Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në këtë qytet, ku një i ri kërcënoi se do të shpërthente me bombol gazi një dyqan. Policia thotë se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sillte probleme për banorët. “Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në…
Author: tirana
Reshjet e dëborës kanë sjellë problem në disa zona të vendit, ku nuk kanë munguar edhe aksidentet Lidhur me këto probleme së fundmi ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik duke dhënë disa këshilla për qytetarët. ISHP bën apel që të shmanget sa më shumë të jetë e mundur lëvizja me mjete motorike. Postimi i ISHP: “Reshjet e denduar shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Në këto kushte: Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së…
Neritan Ceka, një prej figurave qendrore të pluralizmit politik, është vëzhgues i mprehtë i asaj se çfarë ndodh çdo ditë në vendin tonë. Pas 30 viteve nga rrëzimi i diktaturës, z.Ceka flet me keqardhje për distancën e madhe nga BE për shkak të krizave politike, ndërsa demokracinë shqiptare e krahason me një demokraci latino-amerikane. Ish-themeluesi i PD-së thotë për “Gazeta Shqiptare” se gjithçka e kontrollon një njeri i vetëm, Edi Rama, përmes marrjes së të gjitha pushteteve. Neritan Ceka vëren me shqetësim se “në formë piramidale bëhet klonimi i tij jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në arrogancën,…
Periudha e festave mund të konsiderohet si periudha më e bukur dhe njëherësh më e vështirë e vitit për ata që janë në dietë. Përveç ruajtjes së regjimit ushqimor, ditët e festave mund të na shkaktojnë dhe dhimbje stomaku. Nëse prej kohësh i keni përjashtuar nga rutina juaj ushqimore ushqimet me sheqer dhe yndyra dhe u jeni rikthyer përsëri ditëve të festave, organzimi është më i ndjeshëm. Ja disakëshilla për të lehtësuar ndjesinë e tmerrshme të rëndesës dhe dhimbjet e stomakut. Pini çajra bimorë Çajrat bimorë që kanë si target aparatin tretës mund t’ju lehtësojnë nga ndjesia e rëndesës. Një…
Pas reagimit të presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretin e qeverisë greke për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, vjen kundërpërgjigja nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në Tëitter Rama shkruan:“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI! Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të…
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 45-vjeçarin, Josif Kavaja, i cili tmerroi fshatin Zavalinë para disa ditësh, ku qëlloi me armë zjarri edhe ndaj policisë së Shtetit. Gjatë seancës që u zhvillua në Gjykatë, nën masa të rrepta sigurie dhe në zbatim të rregullave kundër Covid-19, Josif Kavaja është shprehur se nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, siç u deklarua në media. Në seancë, ai ka shpjeguar dhe rrjedhojën e ngjarjes duke thënë gjithçka ka nisur si pasojë e provokimeve të bëra nga një tjetër banor i zonës me të cilin ka pasur vazhdimisht…
Ndërkohë që bota po përballet me pandeminë e Covid-19, CEO i BioNTech Ugur Sahin ka thënë se virusi vdekjeprurës do të qëndrojë me ne të paktën gjithë dekadën e ardhshme. Në një konferencë shtypi virtuale këtë javë, Sahin tregoi se kur do i kthehemi normalitetit. “Ne kemi nevojë për një përkufizim të ri të normales. Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme ”, u shpreh ai. Vaksinat Pfizer BioNTech’s Covid-19 Vaksina e BioNTech është autorizuar për përdorim në më shumë se 45 vende, përfshirë Britaninë dhe SH.B.A. Sahin gjithashtu tha se vaksina mund të rregullohet për…
Kryeministri Edi Rama, ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Shtodhër” në Kavajë, që është ndërtuar e re, pasi u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama shprehet se shkolla në fjalë është ndërtuar sërish, duke “rilindur”, pas tronditjeve të tërmetit në vend. Lajmërimi i kryeministrit Rama në “Facebook”: Kavajë – Në shkollën nëntëvjeçare “Shtodhër”, rilindur pas tragjedisë së 26 nëntorit dhe tanimë e kthyer nga 3D në realitet për 130 nxënës, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian🇪🇺 📚👫😍 ***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara🐕🦺🐕🦮🦮🐕🦺🐕🦺 #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
Krishtlindjet këtë vit ishin shumë ndryshe vitet e tjera për shkak të rregullave anti-covid që nuk lejojnë grumbullime e festa. Megjithatë secili ka festuar në mënyrën e tij dhe Jennifer Aniston është një nga ato që Krishtlindjet e kanë gjetur vetëm. Ok, jo tamam vetëm sepse aktorja ka dy qenushë. Përmes postimeve, Aniston ka treguar se i ka kaluar Krishtlindjet në shoqërinë e dy qenushave të saj. Në njërën prej fotove shfaqet Lordi, qenushi më i ri në familjen e Aniston, i cili ka pozuar në oborrin e zbukuruar me drita. Ndërsa qenushi tjetër i aktores Clyde ka pozuar brenda…
Dy të dënuar janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak se ishin infektuar nga pandemia e koronavirusit. Ndryshe nga çdo herë tjetër, në oborrin e Infektivit nuk ka mbërritur një ambulancë por një makinë policie që me urgjencë ka sjellë të infektuarit. Bëhet fjalë për dy të dënuar të moshës 81 dhe 50 vjeç që pasi kryen ekzaminimet e nevojshme për rreth 20 minuta u larguan drejt spitalit të burgut në gjendje të mirë shëndetësore. Ende nuk dihet nëse të dënuarit kanë pasur komplikacione apo kanë bërë një kontroll të thjeshtë pas vdekjes. Gjithashtu nuk dihet…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të jetë një ditë thjesht pozitive, veçanërisht në lidhje me sferën e dashurisë. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje punës ku ka ende probleme për t’u zgjidhur, zgjedhjet që duhen bërë me kujdes, situatat që duhen rishikuar deri në pranverë. Demi Nesër do të jetë një ditë nervoze dhe e nënshtruar, në të cilën duhet të përpiqeni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Mos u bëni melankolikë dhe përkundrazi mendoni se viti i ardhshëm…
Këngëtarja me famë botërore, Jessie J, ka hapur zemrën me ndjekësit e saj në rrjete sociale duke dhënë një lajm jo fort të mirë për veten. Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin. Nëse menduat se këngëtarja e priti keq këtë lajm, e keni gabim pasi mënyra si e përballoi është për t’u duartrokitur! Jessie shkoi në shtëpi, u kujdes për veten, chat-oi me njerëz që e bëjnë të qeshë dhe me njërin gisht në vesh (për shkak të zhurmës që i shkaktonte), pa…