Author: tirana

Lezha është “zgjuar” mëngjesin e sotëm nga breshëri plumbash që janë qëlluar drejt një lokali. Ngjarja ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Lokali në drejtim të të cilit u qëllua me breshëri arme zjarri është në pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi. Mësohet se Prendi është xhaxhai i Taulant Prendit, vrarë në 2014 për pronat. Në atë vit u bë atentat ndaj ky kushërinjve Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç, të cilët gjetën vdekjen si dhe u plagos Aurel Prendi 21 vjeç…

Read More

Katër persona u plagosën rëndë nga të shtënat me armë që terrorizuan Berlinin orët e para të këtij mëngjesi, njoftoi departamenti i zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman. Një zëdhënëse e policisë tha se katër persona u dërguan në spital pas një sherri me njëri-tjetrin, ku u përdorën edhe armët. Departamenti i Zjarrfikësve në Berlin tha përmes Twitter se tre persona u plagosën rëndë dhe tashmë ishin dërguar në spital, por më pas konfirmoi dhe një të plagosur të katërt.

Read More

Profesor Roland Bejko, njëkohësisht dhe ish-kreu i PD në Gjirokastër ka dalë me një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të drejtorit të DPSHTRR, Edi Pesha për shkak të koronavirusit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bejko shkruan se pavarësisht se ishin kundërshtarë poltik, Pesha dinte ta ndante edhe në debatet më të nxehta se ku mbaronte partiakja dhe ku fillonte qytetaria. “Lajmi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë për shkak të corona-virusit të Edi Peshës, më hidhëroi shumë. Pa dyshim, familja humbi njeriun e saj të dashur; të afërmit, birin e tyre; miqtë dhe shokët e tij,…

Read More

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Edhe pse ndodhet në arrati prej ditësh, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për Klodian Rashën, Stresi nuk e ka ndalur karrierën muzikore. Ai vazhdon me sulmet e vazhdueshme derisa të vendoset drejtësia. Këtë gjë ka bërë edhe me këngën e fundit të publikuar rreth dy orë më parë, në bashkëpunim me One T dhe Anestezion, “Gang Shit”. Stresi ka thumbuar sërish Policinë e Shtetit, pasi e përmend disa herë në vargjet e këngës.

Read More

Analisti i njohur Baton Haxhiu është pyetur nëse kryeministri Rama po luan për një mandat të katërt. Ai tha se nuk po ndodh një gjë e tillë. Sipas tij Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri. “Jo, nuk po luan. Shpresoj që Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve do ketë një lider të ri. Prova e parë e një gjenerate të re politike besoj do jenë me zgjedhjet bashkiake, nuk besoj që do ta kenë mandatin e rregullt. Nuk besoj që Rama ka nevojë për një mandat të katërt, nuk e di se çfarë ka ide ai, analiza ime…

Read More

Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e sotme se në Shqipëri po futet një kokainë e një lloji të ri, që është shumë më e shtrenjtë dhe ka veti kuruese. Në emisionin e drejtuar nga vetë ai, “Zonë e lirë”, përballë dy të ftuarve, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, Çani tha se këtë informacion e ka nga një burim serioz. Ai shtoi se një kilogram i kësaj kokaine kushton 350 mijë euro dhe se në Shqipëri konsumohet nga ‘elita’ “Më tha një burim serioz se është futur një lloj kokaine totalisht ndryshe nga sa është mësuar bota tani që quhet kokainë…

Read More

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka rrëfyer se në vegjëli ka patur disa pasione, mes tyre kitara. Topalli kujton momentin e sikletshëm kur doli në skenë për të luajtur me kitarë, por fatkeqësisht iu këput teli. “Kam qenë fëmijë kur kam dalë në skenë për herë të parë dhe sapo dola mu këput teli kitarës. Në ato momente, ata që ishin në prapaskenë më thonin dil dhe eja të lidhim telin, por mua më vinte turp pasi teatri Migjeni ishte i mbushur plot. Nuk ma merrte mendja që teli të lidhej , por shkova, e mbaj mend që isha…

Read More

Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”. Mësohet se dy makina janë përfshirë në aksident ku një Ford me targa AA 649 FC, si dhe një Benz me targa janë AA 279 EF, janë përplasur më njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në kanal. Nga përplasja është plagosur rëndë drejtuesi 30-vjeçar i mjetit tip Ford. Sipas informacioneve paraprake mësohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i Benzit, një 51 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.…

Read More

Kolegu i Nevaldo Hajdarajt, efektivi që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, është rikthyer në detyre pas pezullimit. Ndërkohë që për Hajdarin prokuroria do të dërgojë dosjen për gjykim pas përfundimit të verifikimit nëse ka patur apo njohje të mëparshme me viktimën. Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave, i cili ishte në shërbim sëbashku me Nevaldo Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë. Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen. Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi…

Read More

Pandemia ka detyruar autoritetet turke të marrin masa më të forta në ditët e fundit të vitit 2020. Në një njoftim për shtyp, Ambasada turke në Tiranë njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës, autoritetet kanë vendosur që nga 28 dhjetori të bëjnë të detyrueshëm pajisjen me një test negativ për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë me avion, i cili duhet të jetë kryer brenda 72 orësh. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e…

Read More

Në Kuvend është depozituar një nismë e re e cila synon që të ulë përfitimet për zyrtarët, gjyqtarët, si dhe për punonjësit e administratës publike. Propozimi në Kuvend është paraqitur nga deputeti Erion Piciri i cili kërkon ulje e pensioneve suplementare për pushtetarët, magjistratët, për drejtuesit dhe punonjësit e administratës publike në nivel qendror dhe lokal si dhe eliminimin e pagës kalimtare deri 3-vjeçare që përfitohet pas lënies së detyrës nga pushtetarët dhe barazimin e tyre me të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit sipas parashikimieve të Kodit të Punës. Deputeti Piciri thekson se pensioni suplementar i ish-pushtetarëve shkon në…

Read More