Njerëzit shpesh e fajësojnë sezonin e festave për shtimin e peshës që kemi gjatë dimrit, por kjo nuk është shumë e saktë. Sipas disa studimeve, problemi është diku tjetër dhe jo tek ushqimi i festave të fundvitit. Me mungesën e dritës së diellit, mekanizmi jonë i mbijetesës na detyron të shtojmë peshë, por kjo nuk është e pashmangshme. Këto janë arsyet pse ju shtoni peshë dhe si ti shmangni: Metabolizmi ynë forcohet Në dimër, metabolizmi funksionon më mirë, sepse trupit tonë i duhet më shumë energji për të stabilizuar temperaturën. Kjo do të thotë se ushqimi që hamë normalisht, nuk…
Author: tirana
Presidenti i ardhshëm ka të ngjarë të përdorë urdhra ekzekutivë për të përmbysur këto politika, thonë analistët. Maureen Sëeeney është profesore dhe drejton qendrën për imigracionin në Shkollën e Magjistraturës në Universitetin e Merilendit. “Gjithçka Presidenti Trump bëri në mënyrë të njëanshme, ata gjithashtu mund t’i bëjnë, ose zhbëjnë në mënyrë të njëanshme. Parashikoj që të anulohet kufizimi i udhëtimeve, të ndryshojnë menjëherë kufizimet për refugjatët. Padyshim që Presidenti i ka kompetencat t’i bëjë këto”. Përpjekjet e Presidentit Trump për t’i dhënë fund programit DACA nxitën protesta të mëdha gjatë katër viteve të tij në detyrë. “E them qartë, imigrantët…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një statusi në Facebook shprehet se ndërkohë që vaksina e Oxford/AstraZeneca pritet të certifikohet brenda pak ditësh, Shqipëria s’ka bërë asnjë përpjekje për të marrë doza nga ajo për popullsinë e saj. STATUSI I PLOTË Shqiperia perseri ”jashte radhe” per Vaksinen. Sipas te gjitha gjasave ne harkun kohor prej dites se neserme deri te Ejten, Agjensia Britanike e Mjekesise dhe Regullatore e Sistemit Shendetesor, nje nga me seriozet ne bote, do te cerfikoje vaksinen Covid te Oxford/AstraZeneca per te filluar perdorimin nga 4 Janari aty. Qeveria britanike ka blere tashme 100 M doza te…
Klubi i Kukësit bën me dije se trajneri Skënder Gega, ka dhënë dorëheqjen. Vetelargimi i trajnerit është pranuar nga ana e presidenti Safet Gjici. Dorëheqja e tij vjen pas rezultateve të dobëta dhe humbjes së sotme 4 me 1 kundër Partizanit. Njoftim i klubit! Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.…
2021 premton të jetë një vit i rimëkëmbjes solide për ekonomitë kryesore të botës. Pas një viti të zi 2020 për ekonominë, i mbytur nga emergjenca shëndetësore, vitin e ardhshëm janë të gjitha kushtet për të lejuar një rikthim “tonik”. Kushti i vetëm është që vaksina kundër Covid-19 të shpërndahet me shpejtësi dhe që ajo të jetë efektive, madje edhe kundër varianteve të reja të virusit. Disa ekonomistë të kontaktuar nga “Adnkronos”, shprehin optimizëm dhe nëse vaksina luan pjesën e saj, thonë ata, nuk do të ketë pengesa të mëdha për një rimëkëmbje të fortë gjatë 2021. Grupi i menaxhimit…
Ky vit që vjen do të jetë një vit veçanërisht i mirë për punët e zemrës. Për disa prej jush do të jetë një super vit. Do gjeni dashurinë, atë të vërtetën, që s`e keni gjetur prej kohësh. Dashi Do jesh një nga të preferuarit e vitit për 2021-shin. Viti i ri do të karakterizohet nga një takim shumë i veçantë që do t’ju japë emocione të forta dhe një pasion të paparë. Ajo që do të përjetoni do të jetë një histori e destinuar të zgjasë. Ujori Në 2021-shin edhe Ujori do gjejë dashurinë. Muajt e ardhshëm do jeni…
Një nga aktivistet e orëve të para të Partisë Socialiste në njësinë numër 5 në Tiranë, ka humbur jetën. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të aktivistes Eva Dura, e kanë dhënë miqtë me dedikime në rrjete sociale si dhe faqja e njësisë nr.5 në kryeqytet, të cilët shprehin ngushëllime për të. “Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste humbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë”, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë. Anila Çobani, teksa i shpreh ngushëllimet…
Në futbollin shqiptar ndodh rallë të shohësh një sfidë të bukur në çdo aspekt, futbolli i hapur, raste për shënim dhe “lumë” golash, e tillë ishte pa diskutim sfida Partizanit-Kukësi. Pesë gola të shënuar, raste pafund, emocione dhe në fund atë që festojnë janë të kuqtë e kryeqytetit. Ilir Daja triumfon sërish përballë Skënder Gegës, këtë herë në distancë. Partizani thyen për herë të dytë verilindorët, këtë herë me rezultatin e thellë 4-1, në dukje një rezultat i tepërt në një ndeshje ku Kukësi bërë më shumë se kaq, mbi të gjitha në pjesën e parë ku morën shpejt kontrollin…
Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.
Një djalë 23-vjeçar i quajtur Selvio është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi ne Gjyq” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar nënës të martohet me të atin. Ata bashkëjetojnë prej shumë vitesh bashkë, por dashurinë e tyre nuk e kanë zyrtarizuar me celebrim. Këtë gjë djali nuk e sheh të arsyeshme dhe kërkon patjetër që ata të martohen. Selvio: Arsye pse e kam sjellë nënë time këtu, është bashkëjetesa bashkëshortore. Nuk është ashtu siç duket në pamje të parë apo ashtu siç e shohin të tjerët. Ata nuk janë të celebruar, janë thjesht në një bashkëjetesë dhe kjo gjë nuk…
Një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës pak minuta më parë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Viktima dyshohet të ketë dalë nga shtëpia duke u nisur drejt vendit të quajtur “Parku i Arbërisë”, ku më pas ka qëlluar veten me armë zjarri. Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Zyrtarët e policisë po hetojnë se cili mund të ketë qenë shkaku që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt tragjik.
Policia e Spanjës ka finalizuar një operacion të gjerë antidroge. Autoritetet vendase deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao. Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike! Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo. Përveç tyre në pranga ka rënë edhe një shqiptar, vlonjati Auron Dule siç…