Author: tirana

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, reagon për protestat që janë zhvilluar në kryeqytet dhe shoqërimin së fundmi të aktivistëve të Teatrit. Selia në Tiranë bën thirrje që tubimet të jenë paqësore. Në reagimin e vetë, Ambasada thekson se ka ndjekur protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve dhe kërkon që hetimet për aktet e pretenduara të dhunës nga Policia të jenë të drejta. “Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri. Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta…

Read More

Agjencia Europiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile që BE të përdorë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19. Sipas njoftimit të EMA, në BE mund ta përdorin vaksinën të gjithë personat mbi 16 vjeç. Pritet që në BE vaksinimi tashmë të nisë para përfundimit të 2020. BE i bashkohet Britanisë dhe SHBA apo dhe disa vendeve të tjera si Rusia e Kanadaja që të përdorë një vaksinë ndaj COVID-19.

Read More

Teksa në vend janë vendosur masa të reja në kuadër të frenimit të rasteve me koronavirus, shkollat do të hapen në 11 janar. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një dalje publike bashkë me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja tha se sa i takon çerdheve dhe kopshteve, ende nuk ka një përkufizim të këtij kufizimi. “Ministria e Arsimit ka vlerësuar hapjen e vitit të ri shkollor më datën 11 janar, ndërkohë që sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.”, tha Manastirliu. Kujtojmë…

Read More

Ministra e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve janë mbledhur sot për të komunikuar për masat gjatë fundvitit për kufizimin e përhapjes së COVID19 “Komunikim i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për masat gjatë fundvitit për kufizimin e përhapjes së COVID19.”, shkruan kryeministri Edi Rama. “Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00 nga 24 dhjetor e deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja. “Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.

Read More

Vendi ynë ka marrë masa të reja për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.Shqipëria ka pezulluar fluturimet me Britania e Madhe. Ky vendim u dha ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vendimi hyn në fuqi mëngjesin e së martës 22 dhjetor deri në 6 janar. Gjithashtu është vendosur që të gjithë qytetarët që kanë hyrë dhe do të hyjnë në Shqipëri nga Anglia, të ketë një karantinë 14 ditore.

Read More

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të paguajë 15.50 euro për dozë për vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit, tregon një dokument i brendshëm i BE-së i parë nga Reuters. Çmimi, i cili është konfidencial dhe u negociua për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milionë doza të së njëjtës vaksinë. Dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja njoftoi marrëveshjen e saj të furnizimit me Pfizer-BioNTech më 11 nëntor.…

Read More

Ditën e djeshme një anije bashkë me ekuipazhin janë marrë peng në Nigeri. Brenda në anije ndodhen 6 ukrainas dhe 2 shqiptarë, njëri nga të cilët është pronari. Pronari shqiptar i kompanisë ‘STEVIA’ ia ka blerë anijen një bullgari. Anija ka flamur kamerunas. Të mërkurën gjatë kohës që po lëvizte nga Kameruni në Nigeri është marrë peng nga piratët. Autoritetet ukrainase, nigeriane dhe të Kamerunit janë vendosur në lëvizje për të liruar ekuipazhin e anijes. Ambasada e Ukrainës në Nigeri dhe Shqipëri po marrin masat e duhura në lidhje me ngjarjen. Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe…

Read More

Psikologia Lenida Halilaj ka komentuar ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme ku djali 7-vjeç vrau aksidentalisht me armë, të atin që punonte si efektiv i forcave “Shqiponja”. Psikologia tha në emisionin “Shqipëria live” se djali nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm, por edhe familja e tij. Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike. “Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri” Po…

Read More

Spikeri i lajmeve në BBC News, Ben Brown u kap në kamera duke hapur gojën nga gjumi teksa ishte në transmetim Live. Brown u shfaq i përgjumur duke u mbështetur në karrigen e tij por menjeherë sapo e pa që u fut në transmetim me qetësi vazhdoi sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Ana njerëzore e të qenit i lodhur pas një ditë të gjatë me lajme u tregua me prezantuesin i cili pastaj qeshi me veten sapo kujtoi se ishte në kamera. Një tjetër koment ishte “Ne si shikues, shpesh harrojmë se prezantuesit si Ben janë njerëz dhe janë…

Read More

12 ditë më parë opinioni publik u trondit nga një ngjarje e rëndë abuzimi me një të mitur në qytetin e Kuçovës. Një vajzë 10 vjeçe nga lagjja “1 Maji” në qytetin e Kuçovës denoncoi 57-vjeçarin Ajet Dume se kishte abuzuar seksualisht me të për 2 vite me radhë. Ngjarja kishte ndodhur në banesën e 57-vjeçarit, ku jetonte edhe familja e vajzës prej 11 vitesh. Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare u dërgua për një vizitë mjeko-ligjore, nga e cila rezultoi se mbi të ishte abuzuar në mënyrë sistematike. Policia e Beratit arrestoi 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve…

Read More

Deklarata e presidentit të FSHF, Arman Duka, ka bërë që të irritohet dhe të vazhdojnë sulmet në distancë mes zv.kryeministrit, Erion Braçes. Duka thumboi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij gjatë fjalës në Asamblenë e zhvilluar ditën e premte. Braçe ka reagua me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku ka hedhur akuza ndaj FSHF-së se bën tregti partiake. Zv.kryeministri nuk i ka kursyer ironitë duke i kujtuar Dukës fushën e stadiumit “Air Albania”, që është në gjendje katastrofike. Postimi i plotë i Erion Braçes: PO SI KA MUNDESI? SI KA MUNDESI? NJE FUSHE KISHTE DETYRE TE BENTE,…

Read More

Epidemiologu Ilir Alimehmeti u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve, por edhe kolegëve të tij që të mos japin në fazat e para të infektimit me Covid ilaçe kortizonikë. Alimehmeti thekson se më së pari nuk duhet të bëni dëm. Sipas mjekut në rastet kur ka pasur mbingarkesë me ilaçe të panevojshme, është vënë re një rritje e vdekshmërisë me 2.3 herë, ndërkohë që rekomandon se këto lloj medikamentesh mund të përdoren vetëm në faza të avancuara të sëmundjes. Postimi i plotë i Alimehmetit: “PRIMUM NON NOCERE” Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”). Miqtë e mi! Një lutje…

Read More