Author: tirana

Ish-oficeri i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Abaz Lala është kërcënuar me vdekje. Sipas informacioneve për mediat, Lala pak ditë më parë kishte ardhur nga jashtë shtetit, për t’i kaluar festat në Shqipëri. Mësohet se në shtëpinë e ish-oficerit kanë shkuar disa persona dhe e kanë kërcënuar se “do t’i presin kokën”. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët, pas denoncimit që ka bërë Abaz Lala.

Read More

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar së fundmi edhe Mustafë Bajrami. Ky i fundit është konsideruar si terrorist islamik, me pikëpamje anti-perëndimore. Kurti ka thënë se Bajrami si lobues për njohjen e Kosovës në shumë shtete të botës dhe si njohës i mirë i Lindjes së Afërt e të Mesme, sjell dije e përvojë të vlefshme për LVV-në. Kjo prurje e re e njoftuar nga vetë Albin Kurti, në vend që të jepte entuziazëm, ka sjellë pakënaqësi tek disa persona, të cilët e kanë kritikuar një veprim të tillë.…

Read More

Skandalet raciste dhe provokative kundrejt shqiptarëve në televizionet greke nuk ndalen as kur bëhet fjalë për muzikë apo sport. Së fundmi, në televizionin “MAD” janë ndarë çmimet muzikore për vitin 2020, ku një prej këtyre çmimeve e ka fituar një këngëtar minoritar grek. Jo rastësisht çmimin ia ka dorëzuar Piro Dhima, himaroiti i shndërruar në grek, që shpesh ka provokuar opinionin me komente raciste. E ndërsa ka marrë çmimin, këngëtari grek ka thënë se ia dedikon të rinjve nga “Vorio-Epiri”, që është një term i sajuar i propagandës së ekstremistëve grekë për pretendimet territoriale në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur…

Read More

Prej kësaj të hënë 6 qendra shëndetësore në kryeqytet do të kryejnë testet e shpejta. Në një udhëzues sqarohet se testi i shpejtë do të kryhet në qendrat shëndetësore numër 2, 4, 6, 9, Kodër Kamza dhe Qyteti Studenti. Brenda një pike testimi do referojnë mjekët e familjes të 3-4 apo më shumë qendrave shëndetësore të ndara sipas udhëzuesit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Kështu tek pika e ngritur për testin e shpejtë tek qendra shëndetësore nr. 4 do të kryejnë “rapid” test pacientët e qendrës shëndetësore nr.3, 4 dhe 7.. Ndërsa banorët e Paskuqanit, Kamzës, Bathores, Kodrës…

Read More

Mirela ka treguar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare se ka qenë e birësuar nga dy prindër Shkodranë dhe e ka zbuluar këtë gjë kur ishte në gjimnaz. Direkt pasi u martua ajo nisi kërkimet për familjen biologjike, ku përveç nënës gjeti dhe një vëlla tjetër të braktisur në shtëpinë e fëmijës. Ardit Gjebrea: Ti kë ke ftuar sot? Mirela: Sipas të dhënave mua më thanë që kjo ka dhe një djalë të quajtur Arben. Arbeni ishte fëmija i saj i parë dhe ai jetonte në Shkodër. Mua më tha një person që të ndihmoj unë ta…

Read More

Një 54-vjeçar me inicialet P.C. është arrestuar nga policia, ndërsa djali i tij Xh.C. 19-vjeç është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte punonjësit e OSHEE-së. Policia thotë se babë e bir, banues në fshatin Gorisht të Vlorës, kanë goditur fizikisht punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës. Punonjësit e dhunuar janë shtetasit, R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.

Read More

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare, ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku si pasojë e koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko. Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë dot koronavirusit.

Read More

Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet këtë të hëne. Parashikohen projekte të reja dhe shume të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë me se të merreni dhe ndiheni të trishtuar, do të përfshiheni në aktivitete të cilat do ju bëjnë të buzëqeshni. Në dashuri gjithçka shkon më së miri, teksa parashikohen zhvillime të reja për ata që janë vetëm. Demi Do të jeni të rrethuar nga një stres i madh, për shkak të situatave të krijuara nga të tjerët. Do të përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Në dashuri duhet…

Read More

Një profesion që e bën më dashuri, jo vetëm që nuk harrohet, por të ndihmon ne pleqëri të ndihesh mirë si nga gjendja shëndetësore ashtu edhe ajo emocionale. Dhe kush ka dyshime për këtë ka ish-punonjësen e trikotazhit, Natashën në Elbasan për ta vërtetuar. Prej më shumë se 45 vitesh, Natasha vazhdon të punojë triko me makinën e saj, të cilën e ka marrë nga ish trikotazhi, ku ka punuar në vitet e komunizmit. Natasha tregon per A2news se ishte e vetmja nga disa dhjetëra shoqe të saj, që mbajti makinën e trikove dhe nuk e çoi në Metalurgjik për…

Read More

Dardan Lala, shqiptari me prejardhje nga Ferizaj, që jeton në SHBA, është nga të parët që është vaksinuar me vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ka qenë vet Lala ai që përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur një gjë të tillë. “Unë u vaksinova. Pas kësaj, kisha dhimbje të këqija në krah…”, ka shkruar Lala në rrjetin social. Shqiptari që jeton në Fort Worth, Texas, punon në një institucion korrektues dhe se dozën e dytë të vaksinës pritet ta marrë pas rreth tri javësh. Shqiptari nga Ferizaj është njëri nga shumë njerëzit të cilët kanë pasur fatin të vaksinohen…

Read More

Moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë dhe sigurisht që kjo ndikon në edhe në tiparet e njëjta të karakterit të tyre. Por cilat mund të jenë të këqijat e të pasurit përkrah një partner të ngjashëm si vetja? Këtë gjë e ka treguar vetë Arbana përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga shtëpia, në të cilën shihen dy vazo të mëdha me lule Krishtlindjesh. Duke pasur të dy të njëjtën mendje, Arbana dhe Eduarti kanë blerë nga një lule të tillë në njëjtën kohë. “Të këqijat e të pasurit një…

Read More

Artistja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka bërë debutimin në skenë pas pothuajse dy vitesh shkëputje nga muzika. Ditën e djeshme, Stefa ka prezantuar projektin e ri të titulluar “Le të thyhen gotat”. Kënga vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja mori gjithë vëmendjen me paraqitjen atraktive dhe mjaft sensuale në klip. Teksti është shkruar nga vet Rovena, kurse për muzikën është përkujdesur De Vox. Prurja e re e Rovenës vjen dy vite pas projektit “Mikja ime”, që e solli më 29 dhjetor të vitit 2018.

Read More