Author: tirana

Një takim tepër romantik ishte ai mes Melisës dhe Fatjonit, që u transmetua ditën e sotme në emisionin “Për’puthen”. Në pjesën e dytë të takimit dyshja nisin të flasin rreth martesës dhe një të ardhme së bashku. Ajo çka bën përshtypje në të gjithë këtë bisedë është fakti se Melisa do i ftojë të gjithë në dasmën e saj përveç njërës, Sindit. Menjëherë pas kësaj deklarate nisin debate të ashpra në studio. Melisa: Dihet botërisht antipatia ime, ja e ndjen vet. Bora: Pse s’duhet të jetë Sindi në dasme Sindi: Uroj që Melisa të gjej njeriun e duhur në jetë…

Read More

Një shqiptar dhe një afrikan janë bërë për spital mesditën e sotme, pasi u rrahën me njëri tjetrin. Ngjarja ndodhi në Ravena. Mediat italiane shkruajnë se dy burrat hynë në lokal dhe morën nga një çaj pastaj filluan të diskutojnë. Por situata agravoi dhe dy burrat filluan të hedhin pjata dhe gotat kundër njëri tjetri, më pas u përplasën fizikisht me grushte dhe shkelma. Të dy përfunduan në spital me plagë të rënda nga goditjet që i dhanë njëri tjetrit me sende të forta dhe grushte.

Read More

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar ndryshimet në qeverinë Rama. Ai e cilëson gjë pozitive largimin e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Vasili u shpreh se fshehja e numrave të identifikimit dhe mosfunksionimi i kamerave të trupit tek efektivët e policisë është mungesë transparence. Sipas tij duke pasur këto “privilegje”, ata mund të bëjnë çfarë të duan me civilët. “Dhe në protesta për teatrin ishte ky ministri që për fat të mirë nuk është më, një figurë e shëmtuar e politikës edhe e rendit në Shqipëri, ky Lleshaj, që thoshte ata janë pa numra identifikuese por…

Read More

Një takim tepër romantik ishte ai mes Melisës dhe Fatjonit, që u transmetua ditën e sotme në emisionin “Për’puthen”. Në këtë takim të tretë për ta, Fatjoni kishte zgjedhur që ti bëjë një dhuratë Melisës për ditëlindje, një varëse. Në pjesën e dytë të takimit nisin të flasin rreth martesës dhe një të ardhme së bashku. Fatjoni: E ke qef martesën Melisa: Shumë dhe e imagjinoj në një kalë të bardhë. Fatjoni: Si e ke menduar ti dasmën tonë? Melisa: Unë në altar me vëllain, por duhet të kem dy gocat para, më vonë cuni. E dua në plazh, duhet…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen që tronditi Rrëshenin, ku mbeti i ekzukutuar Anton Keli, kushëriri i vëllezërve Gjini, Armandos që njihej si ushtari i Met Kananit, i arrestuar në Turqi për drogë, por edhe i Preng Gjinit, që iu vendos bombë në Tiranë në 15 Shtator, por fatmirësisht shpëtoi. Artan Hoxha tha se Keli u vra nga një dorë që ka qëlluar edhe herë tjetër dhe pista kryesore e hetimit është përplasja e vjetër “Anton Keli. Unë nuk do të merrem me personazhin, unë e cilësoj dëmet anësore të një konflikti që ka nisur në Romë për një…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten përfundimin e hetimeve dhe paraqitjen e kërkesës për gjykim për dy çështje me katër të pandehur për trafik droge të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në njoftim thuhet se tre të pandehurit Gentian Malindi, Altin Myslihaka dhe Adrian Bega akuzohen si bashkëbunëtorë në trafikimin e një sasie kokanine, që u sekuestrua në 4 kontenierë. Kontenierët sipas prokurorisë vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi gjatë periudhës gusht – shtator 2019. Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në…

