Author: tirana

Aktorja me famë botërore dhe një ndër femrat më në zë në botën e shoëbiz-it, Angelina Jolie, nuk është vetëm një vajzë e bukur por ka gjithashtu edhe shumë stil. Për vite me radhë, ajo ka preferuar t’i qëndrojë besnike klasikes duke u shfaqur në publik si një zonjë e vërtetë. Madje edhe në kohë pandemie, Angelina ka ditur si ta shfaqë sërish veten si një zonjë dhe ka gjetur një zgjidhje për të zëvendësuar maskën anti-Covid. Në rrugët e Los Angeles, aktorja është fotografuar nga paparacët me një shall mëndafshi si mbulesë fytyre. Nuk e dimë nëse e kishte…

Read More

Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur pa maskë në seancën e sotme parlamentare në Kuvend. Ai ka thyer rregullat e Aktit Normativ që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Gjuzi njihet si një ndër deputetët që ka kundërshtuar mbajtjen e maskave, duke thënë se do ta mbante vetëm në ato të mbyllura. Deputeti futet në mesin e qytetarëve që janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës në ambiente të hapura. Ai u gjobit në datën 15 tetor bashkë me disa deputetë të tjerë.

Read More

Në 22 tetor Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë. Lajmi i lindjes së saj mori edhe vëmendjen e mediave të huaja, që shkruajtën për ardhjen në jetë të vogëlushes. Ndër to ishte edhe media e njohur britanike “Daily Mail” që i kushtoi një artikull ardhjes në jetë të Geraldinës. Ndërkohë ditën e sotme ata kanë postuar fotot e para të kartolinës së tyre familjare dhe në këtë mënyrë kanë prezantuar vogëlushen me gjithë botën. Ata kanë pozuar me një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar në sfond, ndërkohë që…

Read More

Kisha katolike në Shkodër po përgatitet prej një muaji për festën e Krishtlindjes. Arqipeshkvi i Shkodrës Monsinjor Angelo Massafra është ndalur tek kritikat ndaj komitetit te ekspertëve. “Pa sakrificë nuk mund të arrihet asgjë, por shteti ka bërë një gabim të madh. Ka ndryshuar pak ditë përpara festës së Krishtlindjes, një vendim pa u konsultuar më parë me ne. Shteti nuk mund ta bëjë atë pa u konsultuar më parë me ne. Dëgjova dhe zëvendësministren që tha se nuk dinte asgjë. Nuk mund të shfajësohet” – tha Massafra. Masafra kërkoi nga pushtetarët të kthejnë sytë nga populli, i cili i…

Read More

Atmosfera e festave ka filluar të ndihet prej kohësh në shtëpinë e producentit dhe aktorit Ermal Mamaqi dhe partneres së tij, moderatores Amarda Toska. Pa nisur ende atmosfera festive e fundvitit, Ami dhe Ermali dekoruan shtëpinë e tyre duke i sjellë festat më herët për 2020-ën. Sigurisht, ata që i gëzohen më shumë Krishtlindjeve e Vitit të Ri, si dhe zbukurimeve të shumta në shtëpi, janë të vegjlit e tyre, Joeli dhe Sia. Çifti ka vendosur ta përjetësojë kujtimin e festave të këtij fundviti, ndaj kanë zgjedhur të bëjnë një video që do ta ruajnë gjithmonë, ndërsa Joeli e Sia…

