Holanda ndaloi sot herët në mëngjes fluturimet hyrëse nga Britania e Madhe, pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19. “Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe është vendosur të vazhdojë deri më 1 janar”, deklaroi qeveria. Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) rekomandoi kufizimin e hyrjes së këtij lloji të virusit nga Britania e Madhe sa më shumë që të jetë e mundur duke kufizuar ose kontrolluar lëvizjet e udhëtimit, gjë që solli pezullimin e udhëtimeve ajrore nga Kabineti. Sipas kabinetit qeveritar, një virus me variantin e përshkruar në BM ishte identifikuar tashmë në një mostër…
Author: tirana
Policia e Lezhës njofton se është arrestuar një nga personat e dyshuar të vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Njoftimi i Policisë së Lezhës: Zbardhet vrasja e punonjësit të Policisë XH.P, ndodhur më 05.12.2020 ,në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. Grupi i posaçëm hetimor pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes, ku mbi bazën e provave të grumbulluara u identifikuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Mbasditen e djeshme, Policia vuri në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes si dhe shpalli në kërkim bashkëautorin tjetër. Në…
Ajo është konsideruar si një ndër deputete më seksi të Kuvendit të Kosovës. Dude Balje ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko kush Luan’, ku është vënë të zgjedhë se cilin politikan shqiptar, Lulzim Bashën apo Edi Ramën do të hidhte nga avioni. Edhe pse më vështirësi, ajo është përgjigjur. PJESË NGA EMISIONI: PYETJE: Kë do hidhje nga avioni Lulzim Bashën apo Edi Ramën? Duda Balje: Lulzim Bashën! PYETJE: Po pse? Duda Balje: Sepse duket sikur duron më shumë.
Pasditen e sotme do të rikthehen sërish protestat në Tiranë. Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar se ditën e sotme do të protestojnë në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme artistët pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj aktivistëve. Në një lidhje për Fax News, Budina tha se “Shoqërimi ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Në orën 18.00 do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme.” Pasditen e djeshme, disa aktivistë u shoqëruan nga Policia në zonën para Teatrit ndërsa ende nuk dihen arsyet. Policia shoqëroi Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martini dhe Gentjan Hasani. Regjisori Budina tha ditën…
Shkatërrohet banda e drogës që drejtohej nga shqiptarët në Belgjikë. Mësohet se në kuadër të këtij aksioni u arrestuan 11 persona, mes tyre 9 janë burra dhe 2 gra, ndërsa nuk dihet se sa janë shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se një prej të arrestuarve shqiptarë u plagos rëndë, pasi teksa tentoi t’i shpëtonte policisë u hodh nga një lartësi e lartë. Policia ushtroi kontrolle në disa banesa dhe lokale në Grimbergen dhe në Bruksel, ndërsa u sekuestruan 100 mijë euro. Po ashtu u sekuestruan 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro si dhe disa makina.…
COVID-19 i ka marrë jetën regjisorit të njohur Kadri Metohu.Mësohet se Metohu ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Metohu ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik. Si regjisor Metohu ka drejtuar një sërë dramash të vendosura në skenën e Teatrit. Ai ka kontribuar gjatë edhe në RTSH.
Pas përjashtimit nga ‘Përputhen’ Shqipja vazhdon ende të tërheq vëmendjen me deklaratat e saja të bujshme. Në një intervistë për “Prive”, Shqipja shprehet se është e sigurtë që në foton që ka publikuar është Tea me Andin dhe ka materiale të tjera që do ta vërtetonin. Shqipja nuk njeh limite, plas ‘bombën’ e radhës për Ish-konkurrentja tha se pas përjashtimit është takuar me Andin dhe kanë vazhduar njohjen e tyre. “Pas programit jam takuar me Andin, kemi vazhduar jashtë njohjen. Nuk e di a i ka thyer rregullat me këtë, unë di që Andi do hakmerrej me Tean, kaq di.…
Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi është gjobitur pasi që nuk e ka respektuar orën policore, duke lëvizur jashtë orarit të përcaktuar. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ministri në Facebook, ndërsa theksoi se do ta paguajë dënimin. Selimi pohoi se Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin. “Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka rrëfyer betejën e tij me COVID, pasi ia doli mbanë pas 12 ditëve në spital ku ka marrë mjekim të specializuar në Athinë. Teksa ka folur për mediet greke eksperiencën e tij të vështirë Janullatos është shprehur se kur ishte i sëmurë nuk ndjeu frikë, por vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. “Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur. Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po…
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në Jugperëndim duke rrezikuar dhe ndonjë shi në sasi shumë të pakët. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në Shijak, ku po dhuron çelësat e disa prej shtëpive të para, të ndërtuara në kuadër të procesit të rindërtimit, pasi të vjetrat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019. I shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku Elton Arbana dhe deputeti Jurgis Çyrbja, Rama ka shkëmbyer batuta me banorët dhe pronarët e shtëpive. Një zonjë e moshuar i ka dhuruar kryeministrit një buqetë të vogël me lule. “Jam e fortë se më ke bërë ti të fortë”, i tha zonja kryeministrit dhe i dhuroi lulet, ndërsa Rama ia ktheu “Shumë faleminderit se…
Nga mesnata në fuqi ka hyrë regjimi i përforcuar për hyrje në Austri, me të cilin qeveria dëshiron të pengojë që personat që kthehen në vend ta sjellin me vete edhe koronavirusin.Secili që vjen në Austri, prej sot do të duhet të hyjë në karantinë dhjetëditore, që mund të përfundojë më së shpejti pas izolimit pesëditor, nëse ndërkohë bën PCR test ose test për antigjen në harxhim personal, dhe ai rezulton negativ.Pa kurrfarë kufizimesh në Austri mund të hyjnë personat, të cilët rregullisht vijnë në vend për punë, duke i përfshirë edhe kujdestarët, personat që vijnë për vizitë familjare të…