Një 45-vjeçar po qëllon me armë zjarri drejt forcave të policisë. Mësohet se ngjarja po ndodh në qytetin e Elbasanit. Qytetari në fjalë është raportuar nga banorët e zonës të cilët kanë telefonuar policinë për të lajmëruar se 45-vjeçari po qëllonte me armë zjarri në ajër. Kur policia ka mbërritur në banesën e të armatosurit për të ushtruar kontroll, ai ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë drejt efektivëve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë. Ende nuk dihet identiteti i personit që…
Author: tirana
Në 25 dhjetor 1989, në radio dhe televizion janë transmetuar këngët e krishtlindjes, dhe drejtpërsëdrejti për herë të parë mesha e Krishtlindjes në Katedralen Patriarkale, ndërsa televizioni njoftoi se Elena dhe Nicolae Ceausescu ishin gjykuar nga një Gjykatë Ushtarake e Jashtëzakonshme. Bashkëshortët Ceausescu u akuzuan për genocid (mbi 60,000 viktima), organizimin e veprimeve të armatosura kundër popullit rumun, shkatërrimin e pronës publike, rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe tentativën për të ikur nga shteti në bazë të fondeve të depozituara në bankat e huaja prej mbi 1 miliard dollarë. Të dy u dënuan me vdekje dhe pasuria e tyre u konfiskua.…
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli nuk ndal akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha për të cilin thotë se është garancia e vetme që Rama ka qenë tetë vite në pushtet. Sipas Topallit, Basha është arma që Rama do të përpiqet të marrë mandatin e tretë. “Ajo nuk është më Partia Demokratike, ajo ruan vetëm dy gërmat, siglen e PD. Partia Demokratike është parim, filozofi është mision dhe të gjitha këto janë të tradhtuara. Ai njeri është personi dhe garancia që Rama ka qenë tetë vite në pushtet me të cilin ndan shumë gjëra. Është arma me të cilin Rama do të…
Hudhra është përdorur prej shekujsh kundër shumë sëmundjeve. Ajo shërben si një antioksidant dhe një shtysë e rëndësishme për sistemin imunitar.Siç e dimë, hudhra prodhon një lëndë kimike të quajtur alicinë, e cila çlirohet në momentin që hudhra pritet ose grihet. Alicina është ajo që mban të gjithë peshën e fuqisë së madhe pastruese të hudhrës. Vaji i ullirit ka vlera të pakundërshtueshme shëndetsore. Disa ekspertë thonë se ai përbën kurën ideale të jetëgjatësisë. Studimet kanë treguar se konsumi i vajit të ullirit së brendshmi por edhe aplikimi në lëkurë ka vlera dhe përfitime të mëdha. Kombinimi i këtyre dy…
Policia e Shtetit njofton se vazhdon që të ushtrojë kontrolle, për personat apo subjektet që nuk zbatojnë masat ndaj koronavirusit. Në njoftim, policia shprehet se ka vendosur gjobë ndaj 415 personave me vlerë 3000 lekë, pasi nuk kanë pasur maskë mbrojtëse. Gjoba kanë marrë edhe personat që lëviznin pas orës 22.00 pa ndonjë arsye të domosdoshme, si dhe 4 subjekte janë gjobitur me 1 000 000 lekë, pasi kanë shkelur rregullat ndaj Covid-19. Njoftimi i policisë: Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa.…
Kandidatë që kanë mbaruar studimet e nivelit të dytë, tashmë kanë mundësi të aplikojnë për programet e studimit të ciklit të tretë “ Doktoraturë” për vitin 2021 -2022 deri në 31 Mars të vitit të ardhshëm . Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin në lidhje me hapjen e programeve të ciklit të tretë sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e arsimit të lartë. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i miratuar i hap rrugë nisjes së aplikimeve për pranimet e reja. Në këtë udhëzim konfirmohen procedurat dhe afatet e aplikimit për të gjithë kandidatët e interesuar.Ndërsa për hapjen…
Vendet e Bashkimit Europian kanë nisur aplikimin e vaksinës së kompanisë Pfizer, ndërsa Shqipëria i ka shpresat te vaksina e Oksfordit dhe Astra-Zeneca. Dozat e para pritet të sigurohen në fillim të vitit 2021, por Silva Bino nuk përjashton mundësinë e ardhjes se vaksinës së Pfizer/Biontech dhe Moderna. “Marrëveshja na favorizon për vaksinën e Astra-Zeneca. Është një vaksinë e cila, edhe nga pikëpamja logjistike, është një vaksinë më e kollajshme për t’u administruar në mënyrë të sigurt. Por, edhe Pfizer është një mundësi, edhe Moderna është një mundësi. Nga COVAX e kemi njoftim që brenda tremujorit të parë vaksina do…
Zlatan Ibrahimovic po rikuperohet qetësisht. Suedezi mezi po pret të rikthehet në fushë, por te Milani nuk duan të nxitohen. Kuqezinjtë po bëjnë mirë edhe pa liderin e tyre dhe e mbyllën vitin 2020 në vend të parë të Serie A. Bomberi nordik ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera, aty ku prek tema të ndryshme, duke nisur nga futbolli, tifozët, futbollisti Ibrahimovic, familja, koronavirusi, Milani dhe Champion League, trofe që nuk e ka fituar kurrë. “Jam akoma ai djaloshi që u soll nëpër botë me çantën e tij mbi shpinë dhe përjetoi një aventurë të madhe. Në fushën e…
Dashi Do i kushtoni me shume rëndësi se kurrë me pare sot jetës suaj ne çift dhe gjerat do ecin mjaft mire mes jush. Atmosfera do jete e ngrohte dhe do shkëmbeni çdo ide apo mendim me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet ta kërkojnë ne çdo vend princin e tyre te kaltër ne mënyrë qe ta gjejnë atë. Gjendja e financave do jete delikate, për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni. Demi Marrëdhënia me partnerin do lere shume për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Do qëndroni me shume me miqtë dhe do e lini pas…
Disa të rinj janë përleshur mesditën e sotme në mes të ish Bllokut. Ata kanë sulmuar njëri-tjetrin me grushta dhe sende të forta. Konflikti mes tyre ka shkaktuar përkohësisht bllokimin e rrugës. Ende nuk dihen motivet e kësaj zënke. Më poshtë mund të shikoni videon:
Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar e revoltuar pas publikimit në rrjet të disa fotove, ku këngëtares i dukej zona intime gjatë performancës në festivalin e RTSH. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Xhesika Polo thotë se veshja e saj nuk ishte aspak transparente, ndërsa shton se është shokuar nga komentet e tmerrshme që ka marrë. “Kjo në të majtë ishte veshja ime në natën e dytë të Festivalit 59 në RTSH! Kjo fotoja në të djathtë është foto që po qarkullon në rrjet këto dy ditë me komente të tmerrshme me mllef e vrer. Unë sot u hasa me…
Ish- prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se është një hap i madh krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai tha po ashtu se brenda janarit kjo Gjykatë do të ketë edhe anëtarin e saj të shtatë. Sipas tij, kjo arritje i faturohet në radhë të parë ndërkombëtarëve, veçanërisht SHBA. Ndër çështjet e para që kjo gjykatë pritet të marrë në shqyrtim, për Hajdarin është Kodi Zgjedhor. “Listat u deklaruan të hapura, por nuk janë të hapura, kanë sërish përplasje. Kushtetuta e përcakton që janë të hapura por i lë mundësinë një subjekti që 1/3 ta mbajë…