Kim Kardashian, Anna Wintour dhe Oprah Winfrey kanë një të përbashkët: Të gjitha shkojnë të flenë rreth orës 22:00. Duket se këto gra dinë diçka, pasi gjumi kaq herët mund të ketë shumë efekte pozitive në trupin dhe mendjen tonë. Nuk është për t’u habitur që disa nga gratë më të suksesshme sot e përfundojnë ditën e tyre herët, për t’u bërë gati për tjetrën. Ja disa arsye që na bëjnë të besojmë se gjumi që në 22:00 është vendimi i duhur: Ne marrim maksimumin nga gjumi Gjumi ynë ndahet në cikle 90 minutëshe të gjumit të rëndë dhe të…
Author: tirana
Nëse doni të dini nëse jeni në një lidhje me një mashkull të vërtetë, kushtojini vëmendje veprimeve të tij. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është që “mashkulli i vërtetë”, kur është në një marrëdhënie, të sillet aq mirë sa thjesht duhet ta duash atë dhe stilin e tij! Disa gra kanë ndjenjën se “burri i vërtetë” nuk ekziston, domethënë se është e pamundur ta gjesh atë sot. Nga ana tjetër, disa burra mendojnë se ata janë përkufizimi i një “njeriu të vërtetë”. Të tjerët besojnë se nuk ka diçka të tillë. Sidoqoftë, një gjë është e vërtetë: ata…
Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë përleshur dhUnshëm me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku ‘beteja’ është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë. View this post on Instagram A post shared by tirananews.al (@tirananews) Policia: Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt. Policia ka shoqëruar disa prej…
Qindra migrantëve në Francë, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, u është njohur shërbimi në këtë shtet, në mënyrë që të fitojnë shtetësinë më shpejt sesa parashohin rregulloret. Ministria e Brendshme e Francës ka ftuar banorët, që kanë shtuar përpjekjet për të luftuar koronavirusin, të aplikojnë për neutralizim. Më shumë se 700 personave tani u është siguruar shtetësia apo janë në fazat e fundit të pranimit të tyre. Aty përfshihen profesionistët shëndetësorë, mirëmbajtësit dhe punëtorët e dyqaneve. Punëtorët e frontit të parë në gjithë botën i janë ekspozuar rrezikut të lartë të koronavirusit dhe…
Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Afërdita është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, ndërsa lajmin e bukur të shtatzënisë e dha që në muajt e parë kur mësoi se pret një bebush. Çifti do të bëhet me djalë, përgatitjet për të cilin kanë nisur që tani. Që prej fillimit të pritjes së ëmbël, Afërdita ka qenë kryefjala e mediave dhe fotot e saj në rrjet janë komentuar goxha shumë. Kjo për arsye se këngëtarja nuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin…
Përparim Kalo është emëruar anëtar i Kushtetueses pasi u dekretua nga presidenti Ilir Meta. Ky vendim bën që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Ndërkohë që vetëm ditën e djeshme u dekretua edhe emri i Altin Binaj, emra të cilët e bëjnë tashmë Gjykatën Kushtetuese, të formuar brenda afatit të 31 dhjetorit që ishte edhe një nga kushtet e vendosura nga Ambasada Amerikane. Njoftimi Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit…
Një grua nga Shkodra vjen në studion e “Historia ime” në Tv Klan t’i kërkojë bashkëshortit publikisht divorcin. Ai e ka braktisur gruan 10 vjet më parë, por ata me dokumente rezultojnë burrë e grua. Nga martesa ka ardhur në jetë një djalë të cilin burri nuk e ka takuar kurrë e as ka kontribuar për rritjen e tij. Gruaja ia ka dalë e vetme të rrisë të birin. Ajo thotë se martesa nuk funksionoi pasi vjehrra e saj ndërhynte gjithmonë në marrëdhënien e nuses dhe të birit. Mirela Milori: Martohesh dhe hyn në këtë familje, si ishte martesa? Gruaja: Si fillimi dy muajt…
Kamerat kanë kapur momentin e tmerrshëm, ku shihet vrasësi i Grace Millane teksa nxjerr trupin e saj të pajetë nga moteli. Ai e kishte futur në valixhe pasi e kishte mbytur dhe e kishte paketuar mirë që mos binte në sy. Jesse Kempson, 28 vjeç vrau të renë britanike, pasi kjo e fundit kishte shkuar për një vizitë në Zelandën e re. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një motel në Zelandën e re dhe vetë 28-vjeçari e ka pranuar se në njërën prej valixheve që nxori nga hoteli ishte edhe trupi i vajzës.
Lori Hoxha ka treguar shpeshherë se ka pasur probleme me ankthin dhe atakët e panikut. Së fundmi ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit e saj se si e ka përjetuar një atak paniku. Ndjekësit kanë pasur sot mundësinë ta pyesin se çfarë fotoje ka realizuar në një ditë të caktuar dhe njëri prej tyre i ka kërkuar që të tregojë diçka nga ditët kur ajo ka pasur ankth. Lori ka treguar se gjatë kohës që po merrej me familjen për organizimin e dasmës së Sarës ka përjetuar atak paniku. Ajo ka rrëfyer me detaje se si është ndjerë,…
Deputeti Selami Jenisheheri u bë viral një ditë më parë në rrjet për shkak të incidentit të tij me një zonjë, pasi kërkonte që të shmangte radhën duke përdorur statusin e tij. Ditën e sotme Jenishehri ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, për të treguar versionin e tij të ngjarjes, ku edhe u shpreh se nuk ka përdorur statusin e tij për të shmangur radhën, por ka pritur si gjithë të tjerët. Më pas ndër të tjera shtoi se zonja në radhë e kishte ofenduar duke e kërcënuar edhe se do të telefonte Policinë e Shtetit. “Unë shkova për…
Billie Eilish është padyshim një nga artistet më “IN” të momentit dhe famën e saj e ka fituar brenda një kohe shumë të shkurtër. Këngëtarja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave për stilin e saj të veçantë dhe më së shumti për flokët që zakonisht i mban të lyer në ngjyrë jeshile. Kjo gjë duket se i ka bërë kuriozë fansat e saj, të cilët e kanë pyetur se pse i mban gjithmonë kështu flokët. Billie ka shpjeguar se ngjyra e saj e flokëve e bën të lumtur dhe lidhet me qëndrueshmërinë e saj mendore. “Unë nuk dua të jem…
Një zjarr ka rënë pak më parë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan i Madh, në Fier. Vatra e zjarrit është në vendin e quajtur Likobun, ndërsa forca të shumta të zjarrfikëseve të Fierit kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët. Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit, ndaj dhe po punohet me mjete rrethanore.