Një debat banal në zanafillën e krimit në Lezhë, ku u vra me armë zjarri 26-vjeçari Xhulio Prela, efektiv i FNSH-ve të Shkodrës. Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Autorët janë konfliktuar,raporton BW. Autori kryesor i krimit është nga Fushë Kuqja dhe është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes Ai kishte dale për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën 3 minuta para ngjarjes. Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me…
Author: tirana
Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të nisin shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit nga java e ardhshme. Kreu i ISSH-së, Astrit Hado ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Hado thotë se janë disa kategori qytetarësh që përfitojnë bonus në fundvit. NJOFTIMI I ISSH
Një 20-vjeçar nga Gjakova ka humbur jetën tragjikisht, teksa po kthehej në vendlindje. Sipas informacioneve për mediat, 20-vjeçari Enis Latifi kishte duke u kthyer nga emigrimi për të kaluar festat e fundvitit me familjen e tij, por fatkeqësisht humbi jetën në një aksident në Rumani. Lajmin e ka bërë të ditur motra e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Taksa e fshehur e fiskalizimit është një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha”, deklaroi sot ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku tha se “që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë”. “Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari. Të gjitha…
Thuhet se fati qëndron gjithmonë në anën e guximtarëve. Nuk i braktis kurrë njerëzit që e kërkojnë atë duke i shpërblyer në fund. Të tjerë mendojnë se fati është i paracaktuar nga fuqi të mbinatyrshme dhe gjithçka që përjetojmë në jetë është vijimësi i asaj që është ”shkruar” për ne. Por pavarësisht këtyre debateve, të gjithë njohim njerëz që duket sikur fati nuk i braktis kurrë. Nuk do të qe çudi nëse miqtë tuaj fatlumë t’u përkasin këtyre shenjave të horoskopit. Peshorja: Peshorja njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë…
Koronavirusi i rrezikoi seriozisht jetën deputetit 33-vjaçar të Kuvendit të Shqipërisë Andi Përmeti. Pas një lufte të gjatë dhe të vështirë me virusin, deputeti Përmeti ka reagua për herë të parë në rrjete sociale përmes një mesazhi të mbushur plot me emocione. Andi Përmeti ka një ndjesë dhe një falenderim në një ditë shumë kuptimplotë, 1-vjetorin e lindjes së djalit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Përmeti i kërkon ndjesë të birit që nuk mundi të jetë dot me të në këtë ditë të veçantë, duke e cilësuar atë si forca më e madhe gjatë ditëve kur ka…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një vizitë në familjen e 25-vjeçarit që u vra nga një efektiv policie. I shoqëruar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi është takuar me familjarët e Klodian Rashës. Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy vizita në familjen Rasha dhe gjithashtu ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dorëheqjes nga detyra e tij.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të vizitojë sot në orën 11:45 familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj, raporton TCh. Më herët në shtëpinë e familjes Rasha ka qenë edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja Elisa Spiropali. Për vrasjen e 25 vjeçarit në kryeqytet dhe jo vetëm u zhvillua për 7 ditë me radhe protesta nga qytetarët që kërkonin drejtësi ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm Sandër lLeshaj. Ndërsa efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit…
Gjykata e Beratit jep masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Vangjel Polovina, që akuzohet për vrasjen e 41-vjeçarit Ajet Guneli në një lokal të fshatit Goraj në Kuçovë. Polovina ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave. Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest…
Rriten shifrat e infektimeve me COVID-19 në mbarë botën. Mësohet se 76 milionë e 690 mijë e 612 persona janë infektuar me koronavirus. Sipas faqes botërore të statistikave Worldometers.info, 1 milionë e 693 mijë e 259 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 53 milionë e 817 mijë e 406 persona janë shëruar. Mësohet se SHBA-të janë në krye të listës sa i takon numrit të lartë të infektimeve, me plot 18 milionë e 78 mijë e 9 të infektuar, India e dyta me 10 milionë e 31 mijë e 659 raste si dhe Brazili me 7 milionë e…
Duke nisur nga spekulimet se coronavirusi është krijuar në një laborator, një sasi e madhe e informacioneve të rreme kanë qarkulluar përreth globit gjatë vitit 2020 për sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus. Zyrtarët e shëndetit publik, analizuesit e të dhënave dhe mjekët, kanë tentuar të mposhtin qindra thashetheme që kanë qarkulluar gjithandej. Mirëpo dezinformatat kanë qenë të fuqishme sa edhe vetë virusi. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë nisur vaksinimin këtë muaj, shumë dezinformata vazhdojnë të shpërndahen online. Më poshtë gjenden disa mite kryeneçe, që vazhdojnë të jenë aktuale për COVID-19. Mit: Maskat nuk…
Një tjetër shtet miraton përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit. Bëhet fjalë për Zvicrën. Mësohet se autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës të prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech. Mediat zvicerane raportojnë se agjencia kompetente qeveritare zvicerane Sëissmedic njoftoi sot se ka dhënë një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid. Ndërkohë, që ende nuk është bërë e ditur se kur do të nisë vaksinimi tek popullata. Kujtojmë se vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, të cilat kanë nisur vaksinimin në popullatë.