Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa ka qenë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo jeton në Itali dhe gjithë karrierën e saj e ka zhvilluar po në këtë vend. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse është e vërtetë që ajo është mbesa e Enver Hoxhës, sipas mediave italiane, Anna shprehet se është spekulim. Ardit Gjebrea: Çfarë nuk kemi dëgjuar, që emri yt është Ilirjana, që je mbesa e Enver Hoxhës, cila është Anna e vërtetë? Anna Oxa: Ti e di që një pjesë e medias në Itali, në vend që të informojnë, dezinformojnë.…
Author: tirana
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi fitoi betejën me koronavirusin. Ai është pritur nga besimtarë të shumtë, ndërkohë që disa vajza të vogla i kanë dhuruar edhe buqeta me lule.Kryepeshkopi Janullatos ishte dërguar në Greqi në 11 nëntor për kurim më të specializuar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.Pas 11 ditëve në spital, Janullatos vazhdoi trajtimin në shtëpinë e tij në Greqi.
Emri i kësaj shtëpie nuk është rastësi e as metaforë: godina, e ndërtuar në vitet ’30-të, për të mos rënë sy të njerëzve, u vesh me gjethe dhe brenda saj, në 31 dhoma të lidhura mes tyre, ndodhet një histori e rëndë. Vendosur në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, aty thuhet se është strehuar për pak kohë edhe Gestapo, gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore. Me instalimin e regjimit komunist, mënjëherë pas Luftës II Botëtore, kjo godinë ishte një qendër hetuesie ku kryeheshin tortura ndaj shqiptarëve dhe jepej dënimi me vdekje. Më vonë…
Ajo është një nga emrat më të njohur në Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Duke folur së fundmi për dashuritë më të madhe të jetës së saj ku përfshihen babai, djali, nëna dhe burri, ajo ka zgjedhur të ndajë një moment të vështirë personal. Kodheli rrëfen se bashkëshorti është përballur para disa kohësh me një problem shëndetësor. Në momentin që po prisnin ambulancën, ajo kujton se është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar Zotit që të marrë atë dhe jo të shoqin. “Unë me ju mund të ndaj diçka krejt personale, im shoq ka…
Baton Haxhiu prezantoi të gjeturat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri. Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. 42.5% e shqiptarëve deklarojnë se bindjet e tyre politike janë më afër qendrës. Ndërsa 24.6% thonë se janë majtas dhe 14.2% janë djathtas. Gjithashtu sondazhi tregon edhe disponimin momental të shqiptarëve…
Drejtoresha Teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkhove, ka deklaruar se versioni i ri i COVID-19 që u shfaq në juglindje të Anglisë është gjetur edhe në Danimarkë, Hollandë dhe Australi. “Një lloj i ri i koronavirusit u shfaq në Danimarkë, Holandë dhe kishte një rast në Australi, por nuk u përhap më tej atje,” tha Van Kerkhove për BBC. E pyetur nëse verisoni i ri i virusit erdhi nga Anglia jug-lindore, ajo e pohoi. “Sipas informacionit që Anglia ndan me ne, lloji i ri erdhi ose nga juglindja e Anglisë ose nga Londra,” tha Van Kerkhove. Drejtoresha…
Motër e vëlla janë braktisur nga nëna e tyre dhe tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ata shpesojnë që të gjejnë nënën e tyre që i la në jetimore. Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur. Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e…
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa, e cila është me origjinë shqiptare, por e lindur dhe e rritur në Itali. Së bashku me moderatorin Ardit Gjebrea kanë vizituar kalanë e Krujës, kur befas është shfaqur kryeministri Rama.“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama, ndërsa më pas nxori nga xhepi pasaportën shqiptare…
Dy nga simptomat e zakonshme të Covid-19 janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas ekspertëve, këto veçori janë bërë një sinjal i rëndësishëm për të zbuluar nëse një person është i infektuar ose jo. Pikërisht duke u bazuar tek këto simptoma, kafeja është një produkt që mund të na vijë në ndihmë në diagnostikimin e prezencës së virusit në organizëm. Duke qenë se shumica e njerëzve janë përdorues të rregullt të kafes në mëngjes, mos ndierja e aromës së njohur mund të jetë një iniciues i mirë për kryerjen e tamponit për Covid-19. “Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë…
Baton Haxhiu prezantoi të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania “Source”, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri. Nga anketimet e sondazhit zbulohet se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas. Ndërkohë tani bindjet kanë ndryshuar më afër qendrës. Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato…
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, kanë marrë pjesë babë e bir Dilaveri dhe Taulant të cilët e nisën këtë seancë ndërmjetësimi me sherr dhe të bërtitura. Dilaveri ka sjellë Taulantin për t’i kërkuar 40 mijë euro që ia ka dhënë. Dilaveri: Kam ardhur këtu për të parë këtë bukuroshin tim, djalin tim se ka 1 vit që ka ikur. Taulanti: Ti më the që ik nga shtëpia, për çfarë më ke sjellë ti mua? Dilaveri: Shko ulu atje se jam babai jot do më dëgjosh. Taulanti: O zotëri thirri mendjes. Dilaveri: Ulu mos më rri në këmbë. Taulanti: S’ke turp s’ke. Ti…
Italia ka bërë të mundur kthimin e dy pacientëve italianë të infektuar me COVID nga Shqipëria drejt vendit fqinj përmes një avioni ushtarak. Sipas medias italiane, transportimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Italianët e infektuar janë transportuar nga Brigada 46 ajrore e Pisas, ndërsa pas një orë fluturimi u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore italiane. Nga 23 tetori, 1141 ushtarë, 366 mjekë dhe 700 infermierë po punojnë në transportimin e qytetarëve të infektuar me Covid në Itali. Komanda Operative e Forcave të Armatosura ka në dispozicion 73 mjete fluturuese, përfshirë dhe 322 automjete…