Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla thotë se fundi i pandemisë është çështje kohe, pasi sipas tij, mjekët kanë në duar një mjet efikas, vaksinën. Greqia do të marrë fillimisht nga Pfizer 2 milionë doza ndërsa vaksinimi në këtë vend dhe mbarë Bashkimin Europian do të fillojë më 27 dhjetor. “Do të duhet pak kohë, por tani kemi në duar zgjidhjen që është efikase dhe mbetet çështje kohe që pandemisë t’i vijë fundi.” Me këto fjalë shprese ju drejtua publikut drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer Albert Bourla gjatë një interviste me televizionin publik grek ERT. Duke folur nga…
Author: tirana
Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht në Peshkopi pasi tregtonin kapsolla në mënyrë ilegale. Policia sekuestroi 70 pako kapsolla. Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit. Njoftimi i policisë: “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit,…
Todi Lera, 58-vjeçari i cili mbyti për vdekje gruan e tij thuajse dy vjet më parë, ngjarje që tronditi qytetin e Vlorës, ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Sipas Abc news, ai po vuante dënimin në burg dhe ka ndërruar jetë ditët e fundit në spitalin e Burgut në QSUT. Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58 vjeçari nuk ka mundur ta mposhtë. Ngjarja e rëndë, ku ai vrau gruan e tij, Eva, ndodhi në shkurt të vitit 2019. Pas krimit ai tentoi të vriste veten, duke u arrestuar ndërkohë nga policia.…
Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19. Deputetja bën me dije se nga sot, për dy javët në vazhdim do të jetë në izolim. Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe…
Sardi Strugaj është një artist i ri në moshë por numëron disa produksione që janë për t’u vlerësuar. Klipi i tij më i fundit është “Sytë”, një realizim që të mbetet në mendje dhe të bën ta ridëgjosh, me tekst nga vetë Sardi. Ai nuk preferon që të shfaqet vetë në klipet e tij, sepse dëshiron që publiku më së shumti ta identifikojë me zërin e tij. Muzika pop është ajo që duket se i shkon më shumë por kjo mbetet për t’u parë edhe në vazhdim. Disa nga këngët e tij të tjera ndër vite janë: “Hana” (bashkëpunim me…
Aktorja Rudina Dembacaj ka zgjedhur të urojë gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale për Krishtlindjet përmes një portreti familjar, ku shfaqet së bashku me vajzën e saj dhe ish-deputetin Mark Frrokun. “Nga ky vit i vështirë, uroj të na “sheroje” dashuria! Kshndella t’bardha,” shkruan Rudina. Mirëpo mungesa e fëmijëve të Frrokut në këtë foto ka bërë që të shpërthejnë komentet negative. Një ndjekëse i shkruan se është njerkë tipike pasi nuk ka pozuar edhe me fëmijët e Markut, por Rudina ka ditur si ti kthejë përgjigje: “Jam një shtrigë e vërtetë”, teksa e shoqëron me disa emoji duke qeshur.
E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka. Megjithatë duket se ky rregull nuk vlen për shenjat e mëposhtme, të cilat jo vetëm që kanë qejf të merren me llafe, por nuk n’u mbyllet goja kurrë. Binjakët- Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë,…
Komiteti këshillues i FDA ka bërë një deklaratë dhe që duhet të informohen të gjitha ata persona që kanë bërë ndërhyrje me fillera në fytyrë, buzë apo pjesë të tjera të trupit. Nëse këto persona bëjnë vaksinën e anti-covidit të Modernas mund të përjetojnë enjtje dhe inflamacion me vaksinën e koronavirusit . Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë, që kishin fillera në fytyrë, kanë përjetuar efektet anësore. Një dermatolog nga Kalifornia tha se reagimi ishte imunologjik. “Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur merrni një vaksinë, kështu duhet të funksionojë”, tha Dr. Shirley Chi, e cila vuri në dukje…
Një mjeke me ngjyrë në SHBA ka vdekur me Covid-19, rreth dy javë pasi ajo akuzoi spitalin për trajtim racor.Në një video nga shtrati i saj në Spitalin Universitar të Indiana Susan Moore tha se iu desh të “lutej” për trajtim. Duke ofruar ngushëllimet e tij, spitali tha se i mori akuzat e diskriminimit shumë seriozisht por nuk mund të komentonte për pacientë të veçantë. Njerëzit me ngjyrë janë në rrezik më të madh nga Covid sesa njerëzit e bardhë, tregojnë studimet. Dr Moore, 52 vjeç, ndërroi jetë në një spital tjetër lokal të dielën. Në postimin e saj të…
Gjatë një interviste-rrëfim mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe koleksionin e dhuratave të pranuara nga ana e tij me të cilat ka krijuar një koleksion në Kryeministri. Ndër dhuratat e pranuara në koleksionin e kryeministrit nuk mungonin as ato të shtrenjtat. Nga kamera ra në sy një orë e shtrenjtë e mbushur me diamante. Rama tha se dhuratat do i mbeten koleksionit të kryeministrisë për të cilën këroi që të vijohet si traditë edhe nga pasardhësit e tij. Edi Rama: Këto janë ora… Blendi Fevziu: Njëra prej tyre mesa shoh e mbushur me diamante. Edi Rama: Kjo…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një buqetë me lule të kuqe në duar ka vizituar sot spitalin Infektiv në Tiranë ose quajtur ndryshe ‘Covid-1’. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, kryeministri Rama është parë të përkulet para 20 punonjësve të personelit shëndetësor për të vendosur buqetën me lule që kishin dalë për ta pritur. Spitali Infektiv është i pari që u hap për pacientët me COVID-19 në Shqipëri në fillim të pandemisë. Personelit shëndetësor i janë dhënë disa pako si dhuarata për Krishtlindje.
Është një prag Krishtlindjesh ndryshe nga çdo Krishtlindje tjetër që po përjetojnë shumë vende, të detyruara sot të fetojnë të kufizuara, si pasojë e një sërë masash kufizuese të urdhëruara për të luftuar kundër pandemisë. Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 1,7 milionë të vdekur në planet dhe vatra kontaminimi që vazhdojnë të rishfaqen pavarësisht mbërritjes së vaksinave të para, jeta nuk do të rikthehet menjëherë në normalitet. Papa Françesku, i cili është në krye të 1,3 miliardë katolikëve në botë, mbajti meshën e natës së Krishtlindjeve në bazilikën e Shën Pjetrit në praninë e të paktën 200 besimtarëve, të…