Read More

Me siguri të gjitha vajzat i kanë adhuruar në fëmijëri kukullat Winx! Nëse nuk i mbani mend mirë, po ju rikujtojmë historinë e këtij seriali. Një vajzë e zakonshme nga Planeti Tokë, Bloom jeton një jetë të përkryer normale në qytetin e Gardenias derisa takon Stella-n, një princeshë nga planeti Solaria, e cila është në telashe. Duke shkuar për ta ndihmuar Stellën, Bloom zbulon fuqitë e saj magjike. Stella bind Bloom-in për t’u bashkuar në Alfea, shkolla më e mirë e zanave në të gjitha sferat. Në Alfea, Bloom formon Klubin Winx, anëtarët e të cilave jane 4 shoqet e…

Read More

Mbrëmjen e kaluar, Tayna lançoi këngën e saj më të re të titulluar “Johnny”. Ky projekt u prit mirë nga publiku dhe pa mbushur ende 24 orë, “Johnny” i ka kaluar 600 mijë klikime në Youtube. Reperja u shfaq super seksi në videoklip, me flokët bjond me baluke që e bënin të dukej si një ruse e vërtetë. Mirëpo, duket se Noizy ka pasur një “vëretje” për këngën e saj. Në InstaStory, reperi ka publikuar një pjesë të këngës së tij ku shprehet “She got the Johnny”, fill pas këngës së Taynës me këtë titull. Mirëpo, ende nuk është e…

Read More

Nga Enver Robelli Si po e fyejnë gjuhën shqipe përgjegjësit e një xhamie në Langenthal të Zvicrës… Në profilin e Facebookut të xhamisë së qytezës së Langenthalit në Zvicër, shqiptarëve të besimit mysliman u jepen këshilla për të mos përdorur gjuhën shqipe. Tingëllon absurde, por kështu është. Ja disa nga porositë dhe këshillat që shefat e kësaj xhamie u japin shqiptarëve përmes Facebookut: «Mos thuaj ‹Shum bukur› thuaj ‹Masha ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Përshëndetje› thuaj ‹Selamun Alejkum›», «Mos thuaj ‹Wow› thuaj ‹Subhan ‘Allah›», «Mos thuaj ‹Do e bëj› thuaj ‹In shaa Allah›», «Mos thuaj ‹Mir jam› thuaj ‹Elhamdululah›». (Gabimet drejtshkrimore janë…

Read More

Një peshkaqen gjigand që peshon rreth 1 ton është kapur nga peshkatarët disa milje detare larg ishullit të Sazanit. Peshkatari Petrit Lamani ka treguar se anija e tij kishte tre dite në det dhe sot në orët e para të mëngjesit vunë re që diçka i tërhiqte. Sipas tij, ky lloj peshkaqeni është një grabitqar i rrezikshëm, që jeton në një thellësi 500-600 metra. Ai është 6 metra i gjatë, ndërsa dhëmbët e mprehtë e kanë bërë të vështirë nxjerrjen e tij nga rrjetat. Peshkatari i Vlorës tregon se ky peshkaqen është i rrallë, por nuk është hera e parë…

Read More

Moderatori Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio. Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës. Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë dhe Ledioni është shfaqur sërish në adresën e kunatës së tij, Lori. Për këtë…

Read More

Rej Manaj, pas golit të shënuar në derbin kundër Espanjol B, na ka treguar edhe një aftësi tjetër të tij. Ai është shfaqur si model, një eksperiencë e re për sulmuesin lushnjar të kombëtares, i cili i ka befasuar fansat e tij. Së fundmi, Manaj qoftë si futbollist, por edhe në sajë të staturës së tij fizike, është përzgjedhur dhe ka pozuar për një firmë veshjesh. Eksperiencën e ri, ai e ka zbuluar edhe në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto, së bashku me një modele që reklamojnë veshjet në Spanjë. Sulmuesi Manaj, prej kohësh është pjesë e Barcelona B…

Read More