Një rrjet mashtruesish kompjuterikë, kanë përvetësuar mbi 504 mijë euro. Ndërkohë, mësohet se në këtë skemë, ka dyshime se është implikuar edhe një i ri shqiptar, 28-vjeçar, të dhënat e të cilit janë zbuluar nga gjurmimi në rrjet. Hetuesit janë duke kërkuar hakerin shqiptar pas një sërë veprimesh të kryera nga bullgarët dhe gjermanët që referojnë se i riu shqiptar është përgjegjës për autorësinë e mashtrimit dhe ai ka rol për pagimin e domain-eve, faqjeve dhe infrastrukturës së IT. Sipas burimeve shpjegohet gjithashtu se këto dy faqe interneti prezantohen si cripto-markete, përmes një përfaqësimi online dhe rrëmbejnë besimin e viktimave…
Author: tirana
Ky është momenti i arrestimit të 36 vjeçares nga Durrësi, Elona Kalesha, nga policia italiane, pasi dyshohet se ka gisht në vrasjen dhe copëtimin e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho, ish-vjehrri dhe ish-vjehrra. Rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, karabinierët ekzekutuan një urdhër ndalimi të lëshuar nga zyra e prokurorit të Firences. Kalesha në periudhën e krimit të rëndë jetonte me Taulantin, djalin e çiftit. E reja akuzohet nga zv/prokurori Ornella Galeotti për vrasjen, fshehjen dhe poshtërimin e kufomave të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho. Ndër elementët e akuzës, është fakti që Elona ishte e fundit që e pa…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është duke punuar për plotësimin e dy karrigeve të tjera të Gjykatës Kushtetuese. Një nga proceset më ta gjata, ka qenë ai ku garon noterja Sonila Bejtja si dhe pedagogia Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka shkuar disa herë në gjykatë për të kundërshtuar skualifikimin nga ana e KED-së, ndaj Këshilli nesër në mbledhje do të vendosë përfundimisht nëse pedagogia do të shkojë apo jo në tryezën e presidentit. Zhaklina Peto foli për ABC News, dhe tha se e kishte të pamundur që të mbrohej këtë të mërkurë. “Prej 19 dhjetorit jam konfirmuar si e…
Makeup artistja Merita Merja ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau gjithë eksperiencën e vështirë pasi infektimit me covid-19. Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve. “Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën. “Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet…
Varianti i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britani, po studiohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, nuk ka ende prova se variantet e reja janë më vdekjeprurëse ose më të rënda se variantet ekzistuese. Gjatë sesionit të rregullt të informimit që jep kjo organizatë nga selia e saj në Bruksel, zyrtarët thanë se vazhdojnë të marrin të dhëna për variantet dhe se ka raportime nga Anglia se varianti i ri mund të jetë më ngjitës. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha për gazetarët se organizata po punon me shkencëtarë për të kuptuar se…
Enxhi Nasufi është një nga këngëtaret që nuk arriti të kalojë në finalen e “Festivalit të Këngës”, pavarësisht se kënga e saj u prit mirë nga publiku. Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka zbuluar disa nga prapaskenat duke treguar se në fakt në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë. “Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit,…
Konkurrenti i njohur i “Për’Puthen” befason Sindin Emisioni i sotëm i “Për’Puthen” iu dedikua takimit të Sindit me Atdheun. Një zgjedhje e Sindit që i habiti të gjithë dhe që në fakt shoqëroi edhe takimin, për shkak se Atdheu i tha Sindit se ka patur një antipati për të. Por Sindi tha se e kuptonte pasi më herët ai nuk kishte pasur mundësi ta njihte atë.
Mbretëria e Bashkuar ka parë një rritje rekord të rasteve të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit me 36.804 teste pozitive të regjistruara. Ky është pothuajse dyfishi i numrit të rasteve të regjistruara nga java e kaluar. Vdekjet gjithashtu janë rritur ndërsa janë raportuar 691 viktima, numri më i lartë i raportuar i vdekjeve që nga fillimi i majit. Rritja e mëparshme më e madhe në rastet e koronavirusit të regjistruar ishte të dielën, me 35,928 raste të reja. Ndërsa një shkencëtar i Sage paralajmëroi sot që Mbretëria e Bashkuar po kalon në gjumë në një “katastrofë njerëzore”…
Balerini shqiptar ‘çmend’ grekët, kërcen në majë të takave: Nuk do ta bëja asnjëherë në Shqipëri Balerini shqiptar, Ervis Likmeta performon në majë të takave në Greqi. Ai ka folur për eksperiencën e tij, duke thënë një kërcim të tillë do ta bënte vetëm në Greqi, pasi në Shqipëri paragjykohesh. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Likmetaj ka thënë se grekët janë çmendur me kërcimin e tij dhe se do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë. “Nuk e kisha provuar më përpara që të kërceja me taka dhe masje kam qenë paksa kundër se nuk më pëlqente. Në…
Helidon Bushati do të jetë drejtuesi politik i PD në Shkodër, pas vendimit të kësaj partie. Vijon ..
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në bazë të këtyre masave nuk është hequr kategorizimi i komunave. Orari i lëvizjes së qytetarëve si dhe orari i veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë është zgjatur. “Në zonën me Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për…
Aktorja dhe modelja Belen Rodrigues është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto seksi dhe provokuese. Së fundmi ajo ka pozuar nga shtrati gjysmë e zhveshur. Sigurisht që ajo shquhet si një ndër femrat më seksi në planet dhe këtë na e ka treguar edhe me imazhe. Bukuroshja argjentinase 36 vjeç ka çmendur fansat me fotot e fundit, të cilët si kanë kursyer komentet dhe zemrat. View this post on Instagram A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)