Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një status ku thekson se arritjet e mëdha realizohen duke bërë durim dhe punë çdo ditë. Në rrjetin social “Facebook”, Rama sulmon Opozitën, teksa publikon fotografi nga shkolla të rindërtuara apo punime në rrugë.Rama shton se rëndësi ka që të mos kthehemi ne mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur.Statusi i plotë:Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart… Por tërë ajo…

Read More

Pas vdekjes së legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, faqet e para të gazetave dhe portaleve janë mbushur me lajme për të dhe me sa duket s’kanë ndërmend të ndalen. Tashmë zbulohen detaje interesante për jetën e tij jashtë-martesore, për dashurinë e ish-modeles italiane Karmen Di Pietro me “El Pibe de Oro”-n. Italiania ka pranuar se dashuria e tyre lindi në vitin 1991 kur Maradona ishte i martuar me Klaudia Vilafanen, ku kishte dhe dy vajzat Dalmën dhe Janinën. Asokohe Maradona aktivizohej me Napolin dhe italianen e njohu gjatë një feste. “Diego nuk ishte i bukur, por kishte gjithë ato…

Read More

Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan – Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Ata janë:1. A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka treguar në Top Albania Radio se para viteve ’90 ka qenë edhe komentator i ndeshjeve të futbollit. Ai tregoi edhe një histori kur ishte komentator i ndeshjes në Kavajë para se të rrëzohej sistemi komunist, ku stadium brohoriste “Poshtë komunizmi”. Meta tregon se xhami i kabinës nga e cila komentonte ishte i thyer dhe kjo bënte që tifozët të dëgjoheshin më shumë se ç’duhej, ndaj edhe kur komentatori i madh Ahmet Shqarri u lidh në radio me të, për shkak të brohoritjeve të mëdha u detyrua të shkëpuste lidhjen, me justifikimin se kishte një defekt teknik.…

Read More

24 orë afat! Kjo ishte fjali që detyroi qytetarët që të thyejnë rregullat e Covid-19 dhe të mblidhen para godinës së Profektuar për të bërë aplikimet, se janë të prekur nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit të kaluar. Burime për Abcnews, bëjnë me dije se radhë të gjata qytetarësh po presin në shkallët e godinës. Mësohet se janë qindra qytetarë të cilët presin prej orëve të mëngjesit për të aplikuar për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Në radhë janë dhe qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të moshuar që presin në radhë pa distancë fizike, e një pjesë…

Read More

Të tjera detaje kanë dalë nga masakra që iu bë çiftit shqiptar në Itali, të cilët u gjetën të copëtuar nëpër katër valixhe, pranë burgut Solliçiano ku vuante dënimin djali i tyre për trafik droge. Nga mbetjet e gjetura në katër valixhet doli se Teuta kishte veshur një fustan dhe Shpëtimi pizhama. Ky detaj i ri, i bën hetuesit të mendojnë se ata janë vrarë në shtëpinë e tyre. Burri u godit me thikë në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht. Në mbetjet e veshjeve, ekspertët mjeko-ligjor po bëjnë të gjitha hetimet, duke përfshirë kërkimin për ADN të njerëzve të…

Read More

Saimirin, një djalë simpatik 33 vjeç ka vendosur të gjej dashurinë e tij në emisionin “Love Story” ku është vënë përball 18 vajzave të cilat eliminohen çdo javë për të arritur finalen. Saimiri, i diplomuar për financë, zotëron disa biznese të suksesshme në Gjermani, duke përfshirë tre restorante italiane dhe një kompani taksish. Dy nga pasionet e tij më të mëdha janë udhëtimet dhe palestra. Nisur nga ky prezantim i biznesmenit, patjetër që merren me mend edhe shifrat që ai shpinzon për look-un e tij. Faqja shqip.closet në Instagram ka bërë të ditur shifrat për një veshje të Saimirit. 33…

Read More

Dinamika e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha është zbardhur plotësisht, ndërsa mbetet ende e pa qartë për grupin hetimor pistoleta që u gjet në një pellg me ujë larg vendit të ngjarjes. Për këtë në Prokurorinë e Tiranës u mblodh sërish grupi hetimor në një takim që zgjati më shumë se tre orë, bashkë me zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave. Arma e zjarrit tip mini Glok u gjet në orët e para të 8 Dhjetorit, ndërsa pas verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve rezulton se ajo nuk I përket as viktimës as efektivit të…

Read More

Pas fotove që publikoi Arjon Luli, ku shihej në një krevat me Ana Lleshin, ish-konkurrenti Erjoni ka hedhur një akuzë të fortë, teksa komentonte fotografinë e Arjonit me Anën. Ai shprehet se mes Anës dhe tij janë shkëmbyer sms dhe telefonata edhe jashtë studios. “Telefonata e fundit bëri që Ana të nxirrte fytyrën e tretë. Ana me mua kishte një brenda emisionit dhe një jashtë tij. Fytyrën e tretë e nxori në telefonatën e fundit, ku ndodhi një gjest xhelozie nga ana e saj. Ajo nuk e kuptoi dhe doli nga vetja, duke kaluar në një nivel tjetër”, tha Erjoni.…

Read More

Është qëlluar për vdekje në një tualet lokali në Puerto Vallarta, ish-guvernatori i shtetit meksikan të Jalisco. Sipas mediave të huaja, mësohet se ai u qëllua pas shpine nga një person që ende nuk është identifikuar. Aristóteles Sandoval ishte duke darkuar me katër persona të tjerë kur rreth orës 1.40 të së Premtes ai u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet. Në tualet ai është qëlluar pas shpine më armë tha prokurori i përgjithshëm i shtetit, Gerardo Octavio Solís. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e ngjarjes Sandoval mbeti i plagosur, por kur truprojat e tij u përpoqën…

Read More

Dashi Një nga shenjat më dinake të zodiakut është padyshim Dashi, që mendojnë se mashtrimi i të tjerëve është mënyra më e mirë për të marrë atë që dëshirojnë.Të lindurit e shenjës së zodiakut të Dashi janë njerëz mbizotërues, agresivë, dominues, dinakë dhe manipulues.Ata nuk pranojnë pengesa në rrugën e tyre dhe marrin masa ekstreme për të marrë atë që dëshirojnë.Ata që kanë lindur në këtë shenjë dëshirojnë suksesin personal dhe respektin nga të tjerët, por absolutisht nuk janë të gatshëm ta respektojnë tjetrin.Sigurisht që të gjithë gënjejmë ndonjëherë, ndryshojmë realitetin, por Dashi ka tendencë të ecë në atë rrugë…

Read More

34 mijë paund iu zbuluan një gruaje shqiptare e cila po tentonte që nga Greqia të futej në Shqipëri. Nisur nga fakti që gruaja nuk ishte e qetë, punonjësit e palës greke në Kakavijë filluan të dyshojnë duke e kontrolluar. Shqiptarja, sipas medieve greke e kishte fshehur shumën në një pjesë të çantës të cilën e kishte qepur që të mos dallohej. Por skenari nuk shkoi sikur e kishte parashikuar pasi u zbulua. 25% e shumës u mbajt si gjobë për mos deklarimin, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e shumës së konsiderueshme të paundve.

Read More