Author: tirana

Sllovenia ka nisur ditën e sotme fazen e parë të testimit masiv të popullsisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se faza e parë do të zgjasë deri të enjten. Testimi i popullsisë në fazën e parë në Slloveni është i gatshëm për të gjithë personat që duan të vaksinohen. Ndërkohë që faza e dytë e vaksinimit do të nisë pas Krishtlindjeve dhe do të ketë në foskus personelin mjekësor, mësuesit, ushtarët dhe oficerët e policisë. Ndërkohë që ditën e sotme mbi 100 njerëz kanë shkuar ditën e sotme më sheshin qendror të Lubjanës për…

Read More

Alban Dudushi feston sot ditëlindjen dhe natyrisht që nuk mund të mungonte një urim nga gjysma e tij më e mirë, moderatorja Bieta Sulo. Siç ka treguar edhe gjatë një interviste të realizuar së fundmi, ata nuk janë gjithmonë çifti i buzëqeshur që shohim gjithmonë në ekran. Si çdo çift tjetër, edhe ata kanë momentet e tyre ndërsa Bieta e përshkruan më së miri këtë situatë sipas shenjave të tyre të horoskopit. Albani është Bricjap dhe ajo Dash, ndaj ata i përplasin shpesh brirët e tyre. Mirëpo, me kalimin e viteve brirët janë lëmuar nga përplasja, ndaj nuk e lëndojnë…

Read More

Shefi ekzekutiv i kompanisë gjermane “BioNTech”, Ugur Sahin ka deklaruar se koronavirusi mund të jetë prezent deri në 10 vitet e ardshme. Pavarësisht përparimit me vaksinën, Sahin tha në një konferencë shtypi të martën se ai beson se virusi mund të mbijetojë për disa vite. I pyetur se kur besonte se bota mund të ishte në gjendje të kthehej në normalitet, Sahin u përgjigj: “Na duhet një përkufizim i ri i” normalit“. “Virusi do të qëndrojë me ne për 10 vitet e ardhshme. Ne duhet të mësohemi me faktin se do të ketë më shumë shpërthime”,  shtoi Sahin. Sahin vazhdoi se një…

Read More

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar sot sondazhin e një agjencie suedeze mbi perceptimin e qytetarëve për punën e Policisë së Shtetit. Çuçi tha se anketimi është kryer përpara ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie, çka shkaktoi edhe një valë protestash dhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt. Ministri Çuçi e quajti ngjarjen e rëndë një “rast të veçuar që nuk ka lidhje me trajektoren e punës së policisë”. “Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm me publikun ta bëj e ta paraqisja personalisht këtë barometër, rezultate të sondazhit për…

Read More

Sot, Jupiteri dhe Saturni do të përshkojnë rrugët e tyre në qiellin e natës dhe, për një çast të shkurtër, ata do të duket se shkëlqejnë së bashku si një trup i vetëm, shkruan Eric M. Vanden Eykel për faqen e specializuar, astronomy.com. Ndërsa lidhjet planetare si kjo nuk janë ngjarje të përditshme, gjithashtu nuk janë veçanërisht të rralla. Lidhja e këtij viti është e ndryshme për të paktën dy arsye. E para është shkalla në të cilën do të rreshtohen të dy planetët. Ekspertët parashikojnë se ata do të shfaqen më afër gjatë kësaj lidhjeje, sesa kanë qenë në…

Read More

Koronavirusi iu ka marrë jetën edhe 10 pacientëve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet njoftojnë se janë konfirmuar 137 raste të reja infektimi, duke shënuar kështu një rënie të ndjeshme nga një ditë më parë, ku u regjistruan 264 persona të infektuar. Njoftimi i plotë: 382 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda…

Read More

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid. Gjatë kontrolleve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 507 qytetarë, pasi nuk i kanë respektuar këto masa. Njoftimi i plotë: Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre…

Read More

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, në konferencën për media deklaroi se në vend do të arrijnë vaksinat kundër Covid-19 ne fillim të janarit. “Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e denstinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe. Filpçe shtoi se masat e reja të cilat janë në fuqi deri më tani kanë dhënë efektin e…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke zyrtarizuar tashmë edhe zgjedhjet e parakohshme. Hoti ka kërkuar që Kuvendi në detyrë mos shpërbëhet pa votuar buxhetin 2021 i cili është tepër i rëndësishëm pvr qytetarët në këtë kohë krize pandemie. Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi që çoi edhe në rrëzimin e qeverisë Hoti, e cila ka thuajse 6 muaj në detyrë. Duket se Hoti dhe LDK e kanë pranuar tashmë vendimin dhe do përgatiten për zgjedhjet të cilat nuk do mbahen më larg se janari. “Vendimi…

Read More

Kuvendi ka njoftuar seancën e radhës plenare që do të mbahet nesër duke filluar nga ora 10:00. Duket se ndryshe nga radhët e tjera, seanca s’do mbahet të enjten, por të mërkurën. Duket se Kuvendi nuk do të mblidhet një ditë para Krishtlindjeve kur mbahen meshat apo dhe ekziston atmosfera e festave, por do mblidhet dy ditë para 25 dhjetorit. Kuvendi gjithsesi do të mund të mbajë seanca të jashtëzakonshme edhe pas Krishlindjeve. NJOFTIMI NGA KUVENDI Njoftim për media Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet nesër, ditën e mërkurë, datë 23.12.2020,…

Read More

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 rsate urgjencash me koronavirus në spitalet Covid. Situata paraqitet më e normalizuar krahasuar me një muaj më parë, kur në spitale mbërrinin 60 pacientë me COVID-19, raporton News 24. Ndërkohë, në COVID3 rreth 65-70 % e kapacitet është i zënë, ndërsa ka ende 50 shtretër të lirë. Po ashtu mësohet se tek ‘Shefqet Ndroqi’ aktualisht janë të shtruar 160 pacientë, nga 250 që ka kapacitetin spitali.

Read More

Flet vjehrri i Nikoll Sherrnikut, i arrestuar si bashkautor në vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur pranë fshatit Gajush në Lezhë më 5 dhjetor. Astrit Gjoka nga fshati Adriatik, baba i katër fëmijëve i del në mbrojtje dhëndrit dhe thotë se natën e ngjarjes ai ka qenë tek shtëpia e tij dhe më pas ditën tjetër kanë festuar ditëlindjen e Nikollës. Deklaratat e tij, Gjoka thotë se i ka dhënë edhe në polici duke kërkuar të mos ngrihen akuza të pabaza. “Nikoll Sherrniku është i fejuari i vajzës sime. Ka 4 vite që është fejuar me…

Read More