me akuzat e vrasjes, fshehjes dhe poshtërimit të kufomave. Për gjykatësit hetues të Firences, Angelo Antonio Pezzuti, shqiptarja 36-vjeçare vrau dhe masakroi 54-vjeçarin Shpëtim dhe 52-vjeçaren Teuta Pasho , prindërit e ish-të dashurin që u zhdukën në vitin 2015, eshtrat e të cilëve ndodheshin në katër valixhet e gjetura midis 10 dhe 15 dhjetorit në një…

Read More

Në vendet e Bashkimit Europian ka filluar të mbërrijnë dozat e para të vaksinës së koronavirusit, ndërsa nesër nis fushata e vaksinimit ashtu sikurse është njoftuar. Pas një udhëtimi që zgjati gati 10 orë, kamioni me 9,750 dozat e para të anti-vaksinës Covid të Pfizer-Biontech arriti në kazermat Tor di Quinto në Romë i shoqëruar nga policia. Automjeti do të drejtohet sot në spitalin Spallanzani në Romë ku nesër do të kryhen vaksinimet e para. Lajmi është konfirmuar edhe ministri Luigi Di Maio. “Vaksinat e para për personelin mjekësor, siç është premtuar”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Read More

Një mjek i cili është vaksinuar me Moderna ka pësuar një reaksion alergjik tepër serioz. Mjeku, Husein Sadrzadeh, onkolog në Qendrën Mjekësore të Bostonit, pati komplikacione serioze pasi u vaksinua në fillim të kësaj jave. “Punonjësi u injektua me vaksinën Moderna të enjten dhe pas vaksinimit po vëzhgohej nga infermierë të trajnuar “. Menjëherë pas vaksinimit, ai pati reaksion alergjik. Mjeku u dërgua në Departamentin e Urgjencës, ku u trajtua. Tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë. Rikujtojmë se disa persona kanë raportuar se kanë pasur reaksione alergjike pasi janë vaksinuar me Pfizer-BioNTech por ky është rasti i pari i…

Read More

Kërkoi ndihmë për të hyrë në shtëpi, por përfundoi në pranga. Është kjo historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar nga policia në Itali pasi u kap me lëndë narkotike. Por kapja e tij ka ndodhur në mënyrë të rastësishme. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur. I riu kishte ngelur jashtë banesës dhe kishte kërkuar ndihmën e një fqinji. Ky i fundit kishte lajmëruar policinë për t’ia hapur derën. Agjentët bënë të mundur hapjen e derës, por menjëherë panë diçka të çuditshme në tavolinën e të riut. Bëhej fjalë për…

Read More