Vendet e Bashkimit Europian kanë nisur aplikimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, ndërsa Shqipëria i ka shpresat te vaksina e Oksfordit dhe Astra-Zeneca-s. Dozat e para pritet të sigurohen në fillim të vitit 2021, por Silva Bino nuk përjashton mundësinë e ardhjes së vaksinës së Pfizer/Biontech dhe Moderna. “Marrëveshja na favorizon për vaksinën e Astra-Zeneca. Është një vaksinë e cila, edhe nga pikëpamja logjistike, është një vaksinë më e kollajshme për t’u administruar në mënyrë të sigurt. Por, edhe Pfizer është një mundësi, edhe Moderna është një mundësi. Nga COVAX e kemi njoftim që brenda tremujorit të parë vaksina do…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme u zhvilla nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Fituese nga kjo garë doli artistja e njohur Anxhela Peristeri, në vend të dytë Sardi Struga kurse vendin e tretë e fitoi Festina Mejzini. Megjithatë, Evi Reçi ishte një tjetër konkurrente e cila mbrëmë u shpërblye me çmimin për ‘Qytetin e Tiranës’ nga Bashkia Tiranë. Ajo ka bërë një reagim pas këtij kompeticioni muzikor, duke shtuar se ka qenë një sfidë këndimi në të ftohtë e po ashtu shumë emocionues. “Tjerr. Dy fjalë për të përmbyllur një eksperiencë artistike. Të ndash skenën me…
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, e ndal vetëm falja publike. I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report TV, Gurakuqi thotë se Nishani, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet, ka shkelur rregullat kryesore, e për këtë duhet të ndëshkohet. Ndëshkimi, sipas tij është të përjashtohet nga anëtarësia e PD-së, pasi nuk meriton të jetë as anëtar i thjeshtë. “Nuk meriton më të jetë as anëtar i thjeshtë në PD, për shkak të sabotimit dhe të sjelljes staliniste, minuese të interesave…
95 vjetori e gjen Forcën Detare në një fazë intensive të modernizimit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në këtë përvjetor kujtoi një nga përformancat më të jashtëzakonshme të FD në Detin Egje, gjatë operacionit “Sea Guardian”, duke shpëtuar mbi 3 mijë jetë njerëzish. Duke vlerësuar mbështetjen e partnerëve e aleatëve të NATO-s, Ministrja e Mbrojtjes tha se në vijim, “Projekti më i rëndësishëm, është kontrata afatgjatë të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare me kompaninë amerikane Lockheed Martin, që do të përmirësojë kontrollin dhe monitorimin e hapësirës detare”. “Pas pajisjes së të gjithë anijeve…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar besimtarët e Krishterë për festën e Krishtlindjes. Basha thotë se kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme pasi gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha dhe kemi përjetuar dhimbje, referuar këtu pasojave të pandemisë. Ai bën apel se duhet të shohim përpara me shpresë dhe si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë. “Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara! Kjo Krishtlindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje…
Pas pezullimit nga emisioni “Për’puthen”, Ana Lleshi ka marrë një vendim të rëndësishëm për veten. Ajo ka vendosur që të bëjë një ndërhyrje në hundë. Ishte vetë Ana, e cila e bëri të ditur nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram. Ajo shpesh është kritikuar nga fansat dhe ndjekësit e saj për hundën dhe vazhdimisht pyetej se kur do bënte ndonjë ndërhyrje. Rikujtojmë se pas skandalit me Arjonin, ku ky i fundit postoi një fotografi bashkë me të nga shtrati, u përjashtuan nga programi.
Policia greke ka kryer një kontroll blic në disa qeli të zonës “B” në burgun e Koridalos duke gjetur një numër të madh mjetesh të ndaluara duke filluar nga shufrat e hekurit tek rakia.Mediat greke bëjnë me dije se në burgun ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë, u sekuestruan 110 litra raki të prodhuar në kushte artizanale, disa shufra hekuri, kuti çipsash për lojë pokeri, një shpatë si edhe materiale të tjerë të ndaluara, përfshi edhe disa televizorë.Kontrolli u krye pas sinjalizimeve se të burgosurit po bëheshin gati të festonin natën e Ndërrimit të Viteve me alkool dhe lojë pokeri
Astrologu Jorgo Pulla këtë të mërkurë ishte i pranishëm në programin “ABC e Pasdites”, ku foli për vitin 2021 se si do të jetë ai dhe zhvillimet që priten. “Për ata që kuptojnë dhe dinë çfarë duan 2021 do të ketë ndikim pozitiv në çështjet e punës. Për ata që nuk kuptojnë 2020 do jetë lule përballë 2021”. Në këtë bisedë Pulla u ndal edhe tek shenja më me fat apo më e bekuar për vitin 2021. Sipas tij, shenja më fatlume për 2021 do te jetë ujori. Ai e vlerësoi me 5 yje, suksesin që ujorët do kenë. Jorgo…
Dy vajza kanë përfunduar në komisariat në Vlorë. Dhe duket se arsyeja ka qenë sherri për një djalë. Në videon që ka siguruar Top Channel shihet se si një nga vajzat qan ndërkohë që dy policë e shoqërojnë.
Po sikur t’ju themi se gjërat mes Taynës dhe Dafinës nuk janë fiks ashtu siç kemi menduar? Thumba, diss-e, shoqëri e prishur, e shumë gjëra të tjera… Si fillim le të hedhim një vështrim në gjithë atë që ka ndodhur! Prej dy muajsh tashmë dy artistet kanë pushtuar mediat me lajmet mbi marrëdhënien e tyre, e cila supozohet se ka marrë fund. Në rrjete sociale nuk kanë munguar statuset e dyshimta thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre. Risjellim në vëmendje se zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që…
Italia është zgjuar të enjten mes një izolimi rigoroz, të vendosur nga qeveria për të frenuar shtimin e rasteve me koronavirus gjatë festave të fundvitit. Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, i gjithë vendi do të përcaktohet 10 ditë si zonë e kuqe dhe 4 të tjera si zonë portokalli. Për të dalë nga shtëpitë, qytetarëve në Itali do t’u nevojitet një autorizim, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar kontrollet në rrugë. Qarkullimi mes rajoneve është i ndaluar, përveç për arsye pune, shëndetësore apo nevoja të tjera të domosdoshme. Lehtësim i vogël në ditën e ndërrimit të viteve dhe…
Në korrik të këtij viti Olta Boka mori për herë të parë emrin nënë. Ajo u bekua me një vajzë që e pagëzoi me një emër shumë të veçantë, Gaia. E vogla po rritet dita-ditës dhe ja ka ndryshuar plotësisht jetën mami Oltës. Pavarësisht se ky vit ka qenë i vëhtirë për të gjithë, për artisten ka qenë më i bukuri dhe ajo e thotë këtë gjë me plot bindjen. Këngëtarja ka publikuar me rastin e Krishtlindjes një nga fotot më të bukura me vogëlushen e saj, që ju ka shkrirë zemrat të gjithëve. Ajo shprehet se prania e Gaias…