Shifrat e covid-19 në Greqi paraqiten të larta. Në disa zona të Greqisë situata mbetet e vështirë pasi ngarkesa virale nuk ulet megjithë masat që zbatohen, shkruajnë mediat fqinje.Kështu komunat e Aspropyrgos, Elefsina dhe Mandra, Eidyllia e Atikës perëndimore do të hyjnë në një bllokim të përgjithshëm nga nesër, e Premte, 18 Dhjetor duke filluar nga ora 6, siç u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave Nikos Hardalias. Kështu, nga nesër, masat në bashkitë e mësipërme do të shtrëngohen me ndalimin e trafikut nga 6:00 pasdite në 5:00 në mëngjes, me përjashtim të punonjësve dhe vetëm për transportin nga shtëpia e…
Author: tirana
FIFA ndau sot çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit. Në një vit ku Topi i Artë nuk u dha për shkak të pandemisë, çmimi “The Best” ishte trofeu individual më i rëndësishëm i vitit dhe atë e fitoi Robert Lewandowski i Bayern Munchen. Dy kandidatët e tjerë për këtë çmim ishin Lionel Messi dhe Christiano Ronaldo. Portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane. Ai mposhti konkurrencën e Alisson Becker (Liverpool, Brazil) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid, Slloveni). Ndërsa, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen…
Një banesë tek “Unaza e Re” në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia njofton se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka shkaktuar probleme për banorët që jetojnë përreth. Ndërkohë grupi hetimor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të zjarrit. Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.12.2020, rreth orës 18:59, në Unazë të Re, në rrugën “Kristaq Mane”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.P., ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mira Rakacolli, shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vaksina do të jetë e sigurt dhe e garantuar, por nuk dha një datë të caktuar kur ajo do mbërrijë në Shqipëri. “Vaksina që do të marrim do të jetë patjetër e sigurtë dhe do të ketë patjetër garancinë nga një nga agjencitë farmaceutike të mirënjohura, si FDA në Amerikë apo EMA në Evropë. Po përpiqemi në disa drejtime. E rëndësishme është që vaksina do të vijë brenda 3 muajve të parë të vitit që vjen”, deklaroi Rakacolli. Në lidhje me mënyrën se si do të…
Jeta luksoze e Taulant Pashos, djalit të çiftit shqiptar që u gjet i copëtuar brenda disa valixheve në Itali është publikuar për herë të parë nga “Report Tv”. Prindërit e 33-vjeçarit shkuan ta takonin tek dera e burgut në 2015-ën. Nga ai moment Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën për tu gjetur të pajetë 5 vite më vonë në afërsi të burgut ku doli i biri. Por, zhdukja e prindërve s’ka shqetësuar aspak të birin i cili sot është i kërkuar në Itali dhe Shqipëri si personi i fundit që i takoi ata. Ndërkohë, dy vite më pas në 2017…
Një vendim i rrallë ka dalë nga Disiplina pranë FSHF. Ata kanë bërë të ditur se kanë dënuar futbollistin e ekipit U-13 të SH.F. Pepa, Luis Miftarin, me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike. Lojtari 12 vjeçar nuk mund të luajë për 2 vite futboll në aktivitete zyrare, pasi pështyu zyrtarin e ndeshjes. Një sjellje aspak e pranueshme nga ana e djaloshit, por masa e marrë është ekstreme për futbollistin e ri. “Lojtari i Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga…
Nga Mero Baze Ka gjithnjë politikanë në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë dhe jo me problemet e Kosovës. Vjosa Osmane është e re në këtë punë dhe duket edhe e paditur. Albini është më i kualifikuar dhe e ka traditë këtë sjellje. Nuk mendoj se kjo i bën ndonjë dëm politikës në Tiranë, por i bën dëm politikës së Kosovës në Shqipëri se ngjall pa ndonjë nevojë një llojë bezdie për Kosovën. Por duke…
Policia gjermane ka ngritur një skuadër për hetimin e vrasjes së trefishtë, ku një shqiptar nga Kosova vrau gruan dhe vajzën e më pas u vetëvar me litar në verandë. Sipas mediave gjermane bashkëshortja e cila punonte në një kompani donte të ndahej nga burri i saj. Prej disa kohësh dy bashkëshortët flinin të ndarë ndërsa kohët e fundit burri ishte zhvendosur në një dhomë në bodrum. Një fqinj i tyre tha për BILD se e kishtë parë vajzën që u vra nga i ati kohët e fundit. “Unë e kisha parë vajzën. Si mundet një burrë të bëjë diçka kaq të tmerrshme në…
Nuk i shprehin kurrë emocionet e tyre, por janë më të sinqertët. Ndërsa Gaforret njihen si më të ndjeshëm, Akrepët si misteriozë, Luanët si krenarë, kjo shenjë duket shumë e ftohtë nga jashtë, por në të vërtetë është e mbingarkuar me emocione. Kjo është Virgjëresha. Personave që i përkasin kësaj shenje nuk iu pëlqen të tregojnë emocionet, megjithëse janë shumë të sjellshëm dhe të ndjeshëm. Në fakt, ata i shtypin emocionet e tyre aq shumë saqë kur nuk janë më në gjendje t’i përmbajnë ato, thjesht shpërthejnë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i siguroni Virgjëreshës një ndjenjë sigurie…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në brendësi të tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj .
Sipas një dokumenti të përgatitur nga KQZ, shumë aktivitete do të konsiderohen si një abuzim i partisë në pushtet me burimet shtetërore në funksion të zgjedhjeve. Kufizimi i qeverisë 4 muaj përpara zgjedhjeve u vendos në Kodin Zgjedhor gjatë negociatave në Këshillin Politik. Në zbatim të tij, KQZ ka shkruar këto specifikime, ku tregon zyrtarët e lartë të cilëve ju lejohen disa aktivitete. Lista përfshin: kryeministrin, Zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive, drejtorët e përgjithshëm të agjencive, apo shoqërive si: OSHEE, Ujësjellës, Posta, etj. Këta zyrtarë ndalohet të organizojnë apo të marrin pjesë në aktivitete ku priten…
Dëmtimi i nishaneve ndodh në mënyrë graduale dhe nuk ndodh gjithmonë menjëherë pas ekspozimit në diell. Kështu që gjatë dimrit ndryshimet që nishanet mund të pësojnë, rrezikojnë të kalojnë pa u vërejtur, sepse të gjithë jemi të mbështjellë nga shtresa të shumta veshjesh dhe harrojmë t’i kontrollojmë. A duhet të vendosni krem mbrojtës gjatë gjithë vitit? Është thelbësore të mbrojmë lëkurën duke përdorur kremin diellit me faktor të lartë,gjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, rrezatimi UV shkakton prishjen e kolagjenit,i cili i jep lëkurës fortësi dhe elasticitet. A rrezikoheni nga kanceri me kalimin e viteve? Me kalimin e…