Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve. “E kam porosi nga kryeministri, t’ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t’u sillja çelësat” i tha Ahmetaj familjes Barreti. Në postimin e shpërndarë në Facebook, Edi Rama shkruan: “Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën.…
Author: tirana
12 mijë studentë të universiteteve publike në vend janë përfitues të bursave financiare për vitin e ardhshëm . Ministria e Arsimit ka rritur fondin për programin “ Granti për mësimdhënie” ku janë të përfshira bursat të cilat përllogariten të kapin një vlerë deri në 1.1 mld lekë. Në kuadër të Paktit për Universitetin, nisur nga nevojat për përmbushjen e objektivave të institucioneve të arsimit të lartë, më herët, përfaqësues të ministrisë i kanë kërkuar Ministrisë së Financave shtim të fondeve deri në 900 mln lekë, në zërin e programit “Transfertë e pakushtësuar”. Për studentët përfitues, bursa financiare paguhet nga data…
2020-ta ka qenë një vit sfidues për të gjithë botën, kur shtetet u përballën me pandeminë e Covid-19 që ka shkaktuar shumë viktima dhe të infektuar. 12 muajt e fundit janë konsideruar si një nga vitet më të këqinj në histori. Megjithatë, gjigandi më i madh i kërkimit në internet, Google, ka zbuluar se cilat kanë qenë dy fjalët më të kërkuara përgjatë këtij viti. Rezulton se fjalët më popullore dhe më të kërkuara në internet janë “vdekje” dhe TikTok (TikTok është rrjet social për videot). Këto të dhëna u përpiluan gjatë javës së kaluar. Në mesin e fjalëve më të…
Një lajm i pazakontë vjen nga Lushnja, ku një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar dhe ka grabitur një çift të rinjsh. Fabjol Dedej ka dalluar një automjet të parkuar në tokat e tij, ku ka gjetur një çift të rinjsh që bënin dashuri në makinë. Nën kërcënimin e thikës ai i ka kërkuar të largohen dhe i ka marrë me dhunë një çantë dhe sendet personale. Këta të fundit pas ngjarjes kanë njoftuar policinë e cila arriti të identifikojë dhe ndalojë 27-vjeçarin.
Dashi Rrethanat e kësaj dite do të kërkojnë që ju të veproni në mënyrë të shpejtë dhe sa më të qartë. Planet e përbashkëta dhe përgjegjësitë që ju keni në jetë, duhet të jenë prioritetet tuaja sot. Pregatituni të përballeni me disa pasoja të veprimeve tuaja në të shkuarën. Demi Do të keni ide shumë të mira, por për fat të keq, ato do të jenë njëkohësisht shumë të vështira për tu realizuar dhe disi të rrezikshme. Do të kaloni disa pengesa nga ana ligjore, të cilat do të krijojnë konfuzion dhe do të prishin qetësinë tuaj të brendshme shpirtërore.…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljano Sali., 19 vjeç, banues në Korçë. Ai u kap nga forcat e policisë në lagjen nr. 9, Korçë, me mjetin tip “Benz”, i cili për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore, kishte hedhur armën e zjarrit tip automatike, që dyshohet se përdori në ngjarje, në një depozitë uji. Arma e zjarrit së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste…
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren. Një 30-vjeçar ka vrarë babain e tij me thikë në Lagjen “Dardania” të kësaj komune. “Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30-vjeç i cili ka sulmuar prindërit e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima (babai) rreth 50-vjeç ka ndërruar jetë”, thotë Policia e Kosovës.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Ajo uron që përtej të gjitha situatave që po kalojmë, kjo Krishtlindje të mbushë të gjitha me gëzim pas kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë pas pandemisë. “Çfarë Krishtlindjesh! Besojmë apo nuk besojmë, bukuria e këtij Misteri e përfshin në plotësi krejt ekzistencën tonë, sepse Biri i Hyjit futet në historinë e botës nëpërmjet një shpelle të ftohtë, të varfër dhe aspak komode. Çfarë Krishtlindjesh: Në heshtje të detyruar nga pushteti tokësor; në distancim fizik prej frikës së infektimit; pa darka…
Pasditen e sotme në Tiranë është gjetur trupi i pajetë i një personi.Burime nga policia thanë se rrugës drejt Tufinës është gjetur trupi i pa jetë i një personi. Ende nuk ka informacion nëse ai është i vrarë apo ka ndërruar jetë në mënyrë natyrale. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, raportohet se është arrestuar pak minuta më parë, te Liqeni Artificial në kryeqytet. Mësohet se ai është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 për shkak të një konflikti me djalin për një automjet. Gazeta “TemA” ka siguaruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Malajt nga efektivë të policisë, te Liqeni Arificial, në një vend parkimi. Malaj, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut. Në vitin 2015, ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një…
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se lakorja e infeksionit të qytetarëve me COVID-19 është duke rënë. Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këtë javë janë vetëm tetë komuna në zonën e kuqe, nga trefishi i fillim muajit dhjetor. Sipas tij, edhe më tej qyettarët e vendit duhet të respektojnë masat e marrura për të parandaluar infeksionin me COVID-10. “Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante. Në bazë të numrit të të infektuarve…