Author: tirana

Javët e fundit janë shkruar dhe thënë shumë për Diego Armando Maradonën. Vdekja e tij, në moshën 60 vjeç, tronditi të gjithë botën, por midis trashëgimisë, anekdotave dhe historive në dhomat e zhveshjes, një “vello misteri” qëndron mbi shkaqet e vdekjes së tij. Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Discovery Uk u përpoq të hetonte shkakun e vdekjes, duke porositur ITN Productions të prodhojë një dokumentar me titull: “Çfarë e vrau Maradonën?”. Versioni zyrtar flet për mosfunksionimin e zemrës, por ka hije dyshimi mbi të vërtetën. Përmes intervistave me shkencëtarë, mjekë dhe njerëz të ndryshëm pranë Maradonës , ky dokumentar përpiqet…

Read More

Më 10 prill të këtij viti, Orges Bilbili, një nga të shumëkërkuarit që akuzohet për vrasje u plagos me armë zjarri nga një efektiv i forcave “Shqiponja” në zonën e Xhamllikut. Sipas dëshmisë së efektivit që plagosi Bilbilin, i shumëkërkuari kishte nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ia ka drejtuar efektivit duke i thënë të mos afrohej sepse do e vriste.Në dëshminë e tij, polici që e prangosi rrëfehen detajet e përdorimit të armës ndaj një personi që vrapoi dhe s’iu bind urdhrit “Ndal, policia!”. “Nga një çantë brezi që mbante krahaqafë ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë,…

Read More

Kompania izraelite “Remilk” është kompania e parë në botë që prodhon qumësht dhe produkte qumështi pa nevojë për lopë dhe në një kosto më të lirë. Ky qumësht i ri prodhohet duke riprodhuar gjenet e lopës dhe duke i shndërruar ato në mikrobe të vogla që i nënshtrohen fermentimit që çon në prodhimin e proteinave të qumështit nga prodhohet qumështi. Ky qumësht i ri është i ngjashëm në strukturë dhe shije me qumështin origjinal.

Read More

Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në “ABC” deklaroi se trau dhe taksa e rrugës së Kombit është vendosur nga kreu i qeverisë Edi Rama për të penguar kosovarët të vijnë në Shqipëri. Ai tha se në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh që të ketë edhe tra edhe taksë rruge të përfshirë në çmimin e karburantit duke sugjeruar që njëra prej tyre duhet të hiqet. “Shpreh një vlerësimin për personalitetin e Vjosa Osmanit e cila mbart një mesazh shumë të dobishëm për Kosovën. Është bërë rutinë theksimi i pagesës por kam idenë që vendosja e traut është vendosur për…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë u regjistrua në Milano pasditen e sotme në orën 16.59. Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “Corriere” raporton se tronditja u ndje në katet e poshtme të shtëpive në Lombardi. Për dëme nuk raportohet.

Read More

Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani ka konkuruar dhe ka kaluar në fazën e dytë për të marrë postin e Zv.Drejtor i Përgjithshëm/Drejtor i Departamentit të Analizave dhe Aposteriorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Meidani është një emër i njohur për Doganën shqiptare, pasi në vitin 2012 ka qenë nëndrejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, por u shkarkua nga Elisa Spiropali, atëherë drejtoreshë e Doganave.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave asokohe deklaroi se shkarkimi nga detyra e Denion Meidanit për dekonspirim të aksionit të nisur nga një kompani e huaj dhe shkarkimi i tij u bë…

Read More

Dashi-Peshorja Së bashku ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”… Demi-Akrepi Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa Akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet. Binjakët-Shigjetari I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron…

Read More

Libri “A Promised Land” (”Një tokë e premtuar”), ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi tre milionë kopje pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg. Shtëpia botuese “Croën” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3,3 milionë në SHBA dhe Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne. Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008…

Read More

Aktorja e madhe e skenës dhe kinematografise shqiptare, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ikonën e filmit dhe teatrit, por edhe për vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithashtu feston 41-vjetorin në të njëjtën ditë, Erion Veliaj vendosi ta surprizojë aktoren duke e vizituar në shtëpi. Me një tufë me lule në duar, ai shkoi në shtëpinë e aktores së mirënjohur shqiptare dhe i uroi asaj jetë të gjatë. Këtë ditëlindje artistja e madhe e festoi në shtëpinë e rikonstruktuar totalisht nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimit që pësoi…

Read More

Tom Cruise ka qortuar stafin e filmit “Mission Impossible 7”, për shkak se kanë neglizhuar rregullat anti-covid. Në një audio të publikuar nga mediat e huaja, Cruise dëgjohet duke i folur rreptë stafit dhe me të drejtë pasi ata nuk kishin ruajtur distancën. “Në Hollyëood po bëhen filma për shkakun tonë, sepse besojnë tek ne dhe ajo çfarë bëjmë! Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz o ‘motherfuckers’. Mos ta shoh më këtë që ndodhi sot! Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish…jeni…

Read More

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni produkte natyrale të cilat do ju ndihmojnë më shumë se sa përdorimi i produkteve mjaft të shtrenjta. Ja disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve: Trajtimi me lëngje natyrore Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes. Masazhoni herë pas here kokën Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe…

Read More

Nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se marrja e vitaminës D mund të parandalojë ose të trajtojë koronavirusin. Në një rishikim të të dhënave, ekspertët britanikë zbuluan se nuk mund të përcaktohet marrëdhënia e drejtpërdrejtë mes vitaminës D dhe Covid, megjithatë qeveria britanike me këshilltarët e shëndetësisë bëjnë thirrje që qytetarët të vijojnë të marrin vitaminën që rrit imunitetin gjatë dimrit. Studime të mëparshme në fakt kanë treguar se shumë njerëz që infektohen me koronavirus nuk kanë pasur vitaminë D të mjaftueshme në trupin e tyre, po ashtu edhe pacientët që janë sëmurë rëndë nga virusi. Por deri më…

Read More