Author: tirana

Ish-ministrja e Bujqësisë në kohën e komunizmit, Themie Thomai në vijim të intervistës së saj, pak para ndarjes së saj nga jeta për shkak të Covid-19, tregon përplasjet me Kryeministrin Mehmet Shehu për çështje që lidheshin me sektorin që ajo mbulonte. Zonja Thomai tregon se Mehmet Shehu me kokëfortësi i ka thënë se do të propozojë shkarkimin e saj si ministre dhe si deputete e Kuvendit, pas debatit ku secili qëndronte në argumentet e tij. Por pas pushimit, ish-Kryeministri është tërhequr nga qëndrimi i tij dhe ka pranuar se ministrja kishte të drejtë. Zonja Thomai e cilëson Mehmet Shehun si…

Read More

Presidenti i Francës, Manuel Makron është në gjendje më të mirë shëndetësore pas infektimit me koronavirus më 17 dhjetor. Lajmin është bërë i ditur ditën e sotme nga zyra presidenciale. Presidenti francez është duke qëndruar në izolim në Versajë dhe po i përmbush detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare nga largësia. Më herët ai deklaroi se po vazhdonte që të merrej me çështje të rëndësishme, siç ishin pandemia si dhe marrëveshja me Britaninë për Brexit-in.

Read More

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu tregon se do të dalë ndryshe para elektoratit në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ka treguar se së fundmi ka marrë vendimin e rëndësishëm për të ndërruar modelin e flokëve. Aleati i Lulzim Bashës, ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook ku ka treguar edhe ambicjen. “🔹Haha me stilist Xhimin. Po pres që ngjyra e flokëve të mi, të bëhet si mjekra e mjeshtër Xhimit.👍@select_1_hair_studio @iamflorimumajesi @klajdiharuni”, thotë Mediu teksa shpërndan fotografinë.

Read More

Në mbyllje të vitit 2020 dhe në kohën kur qeveria ka shtuar kufizimet e lëvizjeve dhe shërbimeve, biznesi në vend apelon për një paketë tjetër rimëkëmbje. Presidenti i ‘Biznes Albania’, Luan Bregasi dhe sipërmarrësi Nikolin Jaka kërkojnë që qeveria të ulet me biznesin dhe ta ndihmojë atë në këtë situatë të vështirë që po kalon. “Qeveria dhe biznesi të ulen së bashku dhe të mendojnë një paketë serioze.Nuk po them të na falen lek por disa lehtësime të taksave të tatimeve, riskedulimeve të shtyrje duhet të behen pjesë e kësaj pakete.” tha Bregasi. “Duhet të mendojnë një platformë për ringritjen…

Read More

Erion Dasho, specialisti i Shëndetit Publik, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka renditur të gjitha problemet me të cilat përballet ende sistemi ynë shëndetësor. Dasho thotë se “një virus që përhapet më shpejt apo vret më shumë do të ishte një katastrofë e vërtetë për shëndetin dhe jetë e qytetarëve”. Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho, thotë se nuk preferon të vihet në rolin e Nostradamusit, kur paralajmëron se “sfida të ngjashme me pandeminë e COVID pritet të përsëriten në shkallë globale”. Dasho flet dhe për një skandal sic e quan ai, për “mungesen e shtretërve…

Read More

Gresa Behluli është një këngëtare e cila ka bërë për vete publikun duke qëndruar origjinale në zhanrin e saj muzikor. E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” gjatë bisedës me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça ajo ka folur mbi projektet e radhës duke mos dhënë shumë informacione të detajuara. Gresa gjithashtu foli dhe për koncertet e saj jashtë shtetit ku një ndër to ishte Austrlia në të cilën kishte shkuar 2 herë. Padyshim që të gjithë jeni kureshtarë të dinë se sa paguhen artistët shqiptarë në koncertet jashtë dhe Gresa i jep fund njëher e mirë…

Read More

Princeshë Diana ka frymëzuar modën edhe në ditët e sotme.  Nga puna e saj si filantrope e deri tek stili i saj i veshjes. Por, para ditëve të saj mbretërore, ajo ishte thjesht Diana Spencer, një vajzë e re që adhuronte motrën e saj më të madhe. Ajo e mbushte shtratin e saj me kafshë, duke lënë pak hapësirë për veten. Bright Side bëri një seleksionim të fotografive të Lady Di, të cilat vështirë se janë parë më herët, duke treguar se si ishte jeta e saj larg qendrës së vëmendjes.

