Në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi marrjen e një sërë masash për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. (Lexo këtu) Masat e reja përfshijnë: -Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura -Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet -Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë. Ndërsa më herët, në datë 15 tetor u vendos nga Komiteti i Ekspertëve mbajtja me detyrim e maskës në ambiente të hapura. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico…
Author: tirana
Sot data shënon 25 dhjetor, ose përkthyer ndryshe një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit. Besimtarët ortodokse dhe katolikë në Shqipëri këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e cila ka sjellë dhe masa kufizuese. Ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës. Nga ana tjetër Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të…
Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi pas një debati të çastit me dy presona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit. NJOFTIMI Korçë/Informacion paraprak Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. Grupi…
Andi i “Përputhen” ishte i ftuari i rradhës në “After Partyn” e Luana Vjollcës. Ai zbuloi se kërkon që partnerja e tij të jetë e bukur, e zgjuar, romantike dhe aventuriere në të njëjtën kohë. Në “After Party” nuk kishte si të mos përmendej dhe Shqipja, për të cilën Andi kishte një pëlqim për aq kohë sa ajo ishte në emision. Ai u pyet se çfarë do t’i thoshte Shqipes. “Ça je t’u bo?”, u përgjigj Andi, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj, pavarësisht deklaratave që ka bërë ajo.
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor që lidh qytetin e Kukësit me Shishtavecin, ku janë përplasur tre automjete me njëri-tjetrën. Si pasojë e aksidentit 5 persona janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë për në spitalin e Kukësit. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia dhe lagështira në rrugë për shkak të shiut. Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia dhe po heton mbi shkakun e aksidentit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare. “Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij. Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në…
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur më një mënyrë të veçantë për të uruar gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve. Pas mesnate Rama ka publikuar një foto të Jezu Krishtit të shoqëruar me një shprehje mjaft domethënëse: “Pyesni dhe do t’iu jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokisni dhe derën do ta keni të hapur.” Ndërsa mëngjesin e sotëm Rama ka publikuar një foto tepër emocionuese të cilën e shoqëron me mesazhin: “Mirëmëngjes dhe Zoti i bekoftë shqiptarët!
Është ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Ivry Gitlis violinisti virtuoz i njohur globalisht,. Familja e tij bëri të ditur se violinisti ndërroi jetë në Paris. Vdekja e këtij muzikanti që ka luajtur në sallat më prestigjioze dhe me orkestrat më të mëdha, ndodhi sot, theksoi një prej katër fëmijëve të tij, David Gitlis. Ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s, ky izraelit me banim në Francë kishte një vend të veçantë në botën e muzikës klasike, i njohur për interpretimet e tij, ndonjëherë atipike, për repertorin. Ai ndjehej mirë në muzikën xhaz apo muzikën cigane. Violonçelisti, Gautier…
Afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është vendim strategjik dhe ka qenë në krye të agjendës së Gjermanisë si presidente e radhës e BE-së. Deutsche Welle: Jemi në prag të ndërrimit të viteve. Presidencës gjermane në Këshillin Europian po i vjen fundi. Nga Ballkani Perëndimor dëgjohen ankesa, sepse nuk ka pasur suksese në disa pika të rëndësishme: p.sh. për “bisedimet e pranimit” me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe dialogu Serbi- Kosovë. Si mendoni ju për këto? Schütz: Afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, si një vendim strategjik shumë i rëndësishëm për rajonin,…
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk di si t’i përgjigjet një analize të Fatos Lubonjës, i cili ka thënë se kreu i qeverisë dëshiron që partneret e tij ta duan me dashurinë e nënës, që të mos e kritikojnë aspak. “Miku juaj i vjetër, i cili padyshim ka qenë dhe miku im. Sot është kritiku juaj, thoshte që Rama kërkon vazhdimisht gra që ta duan me dashurinë e nënës, as të mos e kritikojnë. Si bashkëpunëtore flas, është e vërtetë?” Kjo është një prej pyetje që moderatori i “Opinion” Blendi Fevziu i bëri dje kryeministrit.
Nëse mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha nuk keni parë të shkëmbëhen fjalë të buta e pozitive, gjërat kanë ndryshuar. Kryeministri Rama, në një intervistë për “Opinion”, tha se për të Berisha është një njeri karizmatik. Kreu i qeverisë tha se Berisha ishte një njeri i vendosur, një njeri strategjik dhe me taktikë dhe shumë dominant. “Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim, jo si mjet për të arrit qëllimin. Kjo e ka penguar jashtëzakonisht shumë…Ka qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe…
Mjeku Pëllumb Pipero ishte sot bashkë me Grida Dumën në TCH për të folur lidhur me zhvillimet e fundit dhe veçanërisht betejën ndaj COVID-19. Në bisedë e sipër, Pipero tha duke qeshur se nëse do të kishte vetëm dy ditë jetë, do të përqafonte Grida Dumën. “Po të kisha edhe dy ditë jetë, do të të përqafoja ty njëherë”, tha Pipero. Kjo solli mjaft humor në studio, madje edhe Grida Duma la për një moment seriozitetin dhe kostumin e politikanes.