Shumë personazhe të showbizit akuzohen shpeshherë për përdorim photoshopi, por tani mos të qahemi fare prej fotove të tyre se edhe Trump përdorka photoshop. Trump po akuzohet se ka përdorur photoshop në kartolinën e Krishtlindjeve ku shfaqet së bashku me Melaninë. Çifti kanë pozuar të veshur me kostume të zinj, teksa qëndrojnë në shkallët e Shtëpisë së Bardhë. Mirëpo përdoruesit e Twitter mendojnë se Trump nuk ka qenë me të vërtetë aty. Thuhet se krah Melanisë është photoshop-uar një foto e vjetër e Trump, e realizuar në vitin 2019. Veshja, fytyra e tij dhe shikimi duket identik me një foto…
Author: tirana
Në mbledhjen e djeshme, qeveria miratoi një vendim për shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941. Varrezat po ndërtohen në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në vitin 2010 mes Athinës dhe Tiranës për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë në territorin shqiptar. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 733700 lekë dhe shpenzimet procedurale janë në vlerën 50000 lekë, të cilët përballohen nga Ministria e Mbrojtjes, pasi shpronësimi bëhet për llogari të këtij dikasteri. Ndërkohë që sot zyrtarizimi i shtrirjes së Greqisë më 12…
Zv.Sherifi i një konteje në Los Angelës të SHBA-ve është bërë tema e ditës në mediat lokale për shkak një incidenti gjatë orarit të punës. Sipas New York Post, zv.Sherifi kishte harruar radion hapur teksa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, gjë e cila bëri që gjithçka të dëgjohej live nga kolegët e tij përreth. Nga ana tjetër e radios dëgjohet operatorja e stacionit të policisë që i tërheq vëmendjen shefit të saj, por e kotë, ai ishte i zënë në punë të tjera. Kaq ka mjaftuar që regjistrimi të qarkullonte fillimisht përmes mesazheve zanore mes kolegëve të tij…
Një lajm i trishtë na vjen nga qyteti i Gjirokastrës. Sot në ditën e Krishtlindjes ka ndërruar jetë Edi Pesha, drejtor i DPSHTRR. I ndjeri kishte 10 ditë i shtruar tek Infektivi pasi ishte infektuar me koronavirus.
1. Shmangni alkoolin Alkooli është ‘armiku’ i humbjes së peshës dhe ndikon në ruajtjen e yndyrës. Nëse jeni duke kërkuar që të humbni peshë duhet të shmangni konsumimin e alkoolit, ose ta kufizoni atë në 1-2 gota në javë. 2. Eleminoni karbohidratet dhe sheqernat e përpunuara Sheqernat e përpunuara konsiderohen si “armiku” i humbjes së peshës. Gjithashtu përveç tyre eksperti sugjeron të eleminoni nga dieta juaj e përditshme picën, makaronat dhe bukën e bardhë. Sam tha që këta përbërës kontribuojnë në shëndetin e dobët të zorrëve dhe janë të larta në kalori. Ai tha se është e rëndësishme të konsumoni…
Pak minuta më parë reperja me famë botërore ka postuar një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj për të uruar të gjithë fansat për Krishtlindje. Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, teksa flokët i ka lyer në ngjyrë çokollat. “Gëzuar Krishtlindjet” ka shkruar ajo krah fotos. View this post on Instagram A post shared by Barbie (@nickiminaj) Mirëpo, nëse për disa kjo është thjesht një foto urimi për Oriola Marashin nuk duket aspak kështu. E dini pse? Sepse fustanin që ka veshur reperja e ka veshur modelja shqiptare kohë më parë. Ajo ka nxituar menjëherë…
Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar në në Lazarat, pasi ka goditur me thikë një person. I plagosur iështë transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende vendodhja e agresorit. Mësohet se debati mes të rinjve nisi për motive të dobëta dhe më pas ka agravuar në përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 25-vjeçarit A. S.
Tre shqiptarë u arrestuan së fundmi nga Policia e Athinës në Greqi, pasi akuzohen për vjedhjen e disa dyqaneve në zonë. Mediat greke bëjnë në dije se në pranga ranë 2 kushërinjtë:50-vjeçari Fari Meta dhe Adi Meta, 34 vjeç. Ndërkaq, u arrestua edhe 25-vjeçari Panajotis Berisha. Pas një urdhri të Prokurorisë së Athinës u bënë publike dokumentet e identitetit dhe fotografitë e shqiptarëve që akuzohen për vjedhje. Prej kohësh policia kishte nisur hetimet për identifikimin e personave që kishin realizuar disa vjedhje dyqanesh në zonat periferike të Athinës.
Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e arrestimit të Alaudin Malajt, ish-gjyqtari i Gjykatës së lartë të Apelit në Tiranë. Siç shihet edhe në video, Malaj është rrethuar nga forca të shumta policie bashkë me një tjetër person. Ai dëgjohet që bërtet në drejtim të efektivëve, dhe u kërkon që të mos e prekin personin tjetër. “O bosi, mos e prek me dorë atë ore, lëre mos e prek,”- thotë ai, ndërsa disa efektivë e kapin nga krahët dhe e fusin brenda makinës së policisë. Malaj u arrestua mesditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial.
Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë në datën 2 dhjetor, por lajmin e bukur e ndau me ndjekësit vetëm ditën e sotme në ditën e Krishtlindjeve. Ajo ka publikuar për ndjekësit në Instagram një foto shumë të bukur ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe të sapoardhurit në jetë. Teksa uron ndjekësit, ajo shkruan se dhurata e tyre për këtë vit është i vogli, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Andrea. Our Christmas gift! 🙏🎉 Ëelcome baby boy Andrea!💙02/12/2020 Krishtlindje…
Asnjë rast infektimi me variantin e ri të Covid-19 nuk është zbuluar ende në Shqipëri. Iris Hatibi, mikrobiologe në laboratorin e ISHP-së sqaron për Tv Klan se identifikimi i mutacioneve të Sars-Cov-2 kryhet përmes testit të PCR dhe se rastet e dyshuara do të referohen në Organizatën Botërore të Shëndetit për analiza më të thelluara. “Metoda e testimit është po metoda molekulare dhe ajo do të vijojë të përdoret edhe në rastin e zbulimit të mutacionit në vendin tonë. Kemi kapacitetet laboratorike për të identifikuar genomën e plotë të virusit. Në rast se do të shohim ndonjë paqartësi në lidhje…
Këtë fundvit një sfidë argëtuese po qarkullon në Instagram. “Show me a picture of” është trendi që po e shohim në shumë llogari këto ditë. Ajo konsiston në publikimin e një fotoje që të kërkohet nga ndjekësit e tu në Instastory. Si duket kjo lojë është përqafuar edhe nga personazhet publike që kanë vendosur të ndajnë me fansat e tyre fotot që ata kërkojnë, duke na treguar edhe momente për të cilat kemi qenë të gjithë kuriozë. Deri tani këtë trend e kanë realizuar Elita Rudi, Tayna, Lori Hoxha, Jona Spahiu, Afërdita Dreshaj, Ronela Hajati, Dua Lipa, Almeda Abazi etj.…