Author: tirana

Arrestohet në Kosovë, Markelian Cungu! Super hajduti që ishte shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh në Shqipëri, ku më e fundit është ajo e janarit të këtij viti, është vënë në pranga. Në ditët në vijim, pritet që Cungu, të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Grabitjes me armë” të mbetur në tentativë. Në janar të këtij viti, Cungu, që rezulton të ketë autorësinë e mbi 500 vjedhjeve e grabitjeve, u fut në banesën e Petrit dhe Afërdita Laze, me…

Read More

Në Britani është shënuar një tjetër ditë me shifra tepër të larta të infektimeve me koronavirus. Gjatë ditës së sotme, Britania ka shënuar 33,364 raste të reja me koronavirus. Që prej shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit që ka fuqi të transmetimit 70% më të madhe, rastet e reja në Britani kanë vijuar të rriten. Dje u vendos edhe rekordi më i lartë me 35,928 raste ditore. Ekspertët thonë se variantin e ri të koronavirusit e kanë hasur tashmë në shtete europiane si Italia, Holanda, Danimarka dhe Austria.

Read More

Uji është një nga gjërat më të mira që mund t’i japim trupit tonë. Ai nxit tretjen, metabolizmin, hidraton dhe ka zero kalori. Shtimi i disa përbërësve të tjerë në ujin tuaj mund të rrisë përfitimet e tij shëndetësore. Një limon mund t’i japë një aromë agrumesh ujit tuaj pa shtuar kimikiate të padëshiruara. Eksperimentoni me ujin tuaj, shtoni bimë, perime dhe fruta për t’i rritur përfitimet dhe shijen. Më poshtë do të lexoni për 7 mënyra që përmirësojnë tretjen dhe pastrojnë trupin: Gjethe të freskëta menteje Shtimi i gjetheve të freskëta të mentes në ujin tuaj mund të përmirësojë…

Read More

Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest me burg dhe detyrim paraqitje 2 personat e arrestuar 3 ditë më parë me letërnjoftime të fallsifikuara. Sipas të dhënave në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ruzhdi Hoxhën dhe detyrim paraqitje për Lavdrim Sylën. Ky i fundit mësohet se ka qenë pasagjer në mjetin ku u gjetën letërnjoftimet e falsifikuara dhe ka deklaruar se nuk ka pasur fare dijeni. Ndërsa 39-vjeçari Ruzhdi Hoxha i cili ishte drejtues i mjetit mësohet të ketë thënë se letërnjoftimet…

Read More

Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë. Ditën e sotme Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin. Krahas dy fotove, një të Amar dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bjonde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është…

Read More

Serbia ka vendosur zbukurimet për fundvit. Në mes të zbukurimeve të vendosura është edhe një një “objekt i çuditshëm” në formën e një organi mashkullor gjenital. Dekori në form penisi, i quajtur “Mbaje dritën” është vendosur në mes të Beogradit dhe para selisë së Kuvendit. Ai është 4 metra e lartë dhe i ndriçuar me rreth 1,500 lampa prej ari. Fotot e këtij zbukurimi janë bërë virale në internet duke marrë një vëmendje të madhe për shkak të formës së tij ndrushe nga çdo zbukurim tjetër. Ndërkohë që artisti Andrej Josifovski, që e beri këtë vepër ka deklaruar se kjo…

Read More

Aktori Olsi Bylyku është një prej figurave më të njohura të ekranit dhe një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai mundohet të jetë sa më aktiv në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit jo vetëm pjesë të punës së tij por edhe shumë momente nga përditshmëria. Aktori ka treguar gjithmonë se është tepër i lidhur me familjen e tij, ashtu siç ka treguar edhe njëherë sot në ditëlindjen e të atit. Olsi e quan babain shembullin e jetës së tij, nga i cili ka mësuar si t’i arrijë gjërat me djersë dhe me nder. Ai ka publikuar…

Read More

Ekspertët evropianë kanë kërkuar kujdes për llojin e ri të Covid-19 të zbuluar në MB, duke thënë se është ende i paqartë mutacionin e ri N501Y dhe sa shpejt ai përhapet. Pasi 18 vende evropiane ose pezulluan lidhjet e udhëtimit nga Britania ose imponuan kërkesa më të rrepta për karantinë të dielën në mbrëmje, shkencëtarët thanë se duheshin më shumë të dhëna para se të nxirreshin përfundime të prera. Christian Drosten, një kryevirologu gjerman, tha se ai priste që lloji i ri tashmë të ishte në qarkullim në Gjermani, por shtoi se ai ishte “gjithçka përveç se i shqetësuar” për…

Read More

Saimir Kasemi, “Princi modern” i “Love Story” është në qendër të vëmendjes çdo të hënë. I gjendur mes disa vajzave, Saimiri duhet të zgjedhë deri në fund të spektaklit dashurinë e tij të jetës. Për vajzat e dimë se si janë bërë pjesë e spaktaklit, por po Saimiri si u zgjodh? Duket se Saimri e ka pasur të shkruar në yje që të bëhej pjesë e një reality shoë të tillë, sepse vite më parë atij i është propozuar që të bëhet pjesë e spektaklit “The Bachelor”(Beqari) në Gjermani, mirëpo ai e ka refuzuar. Autorja e “Love Story”, Ilda Lumani…

Read More

Pavarësisht kushteve të pandemisë, mbrëmjen e sotme nis edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, ku njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues do grarojnë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian. Këtë vit skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19. Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. Moderimi këtë vit i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi…

Read More

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë në Casalbordino, në provincën qendrore të Chieti, bëri me dije këtë të hënën kryetari i bashkisë Filippo Marinucci. Shpërthimi ndodhi në fabrikën ‘Esplodenti Sabino’, një ndërmarrje që merret me riciklimin e barutit dhe demontimin e të gjitha llojeve të municioneve, si bombat e avionëve, raketat dhe minat detare. Mediat italiane raportojnë se fabrika është në pronësi të Gianluca Salvatore një person i hetuar nga gjykata italiane për shkelje të rregullave të parandalimit të aksidenteve. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërkohë që hetuesit po punojnë…

Read More

Disa i mbajnë larg, disa nuk bëjnë dot pa specat e kuq djegës në regjimin e tyre ushqimor. Çfarë e bën specin djegës kaq special? Diçka e vogël e quajtur kapsaicin. Arsyeja pse speci i kuq djegës është përdorur në mjekësinë tradicionale dhe ‘pastruese’ ështtë pikërisht ky përbërës që ato përmbajnë, i quajtur kapsaicin. Kapsaicin është përbërësi aktiv në shumë lloje piperi, përfshirë edhe specin e kuq djegës. ‘Pikërisht ky përbërës u jep shijen djegëse’, shpjegon Jamie Alan, profesor i farmakologjisë dhe toksikologjisë në ‘Michigan State Univeristy’. Pikërisht kapsaicin-a qëndron pas shumë benefiteve shëndetësore të specave të kuq djegës sipas…

Read More