Author: tirana

Pandemia ka bërë që festat e fundvitit të jenë ndryshe pa grumbullime e aktivitete dhe rrugë të boshatisura. Vendosja e kufizimeve të reja për festat që hynë në fuqi mbrëmjen e së enjtes, ku ndalohet qarkullimi i lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve pas orës 20:30 deri në orë 06:00 të mëngjesit, do të sjellë një monitorim të ashpër edhe nga Policia e Shtetit. “Strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që…

Read More

Me rastin e Krishtlindjes, ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali uron shqiptarët për këtë festë, duke bërë thirrje që të bëhet më tepër për të sëmurët dhe të vetmuarit. Ajo veçon veçanërisht ata që humbën të dashurit e tyre gjatë këtij viti për shkak të pandemisë. Postimi i plotë: Zoti na mëshiron, Vatra na mbledh, Atdheu na bashkon, Dashuria na forcon, Familja na lumturon. Të bëjmë më tepër, për të sëmurët, ata që këtë vit të vështirë humbën njerëzit e dashur, për të vetmuarit, për t’u kthyer shpresën atyre që e kanë humbur. Gëzuar Krishtlindjen!

Read More

Një makinë ka marr flakë ndërsa ka qenë në lëvizje në zonën e Brrylit, në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, por fatmirësisht drejtuesi i saj nuk ka pësuar lëndime. Mjeti ka marrë flakë pas difektit në motor, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e incidentit. Informacion paraprak: Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme…

Read More

Kryeministri Edi Rama realizoi një takim me efektivin e Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, bashkëshorten dhe prindërit e tij, pas transplantit me sukses të syrit në qendrën e specializuar për ushtarakët e plagosur në Turqi. ‘Uroj nga zemra që asnjë prind e familjar i efektivëve të Policisë së Shtetit, të mos ketë kurrë të tilla dhimbje dhe qoftë kjo natë një bekim për mbarësi, shëndet e gëzim në familje, për të gjithë prindërit e Shqipërisë në radhën më të parë, e për fëmijët e tyre padyshim”, tha Rama

Read More

Qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar që prej mesditës së sotme në Kakavijë. Ata janë në pritje të ardhjes së autobusëve shqiptarë. Mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri në Kakavijë do t’i sillnin autobusët grekë. Pas kalimit të kufirit ata do të hipnin në autobusët shqiptarë, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe po presin prej 4-5 orësh. Disa prej tyre kane paguar taksi për të shkuar në shtëpitë e tyre, në vendlindje.

Read More

Mbrëmjen e sotme futen në fuqi masat e reja anti-covid në Shqipëri që shtrëngojnë orën policore për festat. Komiteti Teknik vendosi 3 ditë më parë që duke nisur nga sonte në 20:30 lëvizja të kufizohet akoma më shumë. Kështu nga ora 22:00 që ishte më parë ora policore sonte duhet të futemi në shtëpi që në 20:30 për të rinisur aktivitetin të nesërmen në 06:00. Nga ky rregull bëjnë disa përjashtime. Këto masa do të jenë për festat, ndërsa prej datës 5 Janar kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, por ashtu edhe i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve. “Ju…

Read More

Në meshën e mbajtur ditën e sotme në Katedralen e Shën Palit në Tiranë ishte e pranishme edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me vajzën e madhe Bora Meta si edhe ish- deputetja e Nora Malaj. Ajo që vihet re është ato nuk janë të pajisura me maskë, kjo sepse edhe Kryemadhi dhe Malaj e kanë kaluar COVID, edhe pse nga ekspertët rekomandojmë që maska duhet të mbahet gjithsesi. Meta: Qëndroni në shtëpi këtë Krishtilindje, forma më e lartë e shprehjes së dashurisë! Presidenti Ilir Meta urimin e tij për Krishtlindje drejtuar besimtarëve katolik e ka bërë me një mesazh,…

Read More

Nard Ndoka ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol për kartolinat, si një traditë e humbur gjatë festave të fundvititit. Çuditërisht, mall për kartolinat kishte edhe politikani Nard Ndoka, i cili pohoi se gjatë rinisë dërgonte kartolina për miqtë dhe të afërmit. Megjithatë supriza ndodhi live, kur Ndoka shkroi një kartolinë për mikun e tij. “Gjon, Gëzuar Krishtlindjen! Më mirë 2021 për ty e familjen! Nardi”, shkruhej brenda në kartolinë.

Read More

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë ditën e sotme vendimin për të mos lejuar qeverinë të japë koncesione dhe PPP deri në formimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar. Kjo ishte një nga kërkesat e opozitës që është pranuar nga KQZ, ndërkohë që pak ditë më parë ky komision ka miratuar edhe vendimin që i heq mundësinë Ramës, ministrave dhe kryebashkiakëve që të dorëzojnë personalisht çelësat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, si dhe nuk do të lejohen të presë shirita për inaugurimet e projekteve.

Read More

Një kuti me çokollata dhe trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën, në takimin e sotëm. Gjithashtu edhe një shishe vere e shoqëruar me një tjetër trëndafil, për të cilën Fatjoni u shpreh se do donte të hapej në momentin që do të lindte diçka mes tyre Nuk kanë munguar as ngacmimet me fjalë mes tyre. Menjëherë pas pjesës së parë të takimit kanë “plasur” debatet në studio mes Melisës dhe Anës, pas pyetjes që kjo e fundit i bëri Fatjonit në takimin e tyre. Melisa: E bëri rrugë, mirë ky po edhe kjo…

Read More

Në fjalën e tij në meshën në virgjilje të Krishtlindjeve, Imzot George Frendo ka treguar një histori personale, kur ishte i shtruar në spital COVID. Frendo tregon historinë e një 78-vjeçari, të prekur me COVID i cili fliste me shumë dashuri për familjen dhe pikërisht këtu, te familja i mëshoi më së shumti Frendo, Këto Krishlindje janë të familjes. ” Isha në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq, një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar,…

Read More