Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim në rrjetet sociale, Berisha ka ripostuar krahas komentit të tij, një shkrim nga Kassandra, i botuar në gazetën “New Europe”. Ish-kryeministri thotë se ky është një skandal ndërkombëtar, dhe se pas Vlahutin edhe “ndrikull Calavera” është pjesë e rrjetit mafioz Tiranë-Bruksel. Në artikull akuzohet Calavera, pasi sipas “Kasandrës”, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, i ka telefonuar Komisionit të Venecias duke i kërkuar që të mos shqyrtojë kërkesën e Presidentit të Shqipërisë për…
Author: tirana
Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg ishte sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24. Dollenberg foli për një studim të fundit që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë mbi kohën se kur pacientët me Covid 19 duhet të merrnin antibiotikë dhe kortizonikë. Të dhënat e studimit ajo i ndau edhe me publikun shqiptar, por tha gjithashtu se do të rekomandonte që edhe mjekët shqiptarë t’i zbatonin ato. Sipas saj, një i sëmurë me Covid 19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të…
Mësimi online, PD akuza Qeverisë: Dixhitalizimi i shkollave, dështimi më i madh i Edi Ramës! 18 milion euro janë zhdukur Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton, se projekti i dixhitalizimit të shkollave, është një nga dështimet më të mëdha të tyre. Nëpërmjet ish-deputetit Endri Hasa, PD akuzon Rama dhe 18 milion euro që u përdorën për dixhitalizimin janë zhdukur dhe shkollat shqiptare janë të papërgatitura për mësim online. Kjo sipas Hasës, ka një pasojë direkte që është rënia e cilësisë së arsimit. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA Në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi…
Vaksina e koronavirusit nga Universiteti i Oxfordit pritet të miratohet para Vitit të Ri. Sipas burimeve, Agjencia Rregullatore e Barnave do të autorizojë vaksinën më 28 ose 29 dhjetor. Ata janë duke pritur për të dhënat përfundimtare nga shkencëtarët e Oksfordit, të cilat do të njoftohen të hënën. Sarah Gilbert, studiuesja kryesore, tha të premten se ajo shpresonte që vaksina të miratohej së shpejti. Dhe profesori Martin Marshall, tha të shtunën në mëngjes se prova e fundit e vaksinës së Oksford do të lejojë që procesi i vaksinimit të ndodhë me një ‘ritëm shumë më të shpejtë’. Më shumë se…
Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump dhe Presidenti Donald Trump kanë publikuar portretin e tyre zyrtar të Krishtëlindjes. Në foto shihet Trump dhe Melania të cilët kanë përshtatur veshjet me njëri-tjetrin. Të dy shihen me veshje smoking për foton zyrtare të Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë, duke buzëqeshur dhe krah njëri-tjetrit në shkallët Grand mes dekorit festiv. “Gëzuar Krishtlindjen nga Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump” thuhet në kartolinën e tyre. Kjo është kartolina e fundit për çiftin pasi SHBA ka zgjedhur si president të ardhshëm Joe Biden.
Vendet e Bashkimit Evropian pritet të nisin vaksinimin kundër koronavirusit në fund të dhjetorit. Po në Shqipëri kur pritet të mbërrijë vaksina dhe si do të zhvillohet vaksinimi? Në lidhje me këtë temë emisionit ‘Java në RTSH’ kishte të ftuar zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Rakacolli tha se vaksinimi masiv i popullsisë në të njëjtën kohë është i pamundur për shkak të numrit shumë të madh të dozave të vaksinës që duhen. “Sapo ka filluar të flitet për vaksinën, ka qenë prioritet i qeverisë që ta sigurojë atë. Ne jemi pjesë…
“Bild” ka rrëfyer historinë e një 32-vjeçari nga Kosova që ishte kthyer në makthin e qytetit të Dortmundit dhe përballet deri në 15 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasin Hysen T., i cili akuzohet grabitje, përdhunim dhe plagosje, ku pre e agresionit të tij ishin në të shumtën e rasteve gratë. Sipas medias gjermane shtetasi në fjalë i ndiqte gratë gjatë natës teksa ktheheshin në shtëpi, i grabiste, i sulmonte dhe përdhunonte. Më 4 dhjetor raportohet se ai kishte zënë prit një 25-vjeçareje në Dortmund ndërsa po priste ashensorin dhe e kishte tërhequr zvarrë shkallëve duke e goditur në fytyrë.…
Policia e Shtetit i ka identifikuar dy autorët e vrasjes së policit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Burime pranë grupi hetimor, i thanë Dosja.al se ka qenë një konflikt i çastit pista kryesore e hetimit për vrasjen e policit që nuk kishte probleme as në punë dhe as në familje. Të dy këta persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë jashtë vendit. Vijon..
SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka bërë sot bilancin që prej krijimit më 19 dhjetor 2019. Në një njoftim zyrtar SPAK thotë se ka arritur të përmbushë detyrat e caktuara, ndërsa garanton publikun se do vazhdojë të kryejë me vendosmëri punën. Në treguesit e performancës, SPAK thotë se ka kryer me qindra hetime dhe verifikime, e po ashtu një pjesë e mirë e dosjeve janë parë si të drejta nga Gjykatat që kanë vendosur dënime për subjektet e hetimit. Njoftimi i plotë nga SPAK Sot është një vjetori i krijimit të Prokurorisë së Posacme (SPAK). Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me mbështetës të LSI në Tepelenë. Përmes një instastory, Kryemadhit i ka bërë përshtypje fjala e një tepelenasi, ndërsa shton se qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit. “Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.” Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, shprehet ajo.
FOTO/ Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës? E mbajti fjalën, moderatorja bëhet brune! Mbrëmjen e kaluar, moderatorja Luana Vjollca i bëri një pyetje serioze ndjekësve të saj në rrjete sociale. Apo kërkoi mendimin e tyre nëse i kishte marrë malli për një Luanë brune dhe nëse duhet të kthehej e tillë. Moderatorja s’ka pritur më gjatë dhe vetëm disa orë pas kësaj pyetjeje, ka vendosur të ndryshojë look. Sonte në emisionin “Shiko Kush Luan” do të shohim një Luanë brune (ngjyrë çokollatë). Ajo vetë nga ndarë foto me look-un e ri në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan:…
Dy protestues të mitur janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës për në Komisariat pasi kanë patur me vete në tubimin e ditës së sotme, shishe me benzinë. Në momentin kur ata janë futur nga patrulla në makinën e Policisë, njëri prej tyre ka pyetur: ça ju kena ba mor. Të miturit janë 14 dhe 15 vjeç. Shoqërimi i tyre sjell edhe mbylljen e protestës së ditës së sotme në Shkodër.