Këngëtari i njohur i muzikës shkodrane dhe asaj popullore Bujar Qamili është infektuar nga COVID-19. Si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, artisti i madh është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se Bujar Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.
Author: tirana
COVID-19 i mori sot jetën një tjetër artisti të madh dhe profesori të shquar shqiptar, kornistit Andrea Canaj. Miqë, kolegë, studentë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të parakohshme të Canajt. Këngëtari Elton Deda shkruan përmes një postimi në rrjeter sociale se e ka hidhëruar kjo humbje e parakohshme e artistit të madh. “Te qofte dheu i lehte Andrea Canaj. Na hidherove or mik.”, shkruan Elton Deda.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ndarë në seancën e sotme plenare një analizë të detajuar të institucioneve të pavarura. Spiropali tha se ato janë element kyç i mbikëqyrjes së pushteteve që sigurojnë kontrollin, balancat, respektimin dhe sundimin e ligjit. “Së pari përgëzoj kuvendin për punën e bërë për ngritjen e platformës ndërinstitucionale online, e cila bën të mundur monitorimin në kohë reale të ecurisë të zbatueshmërisë të rekomandimeve të institucioneve të pavarura. Platforma e Kuvendit është angazhim i drejtpërdrejt i kryetarit të Kuvendit për të intensifikuar bashkëpunimin institucional, institucionet e pavarura, ekzekutiv me qëllim rritjen…
Në seancën e sotme plenare fjalën hyrëse e mori, deputeti Kujtim Gjuzi, ku me tone të forta deklaroi se maxhoranca ka kryer veprime të rënda ndaj qytetarëve dhe ndaj nuk mund që të kërkojë një mandat të tretë. Gjuzi theksoi se kjo maxhorancë ka vjedhur mandatet, ndërsa pyeti se pse kryeministri nuk vjen në interpelancë, edhe pse ka kërkesë të tillë. “Z. Kryetar, s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi. Ndërkohë, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzë së tij të mitur dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë. Shtetasi A.K., është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe për të shmangur shoqërimin e tij ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur…
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjatë javës së kaluar, në botë, janë konfirmuar më shumë se 4.6 milionë raste të infeksioneve me COVID-19. Kjo është shifra më e madhe nga fillimi i pandemisë, sipas OBSH.Sipas të dhënave të kësaj organizate, nga 14 deri më 20 dhjetor në botë janë regjistruar 4.612.790 raste të reja të infeksionit me coronavirus, kurse 79.001 tjerë kanë humbur jetën. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut – me më shumë se 2.3 milionë të infektuar. Në Evropë ka pasur më shumë raste humbje jete gjatë javës…
Virolugu i njohur, Arban Domi, njëherësh drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta të SHBA është shprehur kundër mbylljeve masive tw shteteve, si kundërpërgjigje ndaj Covid 19. Sipas tij, sa më shumë të mbyllemi aq më shumë zgjat pandemia, aq më shumë mundësi i japim virusit të pësojë mutacione përpara se vaksina të veprojë kundër tij. ‘Deri në këtë moment nuk mund të themi as e kompromenton dhe as që nuk e kompromenton sepse nuk kemi të dhëna. Vaksinat ekzistuese duhet të testohen sesi veprojnë në konktat me këtë virus. Nga fillimi ky virus ka pësuar 4000 mutacione. Deri para këtij mutacioni vëreheshin…
Disa ditë më parë Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu. Epo familja më e re nuk kanë pritur më dhe kanë nisur shëtitjet të tre ku Ledri, Sara dhe Poem Blu së fundmi na kanë dhuruar kartolinën më të bukur. Ka qenë Sara ajo e cila në një InstaStory ka publikuar foton e parë familjare të familjes Vula. Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që menjëherë u kthyer një ndër bebushet më të komentuara.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetin social ka reaguar për humbjen e mikut të tij të shtrenjtë. Meta i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes së mikut të tij, miqve dhe mbarë komunitetit që e njohën. Postimi i plotë i Ilir Metës: Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte.Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh,…
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi 2 shtetasve, konkretisht: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6…
Ndryshime të reja janë bërë në Drejtorinë e Policisë së Kukësit. Tashmë shef komisariati është emëruar Dritan Metaj, ndërsa më herët në këtë detyrë ishte Agron Kurti. Ndërsa në postin e zv.drejtorit është emëruar Hajri Kushe, ndërkohë që më herët ishte Shkelzen Rexhepi.
Nga sot nis procesi i vettingut për 39 kandidatët që aspirojnë të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të hetimit e cilësuar si FBI-ja shqiptare. Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë. Aplikantët kishin afat deri më dy dhjetor për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, të plotësuar. Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.