Read More

Puthja e Saimirit me Suelën, ngjalli shumë debate në puntatën e së hënës. Silvana, e cila ishte e para që mori puthje nga Saimiri, u shpreh e zhgënjyer që 33-vjeçari nuk e vlerëson puthjen dhe e konsideron si diçka sipërfaqësore. “Kisha shumë gjëra për të thënë por pak a shumë u shpreha. Nuk më pëlqeu fare si e argumentoi puthjen por shpresoj ta rregullojë situatën. Gabimi ishte te fakti që e konsideron puthjen si sipërfaqësore, që nuk i jep vlerë. Unë i dhashë shumë vlerë, kurse ai e konsideroi si një stacion. Nuk më pëqeu fare”, tha Silvana për “Daily…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë mesditë kantierin e rindërtimit në Laç, së bashku me ministrin turk të Urbanizimit dhe Mjedisit, Murat Kurum, dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Zona 1 e lagjes së re, e cila po rindërtohet për banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, financohet nga qeveria turke, kurse zona 2 nga qeveria shqiptare. Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë Rama nuk i kurseu batutat me stafin turk, ku ministri Murat Kurum i tha ndër të tjera se “kështu siç po ecin punët do t’ia kaloni edhe Tiranës”. PJESË NGA BASHKËBISEDIMI Ministri Murat Kurum: Punojmë me 250…

Read More

Aktorja e njohur e humorit ka publikuar për herë të parë foto me barkun e saj të rrumbullakosur. Eliona kishte kohë që kishte pranuar publikisht lidhjen e saj dhe me anë të një postimi në Instagram, aktorja tregoi se i ka thënë “Po” propozimit për martesë. Por që prej atij postimi në Instagramin e aktores kanë munguar fotot mjaft të populluara të saj me rroba të ngushta apo ekstravagante e madje në fotot e fundit nuk mund të kalohet pa u parë edhe rrumbullakosja e aktores. Këtë ndjekësit e kanë vënë re menjëherë dhe i kanë uruar shtatzëni të mbarë…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në Twitter një histori të saj kur ishte më e vogël. Ajo ka treguar se nuk e pranon të studionte në kolegjet më të mira të Amerikës dhe sërish arriti të bëhet e famshme dhe këngët e saj të dëgjohen në mbarë botën. Mesazhi ishte për të gjithë ata që nuk pranohen nëpër shkollat ku ata dëshirojnë dhe të mos mërziten aspak sepse nuk është nevoja të studiosh në një shkollë fantastike që të jesh i suksesshëm. “Nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju…

Read More

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Gjermani, ku murgeshat ishin tutoret e fëmijëve dhe i dërgonin ata tek priftërinjtë, politikanët, apo biznesmenë. Fëmijët e shtëpive të jetimoreve, janë përdhunuar me mijëra herë që në moshë fare të vogël. “Murgeshat katolike që drejtonin një shtëpi fëmijësh në Gjermani bënin rolin e tutorit, duke dërguar djem të vegjël te priftërinjtë, politikanët dhe biznesmenët, të cilët i përdhunonin ata nëpër festa seksi”,- thotë në dëshminë e tij njëri prej viktimave. Sipas “Der Spiegel”, viktima, tashmë 63-vjeç zbuloi të gjitha detajet se si murgeshat në këmbim të parave, e dërgonin që të abuzohej…

Read More

Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë vetëm dy ditë më parë. Këngëtarja kosovare solli në jetë një djalë, ndonëse pritjen e ëmbël vendosi ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Pavarësisht zgjedhjes së Shkurtes, miqtë dhe të afërm të saj kanë zbuluar disa momente nga festa e mikëpritjes në shtëpi. Nga ato pamje është zbuluar dhe emri i vogëlushit, i cili dhe kësaj here ka qenë një zgjedhje shqiptare. Shkurte dhe partneri i saj e kanë quajtur të birin Mal, duke iu shtuar listës së gjatë së emrave tradicionalë shqiptarë. Nga pamjet dallohen tollumbacet shumëngjyrëshe dhe gjithë ambienti…

Read More

Tregu i gjelave të detit në Baldushk është kthyer në traditë për festat e fundvitit në Tiranë. Në prag Krishtlindje dhe të Vitit të Ri tregu shndërrohet shpejt në një pikë reference për familjet tiranase. Kryetari i Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj ftoi sot qytetarët që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të ndihmuar edhe familjet e zonës. “Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve – blini gjelat e Baldushkut – jo vetëm sepse janë…

Read More