Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, akuzoi për dështim të arsimit edhe në pandemi. Gjatë një deklarate për medie nga selia e PD-së, Vokshi akuzoi qeverinë se ka dobësuar sistemin arsimor. “Mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it”,- tha ndër të tjera Vokshi. “Rihapja e shkollave pas pandemisë nxori në pah se Edi Rama ishte pa asnjë plan për arsimin…
Author: tirana
Disa ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka filluar t’i dedikohet më shumë vetes, larg stresit dhe presionit që ushtron funksioni i një pushtetari. Për këtë ai ka zgjedhur të merret me sport, veçanërisht aplinizëm duke bërë ngjitje në mal. Ky stil i ri jete për Leshajn mesa duket mbetet i preferuari i ish-ministrave të Brendshëm, ku njësoj si ai, edhe ish-Ministri Tahiri publikon hërëpashere foto të tilla në rrjetet sociale duke bërë ‘hiking’, duke vrapuar apo duke ngjitur maja malesh. Si Lleshaj dhe Tahiri, një tjetër politikan që ndjek të njëjtin pasion është…
Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse janë bërë 7 vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, figura e tij politike ende nuk është harruar. E në një kohë që kujtimi për Sokol Olldashin mbetet i fortë, djali i tij Glauku po hedh hapat e parë në politikë me ngjashmëri të madhe me të atin. Në një intervistë për Euronews Albania, Glauk Olldashi tregon për ambiciet e tij në politike dhe atmosferën brenda PD në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. “Unë kam filluar nga zero në forum, në parti, edhe pse…
Eksperti i MAFIA-s, Radu Nicolae mendonte se kishte dëgjuar mjaftueshëm ndodhi befasuese përgjatë viteve të tij dhe se asgjë nuk do t’i bënte më përshtypje, derisa ndeshi rrëfimet e disa trafikantëve të dënuar në një nga burgjet më të rënda të Rumanisë. Nicolae nuk mundi dot të mos ndjente neveri, teksa dëgjonte rrëfimet e tutorëve, që tregonin se si vetë prindërit i dorëzonin tek ata fëmijët e tyre të pafajshëm, për t’i shitur në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku do të niste një jetë ferri për ta, një jetë prostitucioni. “Ata synojnë vajzat e reja, sa më të reja të…
Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj ditën e sotme i është drejtuar me një mesazh të ngrohtë dhe falënderues miqve të saj, pasi ajo mposhti me sukses betejën me COVID-19. Ajo përmes mesazhit jep lajmin e mirë të shërimit të saj nga koronavirusi duke falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën në këtë betejë me virusin “Ju më dhatë kurajë për me luftu” shtoi ajo. “Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse”, është shprehur ajo në fund të shkrimit. Mesazhi i plotë: Gjithë respektin për ju!!! Miqtë e mi të shtrenjtë,…
Ministrat i ri i Brendshëm jetë Bledi Çuçi dhe ministrja e re e Bujqësisë, Milva Ekonomi, pas miratimit që morën dje në seancë plenare janë betuar Presidencë. Me betimin Çuçi dhe Ekonomi kanë marrë zyrtarisht detyrën. Ata ishin të shoëruar në Presidencë nga Engjëll Agaçi, sekretari përgjithshëm i Kryeministrisë.
Një i ri ka angazhuar policinë për të hetuar fqinjen e tij, e cila është një shtetase e huaj që ndihmon kafshët e braktisura. Sipas burimeve të gazetës Si, denoncuesit ju vërsulën dy qentë e komshies me emrin Marta.. “Qentë ishin të palidhur dhe me hundëza”- kallëzon G. N., i cili për pak minuta është gjendur nën tërbimin e dy qenve. “Qentë më kafshuan në pulpë dhe në krahë, tentova të mbrohem, por nuk i ndalja dot”, thotë pranë policisë i riu. Sipas burimeve i riu këmbëngul se veç plagëve fizike ka kaluar edhe shok psikologjik. Sipas burimeve i riu…
Kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga Elbasani. Tashmë nuk ka nevojë të rrini në radhë për të marrë shërbimet e Postës Shqiptare, pasi çdo gjë mund ta bëni përmes telefonit tuaj. “Elbasan – Oferta e re e POSTËS SHQIPTARE kurorëzon një nga rrugët më të rëndësishme të hartës së #RevolucionitDigjital2020 “e-Wallet” është portofoli i ri elektronik i çdo qytetari, për të kryer të gjitha shërbimet postare nga celulari i vet, pa pasur më asnjë nevojë për të harxhuar kohë, nerva e deri edhe lekë për rryshfet, nëpër radhat e labirinthet e burokracisë Kush flet për administratën e për korrupsionin…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë. “Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka vizituar shkollën në Pustec, ku jeton komuniteti maqedonas, nga ku deklaroi se shqipja është një gjuhë zyrtare në vendin që ai qeveris. Zaev theksoi se sot ai dhe bashkëpunëtorët kanë sjellë libra në Pustec, që fëmijët të mësojnë gjuhën e tyre amtare. “Edhe në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mësojnë shqip. Të njëjtën gjë shohim edhe në Shqipëri, ku në zonat ku banojnë maqedonas, mësohet në gjuhën maqedonase. Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Sot sollën libra që fëmijët të mësojnë maqedonisht. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një zotim publik në emër të tij dhe të partisë që drejton se pas ardhjes në pushtet do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin institucional me Kosovën. Në një konferencë të përbashkët me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila prej 2 ditësh qëndron në Tiranë për një vizitë zyrtare, lideri demokrat tha se kur PD të vijë në pushtet do të miratojë një rezolutë për dënimin e krimeve nga ana e Serbisë. Basha tha se nuk do te lejojnë që historia të rishkruhet nga agresorët.
Vitamina D ka provuar se është jashtëzakonisht efektive në rritjen e imunitetit, gjë që na duhet vërtet në situatën aktuale. Një studim i ri, i botuar në tetor, shtoi rëndësinë e saj, sipas të cilit prej 216 pacientëve me koronavirus, pak më shumë se 82 për qind kishin mungesë të vitaminës D. Vitamina D përmirëson shëndetin e kockave sepse ndihmon në thithjen e kalciumit në zorrë dhe lejon mineralizimin normal të kockave. Mungesa e saj te të rriturit mund të çojë në osteoporozë dhe osteomalaci (manifestohet me ulje të dendësisë së kockave dhe dobësi muskulore), ndërsa te fëmijët, rakitizmi mund…