George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të shoëbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar ‘couple goals’. George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit. Aktori ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal. Dashuria bëri të vetën, ndaj pa pritur e pa kuptuar, jeta e Amal-it u bë më e rëndësishme se e tija. “Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha…
Author: tirana
Pas dy vitesh në krye të Ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj mbajti fjalimin e fundit teksa ia dorëzoi detyrën pasardhësit. Në fjalën e tij, Lleshaj u shpreh se në një klimë të tensionuar politike, policia dha prova të distancimit të saj nga politika dhe të provojnë se institucionet e shtetit tonë funksionojnë. Lleshaj: Po e mbyllim pas dy vitesh me pak a shumë më të njëjtit njerëz. Gjë e mirë kjo. 2019 ka qënë një ethe e madhe politike. Na dëshmon që kemi për të kuptuar një leksion elementar, kurrë protesta s’duhet të jetë për shtetin. Nuk jemi pronarë të…
Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se strategjia e opozitës mbi pandeminë nuk është marrë parasysh nga kryeministri Rama, prandaj sipas tij vendi ynë ka testimet më të ulëta në rajon. Në një video live në ‘Instagram’ me portalin studentor, Basha u shpreh se opozita ka sygjeruar masat që do merrte nëse do ishte në pushtet, si testime të shumta, apo rimburësim për familjarët që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë. Basha u shpreh se ndërsa vendet e Europës dhe botës kanë porositur më shumë vaksina sesa popullsia e tyre, kryeministri Rama shkoi në SHBA sikur do merrte…
Tom Cruise ka nisur një histori të re dashurie me kolegen e tij të “Mission Impossible 7”, Hayley Atwell. Pas xhirimeve të filmit duket se ata janë afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kjo ka ndikuar që të nisë edhe një histori dashurie. Thuhet se aktori 58-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë. Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018, ndërsa Hayley thuhet se është ndarë nga ish-partneri i saj në fillim të këtij viti. “Izolimi dhe gjithë…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë,…
Ministria e Brendshme greke ka dhënë një lajm të mirë. Ajo ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre. Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe…
Në fillim të javës së ardhshme në të gjitha pikat ku merret pensioni do të nisë edhe shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh. Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shprehet se shpërndarja do të jetë sipas datave që pensionistët tërheqin pensionin. “Jemi gati që javën tjetër të fillojë shpërndarja nga posta dhe banka”, thotë ai. Përfitues të bonusit parashikohet të jenë të gjitha kategoritë e pensionistëve në vend.
Teksa po fliste për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, krim të cilin e dënoi disa herë, kryeministri Edi Rama tha se në Shqipëri ka vrasje që janë bërë edhe film. “Sot në Shqipëri ka akoma të vrarë që kërkojnë drejtësi, madje ka edhe të vrarë që vrasja e të cilëve është kthyer në film. Dhe për të cilët është arritur të manipulohen prova. Është e rëndësishme që t’i kujtojmë këto.”, tha Rama. Po cilat vrasje janë bërë film në Hollivud? Historia e familjes Haklaj, e njohur tashmë në të gjithë Shqipërinë do të kthehet në një film Hollywood. Filmi…
Vanessa Bryant, gruaja e ve e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, është përplasur së fundmi publikisht me nënën e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim. Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë. Vanessa ka reaguar menjëherë në rrjete sociale pas daljes së këtyre lajmeve dhe është shprehur se nëna e…
Përmes një Vendimi që mban datën 21 nëntor, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar kriteret për legalizimin e ndërtimeve informale. Në rregulloren e re janë përcaktuar 13 lloje kriteresh të cilat përjashtojnë një ndërtim pa leje nga procesi i legalizimit. Kriteret përjashtuese nisin nga rastet kur ndërtimi pa leje shkel trupin e rrugës ekzistuese ose shkel brezin mbrojtës të vijës hekurudhore ekzistuese funksionale, të nivelit Kombëtar. Do përjashtohen nga procesi i legalizimit edhe objektet e ngritur brenda “territorit të ndërtesave publike” ekzistuese apo kur cenojnë funksionalitetin e Tyre si dhe ato që janë ngritur në zonën e sigurisë të centraleve prodhuese…
Kryeministri Rama tha se në 7 vite e pak qeverisje, qeveria e tij nuk ka shkelur kurrë të drejtën për të protestuar, madje në disa raste ka reflektuar nga protestat qytetarë dhe ka vendosur në favor të tyre. Rama tha se vetëm këtu në Shqipëri partitë politike nxisin dhunë në protesta dhe mendojnë se kanë të drejtën për të sharë dhe gjuajtur policinë dhe të mos kenë pasoja nga pas. Rama tha se deri më sot policia e shtetit nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e ushtrimit të forcës gjatë protestave. “E thënë ndryshe demokracia është e keqja më…
Nga 24 dhjetori deri më 6 janar, Italia do të jetë zonë e kuqe gjatë festave dhe gjatë ditëve të punës do të jetë zonë portokalli. Është ky orientimi që del, nga burimet qeveritare të mbledhjes së kryeministrit Giuseppe Conte me krerët e shumicës së delegacioneve dhe Ministrin Boccia, raportojnë mediat italiane. Gjatë sezonit të festave, do të jetë e mundur të dilet nga territori i komunave të vogla nën 5 mijë banorë, në një rreze prej 30 kilometrash. Ky është vendimi që qeveria do t’u komunikojë Rajoneve. Ekziston edhe i ashtuquajturi përjashtim “në të dyja darkat festive”, sipas asaj…