Author: tirana

Besimtarët katolikë festojnë më 24 dhe 25 dhjetor Lindjen e Krishtit dhe ndonëse në kushte pandemie, do të ketë meshë në të dy këto ditë në Katedralen e Shën Palit në dy orare të ndryshme. Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon: Mesha Vigjilje e Krishtlindjes Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00 Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00 Dita e Krishtlindjes Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00 Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00

Read More

Do të jetë një grua, një infermiere, e para që do vaksinohet për Covid në Itali.  Në fakt, gjithçka është gati në institutin Spallanzani në Romë për administrimin e dozave të para të fushatës së vaksinimit të planifikuar për 27 dhjetor në të njëjtën kohë në të gjithë Evropën. Një punonjës i kujdesit shëndetësor, një studiuese dhe dy mjekë gjithashtu do të marrin vaksinën, tha instituti. Do të jetë ushtria që do të marrë fizikisht dozat e nisura nga impiantet e Pfizer në Belgjikë. “Me kërkesë të Komisionerit Domenico Arcuri na u desh të planifikojmë me urgjencë shpërndarjen e vaksinës…

Read More

Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Sonte, mbrëmja më shumë se sa një garë muzikore, do të jetë e fokusuar tek spektakli, sepse të gjitha këngët, do të prezantohen në transmetim në një variant akustik, si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë dhe vizibilitetin e këngëve në publik, pavarësisht vendimit që ka marrë juria për 18 finalistët e nesërm. Juria e Fest ‘59 vendosi të çojë në finalen e 23 dhjetorit këngët e interpretuara nga: Orgesa Zaimi Festina Mejzini Devis Xherahu Inis Neziri Florent Boshnjaku Sardi Strugaj…

Read More

Shefi i BioNTech ka thënë se është i bindur se vaksina e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit që po qarkullon së fundmi në Angli e është identifikuar dhe në disa vende të tjera. Megjithatë, Ugur Sahin tha se i duheshin më shumë teste para se të ishte plotësisht i sigurt për efikasitetin e ilaçit. Medikamenti i krijuar nga Pfizer / BioNTech është vaksina e vetme e aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani. Sipas Sky news, Sahin tha se kompania ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë…

Read More

Olsi Daizi, mësues është ndër pacientët që është transferuar në spitalin COVID-4 pas trajtimit në COVID-1.  Në një video të shpërndarë nga kreu i qeverisë Edi Rama ai thotë se shenjat e para që kishte nga virusi ishte temperatura dhe kolla. Gjatë qëndrimit në spital thotë se ka hasur shërbim të mirë nga ana e mjekëve. Daizi bën apel të gjithëve që të shmangin infektimin me virusin. “Shenjat e para kanë qenë ishin temperaturë, kisha kollë, ndenja në shtëpi gati një javë, Mora 127 dhe u shtrova në spitalin Infektiv. Kam qëndruar tre ditë dhe pastaj kam kaluar te COVID-4.…

Read More

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Prishtina. Gazetari Valon Syla është rrahur para pak minutash në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”. Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Sulmin fizik ndaj tij e ka konfirmuar për Express vetë gazetari Syla.

Read More

Zonja e moshuar që shikoni në video ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë që të futet pa radhë në një institucion. Jenishehri ka tentuar të futet pa radhë me pretendimin se ishte deputet. Por zonja e moshuar i ka prerë rrugën dhe i ka thënë se edhe sikur të ishte President nuk kishte të drejtë. Në dukje, “debati” ka ndodhur në një spital, me aq sa mund të kuptohet nga pamjet. “Jo deputet me qenë, po super, edhe Presidenti nuk ka të drejtë”, i thotë e moshuara deputetit Jenishehri.

Read More

’Kush ka një mik, ka një thesar’’. E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Bricjapit, le të themi që gjërat nuk janë aq mirë sa do të dëshironitnit (shaka). Të kesh një mik të kësaj shenje është me të vërtetë një fat, edhe pse të lindurit në datat 22 dhjetor -19 janar mund t’ju hapin disa probleme ndonjëherë. Hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme: 1.Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë: Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj…

Read More

Pas vendimit të ditës së djeshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve që njoftuan shtimin e masave shtesë ku parashikohet që nga ora 20:30 deri në orën 06:00 Shqipëria të jetë në karantinë. George Frendo i ka shkruar një letër kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakacollit, ku thotë se ‘Vendimi na duket i nxituar e diskriminues ndaj komunitetit katolik’. Fendo më pas shkruan se me kënaqësi do kishin marrë pjesë në konsultim për këtë vendim ndërsa shton se janë njoftuar besimtarët që mesha do mbahej në orën 20:00. Letra: E Nderuar Zonja Rakacolli, U njohëm me vendimin e ri të Komitetit…

Read More

Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë do të nënshkruajnë sot një marrëveshje historike, Marrëveshjen e Ekstradimit. “Live nga Pallati i Brigadave ku bashkarisht me Ambasadoren e SHBA, znj. Kim, jemi sot në ngjarjen historike të firmosjes së Marrëveshjes së Ekstradimit, që shënon një hap të ri në historinë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor. Kjo marrëveshje zëvendëson Traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull.”, shkruan ministrja Gjonaj. Në momentin e fillimit të konferencës ambasadorja Yuri Kim…

Read More

Aktori Bes Kallaku dhe regjisorit Eduart Grishaj janë dy personazhe shumë të dashura për publikun e njëkohësisht edhe miq të mirë. Sikundër na kanë treguar, dy çunat e kanë nisur bashkëpunimin me këngën e Besit “Katunari gangsta” dhe çdo videoklip tjetër e kanë realizuar bashkë deri te filmi “Falco” i Besit. E sigurisht në këto 11 vite bashkëpunim përveçse dy bashkëpunëtor të mirë, janë bërë edhe dy shokë të mirë e shpesh ndajnë foto e video nga koha që kalojnë, ku nuk mungojnë notat e humorit. Mbrëmjen e djeshme duket se ka qenë nata e kalçetos e Besi me Edin…

Read More