Read More

Është e pabesueshme sesa shumë përfitime ka nga qepa e kuqe. Arsyeja pse qepa është kaq shumë aktive në formën e saj natyrale, më shumë se sa kur gatuhet, është se përmban një sërë përbërësish të sulfurit organik, i cili ka përfitime shëndetësore. Ai shkatërrohet pjesërisht nga nxehtësia. Kur qepën e hamë të gjallë, lëngu i saj mund të reagojë si irritant dhe për shumë njerëz mund të jetë e vështirë të tretet. Ata që nuk munden ta hanë të gjallë qepën, mund të ndjekin disa metoda gatimi, që e bëjnë atë më të pëlqyeshme. Shumë mjekë kanë shpjeguar se…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi denoncoi sot aktivitetin e sektorit Call Center në Shqipëri, duke cituar media të huaja që sipas tij thonë se ky biznes xhiron 15-30 milionë euro në muaj në Shqipëri. “Do të sjell javës tjetër edhe filmime që sa punonjës kanë brenda këto kompani fantazmë që nxijnë faqen e Shqipërisë në vendet e BE-së”, tha Murrizi duke shtuar se fëmijët e drejtuesve të institucioneve Kushtetuese ruhen në mënyrë të paligjshme nga oficerë të RENEA-s. “Pashë në një gazetë shqiptare, që një haker shqiptar që s’ia japin emrin, mbase është këshilltar i ministres suaj ka vjedh 504 mijë euro…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se sot Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Me bindjen se Kodi i Ri Zgjedhor do të sjellë zgjedhjet më demokratike, Balla i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat ai i quan të panevojshme, pasi tashmë janë përmbyllur të gjitha pikat e marrëveshjes. “Gjej rastin të falenderoj edhe opozitën parlamentare. Se bashkë kemi votuar shumë çështje të rëndësishme. Nuk flas për ndonjë deputet që është riregjistruar te SHPK e Monika Kryemadhit por përgjithësisht deputetët e opozitës parlamentare më…

Read More

Kryeministri Edi Rama u takua para disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Pfizer, Albert Burla, me të cilin postoi edhe foto. Rama theksoi se ambicia e qeverisë shqiptare ishte që brenda shkurtit të nisë vaksinimi. Por mjeku Artan Koni, i ftuar në “Tempora” thotë se kjo histori nisi dhe përfundoi me atë foto pasi asnjë kompani nuk ka interes të negociojë më askënd pasi ka prodhuar vaksinën. Koni: Një foto çasti, asgjë më tepër. Çdo kompani në momentin që prodhon vaksinën nuk ka më kohë të negociojë me ty. Ka 9 muaj…

Read More

Politikanë të gjithë spektrit u mblodhën në një ceremoni të veçantë për të kujtuar mikun e tyre, politikanin Marko Bello, i cili humbi jetën pas infektimit nga Covid-19. Ish-ministra, kolegë nga gjithë spektri politik shqiptar, u mblodhën në një mëngjes përkujtimor për Marko Bellon, njeriun që u cilësua që ishte paqtë dhe rrezatonte veti të rrallë që mund t’i ketë një politikan në Shqipëri. Në këtë takim morën pjesë dhe bashkëshortja Silvana dhe fëmijët, Nensi dhe djali Marsidi, i cili foli në emër të familjes. “Do ta kujtojmë përherë të qeshur Markon”, u shpreh kryepublikani Fatmir Mediu. Të gjithë pjesëmarrësit…

Read More