Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut. Me anë t1% një postimi në rrjetin social, Kim ka shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën. “Kam pasur një takim të sinqertë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me presionin dhe sfidat me të cilat përballen. Unë i falënderova për punën e tyre vitin e kaluar, i cili vazhdoi pavarësisht…
Author: tirana
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 8 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive. Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801. Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9.515.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa largohet nga klubi për të cilin luajti në total për 8 vite në 3 periudha të ndryshme. 32-vjeçari kërkon që klubi t’i ndërpresë marrëveshjen që në janar pasi nuk do paraqitet më në stërvitje, madje atij kontrata i mbaron në qershor nga ku mund të largohet si transferim i lirë. Nuk dihet cilat janë arsyet që çuan në një veprim kaq të papritur nga Costa, i cili këtë sezon ishte në formë mjaft të mirë madje ka shënuar dhe gola. Ndoshta konkurrenca me Luis Suarez ka bërë që ai të largohet. Mediat spanjolle thonë…
Dhimbjet e shpinës janë një problem shumë i përhapur, për të cilat ekzistojnë shumë fakte dhe informacione që jo gjithmonë janë të sakta. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni 6 fakte të pavërteta në lidhje me këto probleme. A Është I Dëmshëm Aktiviteti Fizik? Me ndihmën e një terapisti, aktiviteti fizik i vjen në ndihmë shëndetit të shpinës, duke forcuar muskujt që mbështesin shtyllën kurrizore. Një shpinë e fortë mund t’i rezistojë stresit. Terapistët e duhur mund të rekomandojnë ushtrime të thjeshta të cilat ndihmojnë shtyllën kurrizore Hernia Diskale Ka Nevojë Për Ndërhyrje Kirurgjikale? Në më shumë se…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e dekretit për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Meta shprehet se deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare. “I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thekson Meta. Deklarata e plotë e Metës Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë…
Cristiano Ronaldo fitoi çmimin “Lojtari i Shekullit” në Globe Soccer Awards, zhvilluar sot në Dubai. Por ylli i Juventusit nuk ishte vetëm. Ai shoqërohej nga partnerja e tij Georgina Rodrigues, që shkëlqeu në tapetin e kuq me veshjen e saj.
Pak më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë para një muaji në lagjen Gjorce Petrov. Mediat maqedonase shkruanin se Kasapi ishte ndalur nga policia dhe ndaj tij është ngritur një padi. Gjithashtu thuhej se Shpati është liruar dhe së shpejti pritej të fillonte gjykimi për veprën penale. Por nuk ka vonuar reagimi i këngëtarit, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se janë shpifje. “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar këngëtari.
Zv.kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka informuar se qeveria e re e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar Zvetozar Maroviçin. Bëhet fjalë për ish-presidentin e fundit të Jugosllavisë, i cili është dënuar për korrupsion nga një gjykatë e Malit të Zi. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë. Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete…
Lajmi se këngëtari Shpat Kasapi është kapur me kokainë ka qarkulluar me shpejtësi në media. Mirëpo menaxherja e këngëtarit, Adelina Qollako, e ka mohuar këtë lajm. Ajo ka thënë se raportimet janë të pavërteta. “Shpati s’është i arrestuar. Ai ka lëvizje të lirë dhe ndaj tij nuk ka asnjë bazë ligjore. Lajmi është propagandë, tentativë për njollosjen e reputacionit të tij” ka thënë Qollako.
Ditën e sotme dy të dënuar janë transportuar në spitalin Infektiv. Të dënuarit të cilët mendohet se janë të moshës 81 dhe 50-vjeç u transportuan në spital nga uniformat blu. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre dhe shkaqet e transportimit në spital.
E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Bricjapit, le të themi që gjërat nuk janë aq mirë sa do të dëshironit (shaka). Të kesh një mik të kësaj shenje është me të vërtetë një fat, edhe pse të lindurit në datat 22 dhjetor -19 janar mund t’ju hapin disa probleme ndonjëherë. Hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme: Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë miken e ëndrrave.…
Një cigare përmban nikotinë dhe përbërje të tjera të ndryshme të cilat kur digjen lëshojnë më shumë se 40 kimikate të rrezikshme që mund të shkaktojnë kancer. Tymi i cigares gjithashtu përmban monoksid karboni, oksid azoti dhe sasi të vogla të grimcave radioaktive që shkaktojnë kancer. Ndonëse mund të duket e vështirë, në fakt ka disa ushqime që do t’ju vijnë në ndihmë të hiqni dorë nga duhani. Xhenxhefili Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore që ndihmon në largimin e toksinave nga trakti respirator. Përmban shumë vitmanina dhe minerale si kalium, magnez, betakkarotinë dhe zink. Disa ekstrakte xhenxhefili janë gjithashtu të njohura…