Efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri u vra sot aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar. Fatkeqësisht ai humbi jetën, pasi djali i tij mori armën dhe qëlloi në drejtim të tij. Një plumb ka mjaftuar që t’i marrë jetën 39-vjeçarit Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e kopshtit zoologjik, ndërsa humbi jetën 39-vjeçari R.Bicerri. Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet. Punonjësi i ka qenë duke luajtur me bilardo me disa miqtë të tij, ku i biri ka përfituar nga shpërqendrimi i të atit dhe ka marrë prej çantës armën e tij. https://streamable.com/9r453l
Author: tirana
Në emisionin ‘E diell’ sot po diskutohet nëse është më mirë marrëdhënie më një të huaj apo me një shqiptar. Lidhur me këtë temë gazetari Bledi Mane bëri një koment mjaft pikant. Ai tha se: Femrat shqiptare duan të huaj se i huaji është më i dëgjuar, më i sjellshëm, kurse në shtrat duan një shqiptar se është më i egër. “Femrat shohin te shqiptarët atë maçon e vërtetë. Nuk e di pse këtu e konsiderojnë seksin si poshtërim edhe kur shajnë kështu , të më falë audienca shkova në shtrat me motrën e filanit”, tha ai.
COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër politikani të njohur shqiptar. Ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku, i cili ishte i shtruar prej disa javësh në spital ka humbur dje jetën nga koronavirusi. Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të politikanit…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik. “Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”. Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.…
Bashkia e Tiranës do të mbështesë fëmijët e familjeve në nevojë me bursa, të apasionuar pas teknologjisë dhe artit. Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. “Për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, jemi të gatshëm t’i subvencionojmë. Është mëkat të harxhosh kohën kot, kur mund të investojmë në aftësimin e të rinjve me një zanat apo një kurs që nesër do të japë më shumë oferta për punësim, duke ofruar dije për një botë që gjithmonë e më shumë kërkon këtë lloj aftësish që mëson TUMO”, theksoi Veliaj. Ai shprehu bindjen se TUMO do të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë nga djali i tij i mitur. Mësohet se ngjarja ndodhur në një lokal në Sauk. Nga burimet paraprake bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht, pasi djali i efektivit të FNSH ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar ndaj tij.
Në vigjilje të festave të fundvitit është rikthyer fluksi i udhëtarëve që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit. Sipas informacioneve që jep autoriteti portual i Durrësit, bëhet e ditur se Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele në funksion. Ndërkohë që janë shtuar kontrollet nga ana e Sektorit të Epidemiologjisë në APD për monitorimin e gjendjes shëndetësore të udhëtarëve në momentin e mbërritjes së tyre në Portin e Durrësit. Përveç deklarimeve që qytetarët bëjnë pranë autoriteteve italiane në nisjen e tyre, protokollet shëndetësore aplikohen edhe në mbërritjen e tyre. Mësohet se…
Personi që shihni në foto është Nikoll Sherrniku, personi i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së efektivit të policisë, Xhulio Prelës. Sherrniku u arrestua ditën e djeshme, ndërsa bashkautori tjetër i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka dalë jashtë vendit. Ndërkohë është zbardhur edhe ngjarja, ku bëhet me dije se efektivi u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Krimi i rëndë ndodhi duke u gdhirë 5 dhjetori në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, teksa 26-vjeçari u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Volkwagen”.
Të tjera fakte dalin në dritë në lidhje me transferimin e dështuar të Luis Suarez te Juventus. Sulmuesi është pyetur nga hetuesit italianë të premten, duke dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat për “falsifikim të dokumenteve shtetërore”. Prej muajsh hetohet për provimin e gjuhës italiane, që do t’i hapte rrugë pajisjes së futbollistit me nënshtësinë italiane dhe kalimit të tij te “Zonja e Vjetër”. Suarez ka konfirmuar dyshimet e hetuesëve, duke pranuar se kishte marrë më parë përgjigjet e testit. Por në seancën dëgjimore të mbajtur të premten me video-konferencë, Suarez ka zbuluar se kishte një parakontratë me…
Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, poston herë pas here në profilin e saj në “Instagram”, video ku shfaqet tejet provokuese. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Ajo ka ndarë me 605 mijë ndjekësit e saj një video që menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve. “Energjia”, ka shkruar Klaudia krahas pamjeve, në të cilat shfaqet tejet seksi me lëvizjet provokuese. Menjëherë vërshuan pëlqimet dhe komentet, ku fansat e komplimentonin për talentin që ka në kërcim. E sigurisht që nuk munguan as komentet në lidhje me fizikun e saj perfekt. View this post on Instagram A post shared…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Patos ku një 71-vjeçar ka vrarë veten. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, ku i moshuari ka vendosur të hidhet nga kati i pestë i pallatit. Dyshohet se 71-vjeçari me inicialet K.Xh., vuante nga depresioni. Njoftimi: Informacion paraprak Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë 2 ditë më parë. Bëhet fjalë për Brandon Bregun. Mësohet se 42-vjeçari ishte nga Lushnja. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Policia shqiptare, raporton BW. Krimi ndodhi në një restorant në qytetin turistik Alfaz del Pi të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar. Siç raportuan dhe mediat spanjolle, një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyu” në ambientet e restorantit të quajtur “The Orange Tree”, dhe qëlloi ndaj shqiptarit në sy të bashkëshortes së tij. Autori qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të 42-vjeçarit…