Viruset janë rreth nesh me mijëra vjet; për sa kohë që njerëzit kanë ecur në Tokë, ne kemi mësuar të jetojmë me ta (dhe ata me ne). Dhe ashtu si njerëzit përshtaten me momentin dhe mjedisin, ashtu edhe viruset përshtaten ose shndërrohen. Dhe kjo është plotësisht normale dhe e natyrshme. Mutacionet lejojnë që virusi të mbijetojë më lehtë dhe të gjejë një host të ri, por rrallë ato kanë një ndikim të rëndësishëm në aftësitë e vetë virusit. Por ndonjëherë ndodh një mutacion që ndryshon ndjeshëm mënyrën e sjelljes ose mbijetesës së virusit. “Nëse përmbushen të gjitha supozimet epidemiologjike, një…
Author: tirana
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj deklaroi se të gjithë efektivët e repartit të “Shqiponjave” do të ritrajnohen më shpesh në përdorimin e armëve të zjarrit, duke nënkuptuar këtu qitjen dhe zbatimin e rregullave të sigurisë teknike. I ftuar në “Repolitix”, Dervishaj tha se pas vrasjes së Klodian Rashës është vënë nën hetim i gjithë zinxhiri komandues dhe se pritet të ketë përjashtime e procedime. “Drejtoria e standardeve profesionale është vënë në lëvizje, ka filluar hetimin administrativ dhe janë listuar të gjithë zinxhiri komandues në këtë hetim administrativ i shqiponjave, është në hetim administrativ. Janë bërë disa analiza…
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thonë se blloku duhet të investojë më shumë në vendet e Mesdheut për të qenë në gjendje të konkurrojë me Kinën. Projekti i Kinës, e ashtuquajtura “Nisma e Brezit dhe Rrugës” ka bërë që Pekini të financojë ose blejë pjesë të rëndësishme të infrastrukturës në rajon. Porti i Barcelonës dikur ishte në pronësi të kompanive spanjolle, por aty kanë hyrë tani kompani gjigante ndërkombëtare. Një pjesë e këtij porti është tani në pronësi të kompanisë kineze ‘Hutchison Ports’ që operon një terminal të ri gjysmë të automatizuar. “Në 25 vitet e fundit, shumë kompani…
Megi Pojani foli për herë të parë për suksesin dhe si e koncepton ajo të paturin sukses. “Për mua sukses është të bësh gjërat që do në jetë, ato që të bëjnë ty të lumtur qofshin këto të vogla apo të një rëndësie madhore. Unë mendoj që e kam arritur këtë sukses sepse vërtet kam bërë gjërat që dua edhe mes paragjykimeve që më janë dukur totalisht idiote. Nuk e kam vuajtur kurrë kompleksin që nuk jam nga Tirana edhe pse një vajzë ku punoja më parë më thoshte: “Sa do ta vuash ti faktin që je nga Elbasani”. Nuk…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi është shprehur mjaft i tronditur nga dhuna verbale sesi një ish-president i Republikës është shprehur në një mënyrë aq ordinere ndaj një qytetari, aq më pak edhe kreu i PD-së për qarkun Shkodër. I ndodhur në udhëtim, Gurakuqi ka shkruar një status të shkurtër dhe thekson se do të padisë në gjyq Bujar Nishanin e thotë se nuk ka asnjë të vërtetë mbi shpifjet e tij se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit. “Kam kontrolluar dy herë, mashtrimet e tij s’kanë lidhje me mua”. Postimi i plotë Pas nje deklarate shantazhuese te…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në kantierin e Unazës së Madhe. Shoqëruar nga drejtori i ARRSH Ergys Verdho, Balluku tha se nga të gjithë grupet e punës ka kërkuar që të tregohet kujdes dhe projekti të përfundojë sa më shpejt për faktin se trafiku në Tiranë është i rënduar. Ndërsa theksoi se kjo do të ndihmonte qarkullimin e jashtëm të qytetit. “Javën që vjen përfundimisht hapet loti 1. Ndërsa pranvera e këtij viti na gjen me përfundimin e lotit 2 dhe lotit 3”, tha Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho. “Përfundimisht nëntoka e Tiranës është e…
Një tjetër mësues ka humbur betejën me Covid-19. Mësohet se viktima është 55-vjeçari, Spiro Panariti, i cili jepte mësim pikture në një prej shkollave të qytetit të Elbasanit. Panariti gjendej i intubuar prej ditësh në spitalin Covid2.Lajmi për ndarjen nga jeta është konfirmuar dhe nga drejtoresha e DAR Elbasan, Anila Çota, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se dora e tij do jetë prezente në çdo cep të shkollës ku ai ka shprehur ndjesitë e tij për çdo aspekt të edukimit.
Një tjetër modele ka tërhequr vëmendjen e Papa Françeskut. Ky i fundit ka pëlqyer foton e publikuar në rrjetet sociale të Margot Fox. Fotoja e modeles në Instagram me pëlqimin e Papës është shpërndarë kudo në rrjete sociale duke u bërë virale. Pasi ka marrë ‘pëlqimin’ nga Papa modelja nuk e ka fshehur entuziazmin e saj, teksa ka shpërndarë postimin ku ka marr pëlqimin e Papës dhe ka shkruar në të “Papa pëlqeu foton time?” Kjo nuk është hera e parë ku Papa pëlqen një foto të një modeleje, pasi më parë ka ai i ka bërë ‘like’ modeles 27-vjeçare,…
Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Varhelyi shkruan se ky është një lajm i shkëlqyer ndërsa shton se kjo është një arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e Reformës në Drejtësi. REAGIMI “Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.”
Në javën e 14-të të Serie A Inter ia del të fitojë ndaj Veronës me shifrat 2-1 dhe për momentin janë në vendin e parë në pritje të rezultatit Milan-Lazio. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Inter duhet të sulmonte për të arritur fitoren. Gjithsesi, Lautaro Martinez do ta gjente rrjetën në minutën e 52-të, pas harkimit Achraf Hakimit nga e djathta. Për t’i stresuar tifozët zikaltër mendoi portieri Handanovic, që gaboi rëndë në kontrollin e tipit në minutën e 63-të, duke i dhënë mundësinë 19-vjeçarit serb, Ivan Ilicit, të shtynte topin…
Martin Prela mban në trup xhupin e Xhulios dhe i ulur përkrah fotografisë së tij ku i riu krenohej me uniformën e policit, i ati pret ngushëllime për vrasjen e të birit. Policët e thjeshtë dhe pedagogët e akademisë ku Xhulio synonte t’i ngjitej në supe grada e nënkomisarit ia shtrënguan dorën, por eprorët nuk e shkelën derën e hapur për mort. Se kush ishte 26 vjeçari Xhulio Prela dhe sa e donte ai policinë, Martin Prela përsërit se do të jetojë ai për ta rrëfyer. “Nuk e pranonte të padrejtën , ja merrte mendja që ishte e drejtë dhe…
Nga Enver Robelli Kush s’ka pasur një zor të madh, sivjet, në këtë dimër të pandemisë së rrezikshme, nuk është dashur të shkojë/të vijë në Kosovë. As nga Zvicra, as nga Gjermania, as nga Austria, ku jeton pjesa më e madhe e mërgatës kosovare. Por – me sa duket – përgjegjësia e një pjese të njerëzve është po aq e madhe sa përgjegjësia e virusit në shpërndarje: zero! Pasojat do të shihen së shpejti në Kosovë. Te shifrat e infektimit. Nëse gjatë dhjetorit në Kosovë hyjnë 30 mijë vetura me targa zvicerane, gjermane dhe austriake, secila familje apo secili grup…