Author: tirana

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 76 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 76.013.851 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17.888.353 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (10.004.825), Brazili (7.163.912), Rusia (2.791.220), Franca (2.442.990), Turqia (1.982.090), Britania e Madhe (1.977.167), Italia…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, u bën thirrje të gjthë qytetarëve që nuk janë pajisur ende me dokumentat biometrike, të aplikojnë pranë zyrave përkatëse. Sipas tij, edhe sot që është e shtunë, zyrat janë të hapura. “Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune. Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim…

Read More

Në një kohë që Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kanadaja dhe Rusia kanë filluar me vaksinimin e qytetarëve më të rrezikuar nga pandemia dhe shumica e vendeve të pasuara kanë blerë ato dhe janë vetëm në pritjeje të miratimit të tyre nga agjencitë rregullatorë të medikamenteve, me shqetësim ngelet si do të veprojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në një deklaratë ditën e djeshme kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus, tha se këto vendet do ti marrin vaksinën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. “Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës. “Pas kësaj është populli ai i cili do të vendosë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb TV Prva. Me këtë deklaratë, Vuçiç mund të ketë aluduar në mbajtjen e ndonjë referendumi për këtë çështje, megjiithatë ka theksuar se asnjë vend në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur. “Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshe gjatë administratës…

Read More

Policia e Bulqizës reagon pas denoncimit të Partisë Demokratike se një i ri është dhunuar nga efektivët brenda komisariatit të këtij qyteti. Policia sqaron se i riu R. P. është shoqëruar në komisariat, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, por gjatë momentit të shoqërimit ka kanosur e kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë si dhe i ka shkaktuar dëmtime fizike njërit prej tyre. Njoftimi policisë: Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se është ushtruar dhunë nga Policia ndaj një shtetasi që ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, sqarojmë opinionin publik se…

Read More

Supozohet se rreth 20 mijë gra, por edhe burra e djem, janë përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës të viteve 1998/1999. Viteve të fundit janë shtuar rrëfimet e meshkujve që kanë pësuar dhunë seksuale në luftë. Njëri nga ta është edhe një person që tashmë jeton në diasporë, i cili ishte përdhunuar nga forcat serbe kur ishte në moshën 16-vjeçare. Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë. “Ata më vendosën atje…

Read More

Italia është shpallur “zonë e kuqe” gjatë festave duke përfshirë mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Italianët lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, shëndet dhe arsye urgjente. Qytetarët kanë mundësi të kryejnë vetëm vizita të kufizuara në shtëpi. Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se ky nuk ishte “një vendim i lehtë”, raporton BBC. “Ekspertët tanë ishin seriozisht të shqetësuar se do të kishte një kërcim të rasteve gjatë Krishtlindjeve … Prandaj na u desh të vepronim,” tha ai në një konferencë shtypi. Italia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga…

Read More

Rama poston pamjet nga ndërtimi i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3 Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me pamje nga punimet e projektit të Bypassit të Vlorës. Me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shihen punimet në Bypass-in e Vlorës aty ku po ndërtohet edhe ura e tretë. “MIRËMËNGJES dhe me këto 60 sekonda spektakolare nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Read More

Fjalia standart e çdo Missi, është se do të shpëtojë botën. Një prej tyre, duket se më në fund do ta bëjë realitet këtë gjë. Bëhet fjalë për Ish-Missin e Britanisë së Madhe në 2014, Carina Tyrrell. E diplomuar për mjekësi, ajo bën pjesë në grupin e ngushtë të Universitetit të Oksfordit, për vaksinën kundër koronavirusit. Ajo ishte duke punuar me OBSH duke kryer kërkime mbi pandemitë kur u shfaq virusi dhe ka qenë pjesë e një ekipi në Universitetin e Oksfordit, që zhvilloi vaksinën kundër koronavirusit dhe provat klinike. E diplomuari në Kembrixh, Dr Tyrrell lindi në Zvicër nga…

Read More

Moderatoren Luana Vjollca e kemi parë prej vitesh bjonde dhe ajo ka ruajtur thuajse gjithmonë të njëjtin look. Herë me flokë të gjatë e herë me të shkurtër, me modele të ndryshme flokësh, “luanesha” është një prej bjondeve më seksi në ekran. Mirëpo, duket se Luanën e ka marrë vërtet malli për ndryshime dhe po i mendon seriozisht. Në InstaStory, moderatorja ka pyetur ndjekësit nëse po i mungon Luana brune ose me flokët ngjyrë kafe dhe po pret përgjigjen e tyre. Në bazë të përgjigjes së fansave të saj, duket se Luana do të marrë vendimin për një ndryshim drastik…

Read More

Vendi këtë fundjavë do të mbizotërohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1-7m/s. Dita e diel me mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Në jug vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët. Temperaturat do të luhaten nga -2 deri në 18 gradë celsius.

Read More