Author: tirana

OSHEE ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e tiranës, ku njofton se ditën e nesërmë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 4 orë. Ndërpreja e energjisë do të ndodhë nga ora 10:00 deri në 14:00 në zonat e Bërxullës, Domjes, Bathore, Bregu i Lumit, Qerekë.“Stakim, 21 dhjetor Për shkak të remontit të parashikuar në NST Valias, në datën 21 dhjetor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë Bërxullë, Domje, Bathore, Bregu i Lumit, Qerekë (pjesërisht)”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Read More

Nga Arbi Fortuzi Për për ta parandaluar përhapjen e COVID 19, qeveria ka vendosur të ndëshkoj me gjobë ata që nuk vendosin maskën mbrojtëse në ambientet publike, një vendim mëse i drejtë i marrë hua edhe nga vendet e tjera në BE apo edhe në SHBA. Por, ashtu si për maskat, që na mbrojnë nga virusi, a mos duhet të gjobisim dhe ata që sillen si “virus” me natyrën dhe dëmtojnë atë, duke hedhur ndotjet e tyre vend e pa vend?! -Mëngjesin e sotëm udhëtova drejt Pezës, në një zonë tejet piktoreske, me pamje fantastike dhe me një histori mjaft…

Read More

*Letër lamtumire nga mjeku dhe profesori i njohur Mentor Petrela, për neurologun Drin Dobi, që humbi betejën me Covid më 9 dhjetor. Natë e ftohtë në Rinas nga një ‘arrivals’ jo e zakonshme, zbriste Drini nga qielli në prag Krishtlindjesh, sa për të na dhënë lamtumirën. “Thyem rregullin” ne të mjekësisë të grumbulluar në heshtje me duartrokitje, duke shtruar asfaltin me karafila të bardhë. Qielli i errët nga smogu ndërkohë nuk linte të shiheshin yjet ose ndonjë meteor. E-mailit të fundit të 11 Nëntorit me Drinin e shtruar në Neurologji me COVID-19 me propozime optimiste për shërbimin që drejtonte, nuk…

Read More

Ylii Baka, Ermal Mamaqi, Fatma Haxhialiu, Irgen Çela dhe Albani i cili është vëllai i Dr.Florit u bënë sot bashkë. Personazhet e famshëm u mblodhën në fshatin e Farkës për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. kapja e gjelave të detit, përgatitja me baltë, mbledhja e deleve dhe dhive, gjithashtu edhe pastrimi i sobës me dru. Ylli Baka foli për marrëdhënien e tij me Besin dhe Ceken, po ashtu edhe për punën e tij në Greqi ku ka vjelur ullinj dhe fitimin e tij nga kjo punë. “Besi…

Read More

Vitamina K është një nga substancat më esenciale në grupin e vitaminave që i duhen trupit. Ndihmon në funksionimin dhe qarkullimin e mirë të gjakut gjithashtu edhe në formimin e kockave të forta. Kjo vitaminë shfaqet në dy forma si vitamina K-1 dhe K-2. Nëse K-1 është forma e saj primare që vjen nga perimet jeshile, versioni K-2 shfaqet me shumicë tek proteinat e kafshëve dhe ushqimeve të fermentuara. Gjithashtu bakteret që ndodhen në barkun tuaj mund të prodhojnë një sasi të vogël vitaminë K-2. Në këtë artikull ju tregohet disa nga vlerat dhe trajtimet natyrale që kjo vitaminë sjell…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook i është rikthyer betejës ekonomike ndaj qeverisë së kryeministrit Rama. Basha shprehet se vendi ynë renditet i treti në botë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë të shportës. Duke u bazuar tek të dhënat e EOROSTAT, kryedemokrati thekson se çmimet e ushqimeve janë ngritur në stratosferë gjatë qeverisjes 7-vjeçare të socialistëve. Në lidhje me këtë fakt Basha deklaron se durimit i ka ardhur fundi dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Statusi i plotë i Bashës: Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen…

Read More

Ina Bino Në dhjetor të vitit 2019 në Kinë u përhap virusi COVID-19. Wuhani ishte qendra e këtij virusi të ri, i cili u shndërrua në pandemi dhe shkaktoi shumë infektime, vdekje, kriza ekonomike dhe ndryshim të mënyrës së jetesës. Shumë vende pasi luftuan me këtë virus mundën që ta stabilizonin disi situatën, por ky nuk qe një tregues se këto vende mund të mos prekeshin nga një valë tjetër. Por çfarë po ndodh tani me Kinën, vendin prej nga buroi virusi dhe vendi i parë që mori masat e forta në përballje me këtë sëmundje? Në një intervistë për…

Read More

Në Nëntor 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 miliardë lekë, duke u rritur me 10,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 1,7 %, në krahasim me Tetor 2020. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 249 miliardë lekë, duke u ulur me 10,1 % krahasuar me një vit më parë. Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë ulur me -10,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -5,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,2…

Read More

Milani rikthehet te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë reaguan pas dy barazimeve 2-2 dhe sot fituan 1-2 në transfertë kundër Sassuolos. Një triumf i rëndësishëm i ekipit të Stefano Piolit, që vazhdon të kryesojë Serie A. Miqtë e nisën në mënyrë fantastike takimin. Aksioni i parë, sekonda e shtatë dhe topi në rrjetë. Calhanoglu dhuroi një asist fantastik për sulmuesin portugez, i cili nuk gaboi përpara portës kundërshtare. Milani shënoi sërish tetë minuta më vonë me anë të Calhanoglu, por teknologjia VAR anuloi golin. Djemtë e Piolit vazhduan të luanin mirë dhe gjetën sërish rrjetën në minutën e 26-të. Kundërsulm perfekt…

Read More

Nga 21 dhjetori, Facebook dhe Instagram largojnë këto opsione për përdoruesit në Evropë Gjigandi Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë. Nga 21 dhjetori, aplikacionet për mesazhe do të bien nën rregulloren e re të Bashkimit Evropian. Facebook ka njoftuar se disa mundësi interaktive, sikurse anketat në grupe të mesazheve në Messenger, do të jenë në mesin e opsioneve që do të pamundësohen. Facebook ka thënë se ende nuk ka publikuar listën e të gjitha mundësive që do…

Read More

MSH ka njoftuar së në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 14 qytetarë si pasojë e COVID. Nga 1927 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 461 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:192 raste në Tiranë, 65 raste në Shkodër, 42 raste në Fier, 33 raste në Vlorë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Dibër, 14 raste në Berat, 11 raste në Korçë, 10 raste në Elbasan dhe Lushnje, 6 raste në Lezhë, 5 raste Malësi e Madhe dhe Kavaja, 4 raste Gjirokastra, 3 raste në Kurbin, Kamëz, Peqin, Klos, Kuçovë, 2…

Read More

Trupi njerëzor është një mekanizëm i komplikuar me procese të panumërta që shpesh operojnë në të njëjtën kohë në mënyrë të pavarur. Kur diçk nuk shkon mirë në trupin tonë, jep shenjat e veta! Megjithatë, shumë njerëz nuk u kushtojnë rëndësi simtpomave që u jep trupi i tyre dhe ndonjëherë është vonë për të vepruar. Gjithsesi, këto shenja të dukshme nuk duhen injoruar. Lëkura e thatë Lëkura e thatë është shenjë e mungesës së vitaminës E dhe duhet trajtuar në kohë. Duke ngrënë sa më shumë bajame, fara, embirone, vajra bimorë, spinaq, peshk e vezë do të mund t’i rrisni…

Read More