Videoja e një qeni të uritur, që duket se përlotet, fill pasi dikush i jep diçka për të ngrënë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, teksa njerëzit luten që dikush t’i sigurojë një strehë. Qeni u vu re të endej përgjatë një parku në qytetin e Jinzhong-ut në Kinë dhe pamjet prekëse tregojnë se si me putrat e tij të bashkuara duket se lutet që ta ushqejnë. Një grua ndalon, del nga makina dhe i jep një salsiçe. Të nesërmen, ajo e viziton sërish dhe qeni ia del ta njohë dhe të vrapojë i lumtur drejt saj, teksa tund bushtin i…
Author: tirana
Jemi në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri e sigurisht televizionet mundohen të rezervojnë surpriza e spektakëlpër këto mbrëmje festive. Top Channel duket se këtë vit ka menduar që më 31 dhjetor të transmetojë “Portokalli” dhe më 1 janar “Shiko kush luan”, duke premtuar goxha të qeshura e argëtim. Ndër të vetmit që do i shohim në të dyja netët janë Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja, të cilët normalisht do kenë numrat e tyre në shown humoristike, e më pas do vijnë si çdo javë në rolin e kapitenëve, por jo vetëm, në “Shiko kush luan”. Kemi përshtypjen se…
Yorulmaz në deklaratën për Anadolu Agency tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohet që lëkura e njeriut, fuqia mbrojtëse e së cilës nuk është e pakufizuar, të mbahet në një gjendje që mund t’i rezistojë faktorëve të dëmshëm dhe të mbrojë trupin. Ai tërhoqi vëmendjen në pastërtinë e duarve që ka kontakt më së shumti me mjedisin. “Kushti i parë i pastrimit është pastrimi me ujë dhe sapun. Nëse nuk mund t’i arrijmë këto, mund të përdorim dezinfektues. Padyshim, dezinfektuesit kanë potencialin të dëmtojnë lëkurën më shumë sesa uji dhe sapuni”, theksoi ai duke shtuar se nuk duhet të…
Gjergj Pali është artist pamor bashkëkohorë shqiptarë. Ai ka lindur në Shkodër, por prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij artistike. Gjergji është djali i Zef Palit, autorit të tekstit Luleborë. Por si ka nisur historia e tij?! Ai është arratisur nga Shqipëria në kohën kur Shqipëria ishte akoma në regjimin komunist, duke i dhënë liri artit të tij në një vend tjetër. Gjergji në Amerikë ka ndërtuar galerinë e tij të cilën e menaxhon së bashku me gruan dhe djalin. Gjergji jetoi mes dy botesh, asaj që ka krijuar…
Ka dalë sot përpara gjykatës, Elona Kaleshi shqiptarja që është vënë në pranga në Itali për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e kufomave të Shpëtimit dhe Teuta Pashos. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kalesha nuk ka folur, duke shfrytëzuar ende të drejtën për të mos dhënë përgjigje as para gjyqtarit Antonio Pezzuti. 36-vjeçarja vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji siç bëri të martën duke mos thënë asnjë fjalë edhe para prokurores Ornella Galeotti. Gjykatësi tani do të duhet të vendosë për vërtetimin e arrestit dhe për zbatimin e masës së paraburgimit ndaj gruas. Ky vendim pritet të merret sot pasdite.…
Ditën e sotme u betua edhe anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese duke bërë të mundur formimin e GJK pas tre vitesh pengesave dhe ngërçeve të shumta. Sot në presidencë u betua Përparim kalo. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar 1 vjetorin e krijimt të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se kryeprokuroi Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. Kim shprehet se SHBA mbështet fuqishëm SPAK, kjo strukturi do t’i japë fund mosndëshkimit të…
Një nga ekspertët kryesorë të koronavirusit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se ka edhe gjashtë simptoma të tjera të lidhura me sëmundjen, të cilat njerëzit duhet t’i kenë parasysh. Ai tha që njerëzit nuk duhet të përqendrohen vetëm në tre simptomat kryesore domethënë një kollë, një temperaturë dhe një humbje të shqisës së shijes. Profesor Tim Spector tha se simptoma të tjera që mund të tregojnë praninë e Covid-19 përfshijnë: Dhimbje koke Lodhja Diarre Dhimbje muskulore Kapërcimi i vakteve Konfuzion Profesori ka shpjeguar se me përhapjen e ko ronavirusit të ri, njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm për…
Aktorja ikonë e kinemasë italiane, Ornella Muti, ka vizituar këto ditë Tiranën, për të cilën u shpreh se vitet e fundit, ashtu si edhe Shqipëria, ka pësuar një ndryshim të madh. Ajo zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit, “Kullën e Sahatit”. Aktorja italiane nuk i kurseu fjalët e mira për shqiptarët, të cilët e njohin përmes filmave ikonë të saj me të madhin Adriano Çelentano. Në njoftimin e bashkisë thuhet se aktorja deklaroi: “Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është…
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo. Soreca i uron punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tani që ajo është funksionale. Ai shton se kjo është një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësi në Shqipëri. “Sot z.Përparim është betuar nga Presidenti Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i dëshirojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme përqytetarët e saj dhe # reformën e drejtësisë.”, shkruan…
Kryetari i PD, Lulzim Basha, bisedoi sot me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit. Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes. “Unë sot gjendem përballë një dilemë që ka të bëjë me specializimet. Siç e dimë, specializimet rreth 70% e kuotave janë të pambuluara, ç’ka do të thotë që ne nuk paguhemi. Unë prej…
Dje u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtari i njohur i muzikës popullore është shtruar në gjendje të rëndë në spital pas infektimit nga COVID-19. Këto lajme i hodhi poshtë miku i tij, Ramazan Çeka, i cili bëri të ditur se Bujar Qamili nuk është i prekur nga koronavirusi, dhe është në gjendje të mirë edhe pse ka disa probleme të tjera shëndetësore. Ditën e sotme, Çeka ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, ku sqaroi se Bujari ka shkruar në Itali pasi është rezident atje dhe do rinovonte dokumentet. “Gjendja e tij është drejt stabilizimit. Kam…
Pak ditë më parë sulmoi fizikisht në qendër të qytetit gazetarin e njohur shqiptar. Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon paraburgim ndaj personit që dhunoi gazetarin Valon Syla. Me anë të një njoftimi zyrtar Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit B. J. Njoftimi i plotë: “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020″ me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.”, thuhet në njoftim, raporton Express. “Më 23.12.2020″>2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin…