Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar sërish Shoqatën e Ndërtuesve, e cila kishte ngritur një padi ndaj Bashkisë së Tiranës me qëllim për të shfuqizuar vendimin Nr. 105, dt. 25.10.2019 të Këshillit Bashkiak, sipas të cilës ndërtuesit duhet të paguajnë një taksë 3% për çdo ndërtim, e cila më pas shkon për strehimin social të qytetarëve. Mësohet se me gjithë presionin e madh ushtruar nga ndërtuesit, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e Këshillit Bashkiak “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i…
Author: tirana
Kanë kaluar disa rrugë nudo në qendër të Bitontos përpara se të bllokoheshin nga forcat e policisë pas sinjalizimit të kalimtarëve. Gjithçka ndodhi të premten paradite, pikërisht ditën e Krishtlindjeve. Protagonistë janë një çift të rinjsh, ai 23 vjeç e vajza 21 vjeçe, që besohet, sipas medias italiane të kenë qenë nën efektin e ndonjë lloj droge. Episodi është filmuar nga kalimtarë të rastit dhe video menjëherë është bërë virale
Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, thotë se e drejta ndërkombëtare u jep të drejtë të dyja vendeve për t’u zgjeruar me 12 milje, por shton se pa marrëveshje me Shqipërinë, Greqia nuk mund të aplikojë për zgjerim në det. Reagimi i kolonelit Myslim Pasha Sipas të Drejtës Detare Ndërkombëtare për zgjerimin, i takojnë të dyve që të shtrihen në detin Territorial në 12 milje detare. Por për kushet speciale, gjeografike, historike në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë përbëjnë veçori,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup studentësh të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët ndanë mendimet e tyre për çeshtjet më të rëndësishme të drejtësisë në Shqipëri, si dhe problematikat e arsimit. Basha u tregoi studentëve planin për arsimin duke garantuar se me PD në qeverisje nuk do të mbetet asnjë i ri pa u arsimuar. Kryedemokrati premtoi mbulim 100% të tarifës së studimit studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë. “Të gjithë të rinjtë që vijnë nga familje më të ardhura me më pak se 640 mijë lekë të vjetra në…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje ku për pasojë janë aksidentuar dy gra. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rurale Fier-Kolonjë. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.B ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me murin. Për pasojë ai ka përplasur dhe dy gratë të cilat ishin duke kaluar në ato momente. Gratë janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, njëra prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bashkimi Evropian nis nesër vaksinimin. Ursula Von Der Leyen shkruan në Twitter se vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia. Duke shpërndarë mesazhin e saj, Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, e cilëson si një lajm të shkëlqyer. Por ai shprehet se Balkani Perëndimor u la sërish vetëm pavarësisht se gjashtë shtetet e tij janë sa një vend i BE. Reagimi i plotë: “Lajm i shkëlqyer. Sa afër, aq dhe larg. Balkani Perëndimor prapë i lënë vetëm. Duke shpresuar se në një të ardhme të afërt kjo do të ndryshojë. Dhe kur e mendon, që ne të gjashtë…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka komentuar miratimin në Kuvend të ndryshimeve të ligjit për pensionin në kooperativë. Beqaj thotë se shumë njerëz që punonin në koopertivat bujqësore endeshin nëpër gjykata për të përfituar pension pleqërie, pasi në vitet ’90 një pjesë e dokumentacioneve ishin shkatërruar. Ja çfarë shkruan ai: Për vite e vite me rradhë, qindra persona çdo vit, gra e burra që kanë punuar dikur disa vite në ish kooperativat bujqësore, kanë qënë të shtrënguar të bredhin nëpër gjykata për të vërtetuar vjetërsinë në punë. Sepse regjistrat e vjetërisë në punë të kooperativave ku kanë punuar nuk…
Të dënuarit kanë festuar Krishtlindjen në burgun e famshëm Kordhalo të Greqisë. Një video e publikuar në Tik Tok ka marrë vëmendje në mediat greke. Video duket se është regjistruar nga një shqiptar, i cili dëgjohet teksa flet shqip. Një prej të burgosurve shfaqet duke kërcyer nën ritmin e një kënge greke, ndërsa personi që filmon dëgjohet të thotë: “Ec aty, ec babuç”. Në video duket po ashtu që të dënuarit kanë shtruar një tryezë të madhe të Krishtlindjeve. Ndërkohë, mediat greke ngrenë shqetësimin se të burgosurit janë grumbulluar duke thyer protokollet e sigurisë së pandemisë.
Sinoptikania Adiola Bani parashikon se në ditët e fundit të dhjetorit priten vlera tipike të muajit në të cilin ndodhemi. Moti këto ditë do të shoqërohet me temperatura maksimale nga 12-13 gradë celsius. Ndërkohë që këto vlera do të ruhen edhe për javën e parë të janarit, ndërsa ‘acari’ i dimrit do të ndihet në javën e dytë të fillimit të vitit 2021.
Projekti “Rrënjët”, i nisur prej më shumë se 3 vitesh që merr në analizë prejardhjen e familjeve shqiptare, ka hedhur poshtë tezën serbe mbi prejardhjen e Kelmendit. Autorët serb kanë shkruar shumë mbi prejardhjen e fiseve malësore shqiptare, duke i cilësuar shpesh si me prejardhje sllave. Ndër më të famshmit është Andrija Joviqijeviq, që argumenton (gabimisht) se me qenë se pleqtë e Hotit mbajnë mend se fiset e vjetra në Malësi flisnin shqip, fiset kryesore të sotshme duhet të kenë folur një gjuhë tjetër. Kështu, Kelmendin një herë e klasifikon si fis me prejardhje vllahe, pastaj spekulon edhe për prejardhje…
Ish-banori i Big Brother Arbër Çepani ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka zbuluar sherrin që pati me një person. Ester Bylyku: A ke denoncuar ndonjëherë ndonjë person? Arbër Cepani: Po më ka ndodhur. Ishte për diçka që nuk ia vlen të përmend në televizor. Ishte budallallëk Ester Bylyku: Ishte djalë apo vajzë? Arbër Cepani: Djalë sigurisht. Ishte një sherr banal që ndodhi mes djemsh, por që përfundoi me kaq.
Ndëshkohen me 1 milion lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve në Korçë të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy biznese në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Gjithashtu në fshatin Dardhë të Korçës, u konstatua 1 tjetër biznes, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ. Qarku Korçë Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Evidentohen 3 raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.…