Personat që ndodheshin brenda lokalit që u sulmua me armë zjarri kanë treguar reagimin e tyre të parë pasi dëgjuan krismat. Të pyetur nga efektivët, klientët janë shprehur se janë shtrirë direkt në tokë që të mbronin veten. “U shtrimë në tokë sapo dëgjuam krismat,”– thanë ata. Lokali që u sulmua me armë zjarri është në pronësi të dy vëllezërve, Nikollë dhe Alfred Pjetri. I pari ka qenë administrator i njësisë Rrethina, ndërsa i dyti është me detyrë efektiv policie.
Author: tirana
Xhemi dhe Arbana janë prej vitesh shoqe të ngushta dhe nuk mungojnë herë pas here fotot e ndryshme nga të dyja vajzat. Xhemi dhe Arbana janë prej vitesh shoqe të ngushta dhe nuk mungojnë herë pas here fotot e ndryshme nga të dyja vajzat. “Xhemi sot me dha dhuraten e Krishtlindjeve. Gjejeni çfarë?”, shkruan Arbana teksa komentet kanë qenë të shumta. Dhe shumica prej tyre aludojnë se Xhemi është shtatzënë dhe sipas tyre ky lajm i bukur është dhurata që i ka bërë Arbanës. Ndërkohë mbetet për t’u konfirmuar ose mohuar mëse këto aludime janë të vërteta apo jo.
Deputeti socialist Ditmir Bushati ishte i ftuar në “Refleksione” ku foli për identitetin politik duke e konsideruar një faktor të rëndësishëm pasi sipas tij formëson idetë si edhe vlerat që përçohen. Bushati gjithashtu theksoi se armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria. “Identiteti politik është shumë i rëndësishëm. Është i lidhur me mënyrë se si formësohen idetë, botëkuptimin dhe vlerën që përçojnë. Pra çfarë jemi ne dhe çfarë presin zgjedhësit. Politika idetë nuk janë si dallimet, mes pepsit dhe coca colës. Karriera politike gjithashtu është shumë e rëndësishme. Zgjedhjet e fundit në SHBA duhet të shërbejnë…
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë tregut të fruta-eprimeve në lagjen “5 heronjtë e Vigut”. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një lokali në këtë zonë të qytetit të Shkodrës. Biznesi është në pronësi të një efektivi të ‘Shqiponjës’, Alfred Pjetri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të saj.
Bledi Çuçi është tashmë ministri i ri Brendshëm i vendit pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut Klodian Rasha. Ai tha në Open se është e vërtetë se lajmin e ka marrë vesh nga ambsadori Soreca në një takim me të. “Është moment i veçantë dhe besoj se policia e shtetit por jo vetëm kanë një rol të rëndësishëm në proceset zgjedhore po për fat të mirë vitet e fundit. policia ka pasur vlerësime maksimale dhe kjo është lehtësim për mua. Edhe të gjendja civile është punuar mjaft mirë prandaj ndihem i qetë. Nuk është çështje mos…
Gazetari Blendi Fevziu ka analizuar dy partitë kryesore në Shqipëri. Ai tha se disavantazhi më i madh i kryeministrit Edi Rama është koha në qeveri, dhe kjo sipas tij duhet të shihet si avantazh për opozitën. “Rama kërkon një mandat të tretë, dhe po mundet të marrë një mandat të tretë, e cila do ishte një risi e rrallë në Shqipëri sepse askush nuk ka kaluar dy mandate qeverisëses. Berisha ishte i pari, që arriti të mbajë 8-vjeçarin e plotë, dhe Rama po e mban, por disavantazhet më i madh i Ramës është padyshim koha, 8-vjecari që lë pas shpine,…
Varianti i ri i Coronavirus-it i shfaqur në Britaninë e Madhe ka vënë në alarm botën dhe shumë shtete kanë ndaluar udhëtimet me këtë vend. Por a ka shanse që ky virus të ketë hyrë në vendin tonë? Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e pyetur për ABC news nëse ky virus ka mbërritur në Shqipëri, ajo u përgjigj se është herët për ta thënë këtë, por paralajmëroi qytetarët të ruhen nga ata që kanë ardhur nga Britania e Madhe. “Duhet parë si do të shkojë trendi, nëse do të ketë rritje duhet të bëhen sekuencat. Ne kemi laboratorin e referencës…
Një 26-vjeçare u arrestua nga policia, për shkak të një statusi në rrjetet sociale, gjatë kohës së tërmetit, vitin e kaluar. Xhuljana Aliaj, është shpallur e pafajshme nga gjykata, pasi shpërndau një lajm, ku thuhej se për shkak të tërmetit mund të shpërthejnë depozitat e gazit në Porto Romano të Durrësit. Aliaj qëndroi tre ditë në qeli dhe 11 muaj nën procedim, pasi Policia e Shtetit e akuzoi se kishte përhapur panik dhe i kishte detyruar njerëzit të largoheshin nga Porto-Romano.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur në krah të Sokol Skurës një ish eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste në rrethin e Librazhdit. Ajo shkruan se bashkë me Sokolin është takuar me shumë qytetarë të zhgënjyer. Kujtomë se Skura ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe ish kandidat për deputet në vitin 2013 iu është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim. Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer,…
Sot është publikuar lista e 18 finalistëve të eparë të Festivalit të Këngës në RTSH. Siç duket, ka pasur nga ata këngëtarë që kanë mbetur të pakënaqur, pasi nuk mundën që të kalonin në natën finale të festivalit. Një ndër to është edhe Enxhi Nasufi, e cila e ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj këtij festivali. Ajo ka treguar se në finale duhet të shkonin 16 këngëtarë, por papritur u shtuan edhe dy të tjerë. “Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka grumbulluar disa citime nga kampi socialist dhe ka menduar të ironizojë kundërshtarët politikë. Rama më herët ka thënë se spitalet tona nuk kanë ndryshim nga vendet e BE. Bushati duke iu referuar shifrave mesatare ka thënë se e kemi menaxhuar pandeminë më mirë se Italia apo Gjermania. E së fundmi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi duke cituar sondazhin e agjencisë suedeze tha se kemi lënë pas Anglinë, Holandën apo Francën sa i përket perceptimit që kanë qytetarët ndaj policisë. Vasili duke ironizuar thotë: Krye Gomar mblidhi gomarët! Zot na ruaj nga Budallenjtë.
Nëse keni provuar dieta dhe regjime të ndryshme por ende nuk jeni në peshën e duhur, ndoshta po bëni një gabim të madh! Oraret e të ngrënit nuk janë të duhurat. Për këtë arsye ekspertët kanë zbuluar për të gjithë se cilat janë oraret e sakte në të cilat ju duhet të hani çdo ditë dhe ta bëni pjesë të jetës tuaj, pra jo vetëm në një periudhë të caktuar. Studiuesit kanë arritur të përcaktojnë kohën më të mirë për të konsumuar vaktet, për të gjithë ata që duan të humbin peshë. Ata zbuluan se koha më e mirë për…