Kur Melania Trump i referohet thjeshtrës së saj Ivanka dhe të shoqit të saj Jared Kushner ajo thjesht përmendte ‘gjarpërinjtë’, thotë së fundmi një ish-këshilltare e Zonjës së Parë, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit. Stephanie Winston Wolkoff – ish-mikeshë e ngushtë e zonjës Trump – ka përsëritur pretendimet e saj në rrjetin amerikan Daily Beast, ku gjithashtu sulmonte të gjithë familjen Trump duke thënë se “i shërbejnë vetëm vetes”. Ky është vetëm një nga pretendimet e fundit në një seri kritikash të Winston Wolkoff ndaj Melania Trump edhe pse më parë ka qenë shumë e afërt me bashkëshorten e…
Author: tirana
Djali i pronarit grek George Leventakis, Giannis, ka dhënë versionin e tij për rrahjen dhe të shtënat ndaj ish-boksierit shqiptar, 32 vjeç, jashtë një parkingu makinash. Ai pretendon se ishte në një automjet tip “Jeep” afër vendit ku ndodhi incidenti dhe ai shkoi atje në mënyrë që pronari i anijeve të fotografonte makinën e tij për ta vendosur atë në një reklamë në një faqe të njohur interneti. Giannis Leventakis gjithashtu thotë se ai kishte parkuar afër vendit dhe nuk kishte kohë për të hyrë brenda. “Papritmas kemi dëgjuar të shtëna armësh. As ai që ishte me mua në makinë nuk kishte…
Ekspertët britanikë janë shprehur se më të rrezikuar nga mutacioni i ri i Covid janë fëmijët. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë thënë se fëmijët janë më të ndjeshem nga mutacioni se sa nga virusi i mëparshëm. Profesor Neil Ferguson deklaroi se mutacioni i Covid i quajtur B.1.1.7, mund të cilësohet si varianti më i fortë në infektimin e fëmijëve. Të tjerë studues kanë thënë se mutacioni me efikasitet ngjitje deri në 70% më shumë mund të lërë pas ndonjë sëmundje të rëndë tek personat që e kanë marrë atë. Pak ditë më parë…
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calvera dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca pasi ditët e fundit në media janë akuzuar nga eksponentë të opozitës se favorizojnë kryeministrin Edi Rama. Deputeti socialist Taulant Balla i quan sulme të ulta dhe të pabaza, që konfirmojnë pamundësinë e PD-së për tu reformuar dhe çliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.“Sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu…
Shqipe Hysenaj e ka mbajtur fjalën dhe sot ka publikuar një regjistrim të autores së “Përputhen”, Olsa Muhametit, në rrjete sociale. Në audion e publikuar dëgjohet Olsa duke folur me Erjon Gecën (një tjetër ish-konkurrent). “Ti e di shumë mirë që aty brenda është shoë”, shprehet autorja e “Përputhen”. “Bravo Olsa ke folur të vërtetën, tani fute Anën të thotë historinë e saj të dhimbshme”, ka shkruar Shqipja krahas postimit.
Vrasja misterioze e çiftit nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho është drejt zbardhjes. Grupi hetimor ka arritur që të zbulojë prova të reja lidhur me këtë vrasje që tronditi Italinë. Sipas mediave në vend tashmë hetuesit kanë arritur në konkluzion se trupat e pajetë të copëtuar në valixhe janë hedhur në pyll nga një kamionçinë. Nga kamerat e sigurisë rezulton se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze-Piza dhe kur është afruar në vendin ku janë gjetur valixhet ka ngadalësuar duke bërë të mundur hedhjen e valixheve me trupat e copëtuar. Gjithashtu dyshohet se pjesë në këtë operacion kanë marrë tre persona,…
Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit. Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë. Këto toksina vështirësojnë punën e tiroideve për të stimuluar hormone të cilat janë përgjegjëse për djegjen e dhjamit në energji për trupin. Çfarë duhet të evitoni Në një studim nga Universiteti i Miçiganit tregoi se toksinat e jashtme mund të ulin prodhimin e hormoneve të tiroides në 10%. Një nga këto toksinat quhet perklorat dhe përdoret për ndërtimin e eksplozivëve, fertilizuesve të dheut…
Ministrja e Financave Anila Denaj deklaron se nëse vendit do t’i duhet të përballet me një karantinë të dytë për shkak të pandemisë Covid-19, do ta zhyste ekonominë në një trajektore negative për disa vite. Denaj thotë se në rast emergjence do të shkurtohen shpenzimet. “Do ishte e pamundur për t’ja dalë për disa vite nëse do të kishim një mbyllje të dytë të ekonomisë. Besoj që vaksina është një element për ekonomitë por edhe për qytetarët. Mbyllja e plotë për ekonominë e vendit do të ishte jo e mirëpritur dhe negativizmi do të ndikonte në disa vite dhe jo…
Ministrja Belinda Balluku ka reaguar ndaj presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën e saj në Kuvendin e Shqipërisë se nuk është i nevojshëm trau i Rrugës së Kombit për të ndarë Shqipërinë dhe Kosovën, i eshte porgjigjur sot ministrja e Infrastrures Belinda Balluku!. Balluku deklaroi se pagesa te “trau” nuk ka të bëjë me lidhjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës por bëhet për të mirëmbajtur rrugën. Teksa ka bere nje krahasim me vendosjen e “traut” mes Firences dhe Romes ne Itali, ministrja ka zbuluar se do të ketë edhe një tra në rrugën Milot-Fier që do…
Rezervat e Materialeve të Shtetit në Lundër janë kthyer jo vetëm në një burim sëmundjesh kancerogjene, por kanë sjellë edhe një kosto tepër të lartë si për vlerën e pronës dhe bizneset që janë aty dhe për vetë shtetin.Riciklimi i automjeteve në fund të jetës inkurajohet nga një mori faktorësh, kryesisht ekonomik dhe teknologjik, dhe gjithashtu aspektet sociale dhe ekologjike.Por edhe pse shteti përmes riciklimit të qindra automjeteve të grumbulluara në Lundër mund të nxirrte miliona lekë, ato janë lënë në mëshirë të fatit duke u amortizuar tërësisht.Burime për tirananews.al bëjnë me dije se shumë prej pjesëve të makinave hiqen…
Dashi Kjo javë do t’ju gjejë më të brishtë se kurdoherë. Shumë prej jush do të shfaqin atë anë të karakterit që shpeshherë tentojnë ta fshehin në sytë e të tjerëve. Partneri do të përpiqet t’ju bindë se nuk keni arsye të dyshoni për asgjë. Me gjithë këto gjëra që ju kalojnë nëpër mendje, puna do të kalojë në plan të dytë. Demi Me sa duket, diçka që ju shqetëson do t’ju bëjë dyshues. E keni pothuajse të pamundur të merreni vesh me njerëzit që nuk kanë koherencë në sjellje. Do të këmbeni përvojën me të tjerë në lidhje me…
Komiteti i Ekspertëve udhëzoi një masë shtrënguese, e cila kufizon orarin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00, të paktën deri në datën 4 janar. Perse u mor parasysh kjo periudhë për të vendosur një masë të re? Përgjigje kësaj pyetjeje i dha drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini. “Një ndër elementët e vlerësuar sa i përket uljes së transmetimit të virusit është distancimi fizik dhe festat nuk ta mundësojnë këtë. Do të kishim grumbullime në bare apo restorante dhe ky është një nga elementët që mund të ndikojë. Situata po vlerësohet në…