Vajza e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, ka sjellë të tjera detaje lidhur me masakrimin e dy trupave të prindërve të saj në Itali, që nuk janë parë që prej vitit 2015. Në një lidhje direkte me emisionin “Pa Gjurmë”, vajza e quajtur Vitoria ka treguar të gjithë itinerarin e prindërve të saj ditën e fundit që ajo ka pasur kontakte. “Njeriu i fundit që i shoqëroi prindërit, ishte një natë kur prindërit kishin fjetur të nipi dhe ikën te e dashura e vëllai tim që banonte në Itali. Në mëngjesin e 2 nëntorit kanë marrë trenin dhe ishin nisur…
Author: tirana
Në muajin tetor, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një bebush i cili ka ndryshuar përgjithmonë jetët e tyre. Arbana lindi një djalë, të cilin çifti shumë i dashur për publikun e pagëzoi me emrin super të veçantë, Diell. Portretin e të voglit s’e kemi parë, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të. Si mami Arbana, ashtu edhe babi Eduarti ndajnë shpesh foto e video me të voglin e tyre. Për Arbanën e dinim, por edhe regjisori qenka si ajo, duke na treguar shumë përkushtim ndaj të birit. Ditën e sotme moderatorja ka ndarë…
Stresi ishte ndër të parët që organizoi protestën për vrasjen e Klodian Rashës, por ka vendosur të tërhqiet. Gjatë një videoje live në Instagram, reperi është shprehur se nuk do të përfshihet më në të dhe se mund ta vazhdojë kush të dëshirojë. Ai rikthesoi se e ngriti vetë këtë kauzë kaq të madhe se tani ka vendosur që të mos e vazhdpjë më tej. Stresi nuk e tregoi se çfarë e shtyu drejt këtij vendimi, por u shpreh se hallet e familjes së tij i di vetëm ai dhe askush tjetër. Ndërkohë reperi tha për të disatën herë se…
Arma që u gjend në pellgun me ujë në vrasjen e 25-vjeccarit Klodjan Rasha, është sportive, tip ‘Zoraki’. Arma tip ‘Zoraki’, kishte 1 fishek në fole e 2 fishekë në karikator. Ndërsa është bërë me dije se plaga në kokë është hapur nga mjekët për ekspertizë. Nga ekspertimi i trupit rezulton se Rasha u qëllua në brinjë, por plumbi qëndroi në zemër. Klodjani në anën e djathtë të pjesës së ballit “…mbi vetullën e djathtë si dhe në pjesën e kurrizit të hundës, konstatohen gërvishtje. Nga këqyrja ka rezultuar se në trupin e viktimës Klodjan Rasha, në anën e djathtë…
Ndahet nga jeta profesori dhe ish-kryetari i Komunës Rrajcë Seladin Bogdani. Lajmin e hidhur e ka dhënë, ish-kryebashkiakja e LSI-së Miranda Rira. “Qofsh i parajsës, Selajdin Bogdani”, shkruan Miranda Rira. Seladin Bogdani ishte një figurë e spikatur në zonën e Prrenjasit dhe në veçanti për kontributin e madh që dha në arsim. Profesori edhe pse ishte në pension, dhe i pamundur nga ana shëndetësore nuk është kursyer për studimet folklorike dhe promovimin e bukurive të zonës.
Ish-deputeti socialist njëherësh dhe kompozitori i njohur Limoz Dizdari është kërcënuar sërish përmes një letre. Ai u shpreh se letra i është hedhur brenda ambienteve të banimit një letër, ku dikush e paralajmëron se duan që ta helmojnë. Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se ka shkuar në Polici për të denoncuar rastin e dytë të kërcënimit dhe gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe organeve kompetente. “Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin. Por…
Një tërmet me madhësi 4.9 ballë i shkallës Rihter ka rënë në ishullin grek Kretë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti e kishte epiqendrën në verilindje të Sitisë. Thellësia e tij ishte 20.5 km, ndërsa ndodhi në 50 km nga bregu lindor i ishullit kryesor në Detin Karpate. Lëkundjet u ndjenë gjithashtu edhe në Kassos, Karpathos dhe Rodhos, por edhe në ishujt e tjerë të Egjeut lindor. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka dëmtime si pasojë e lëkundjeve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër…
Në muajin gusht të këtij viti, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë. Megjithëse është gjatë gjithë kohës me partnerin, Olta nuk na e ka treguar asnjëherë portretin e tij, të cilin preferon ta mbajë sa më larg syrit të mediave. Në rrjete sociale, ajo përpiqet të tregohet sa më e rezervuar me jetën…
Nga F. Perry Wilson Mendoni pak për arritjen që është shënuar. Brenda një muaji nga shfaqja e SARS-CoV-2 – koronavirusit që shkakton Covid-19 -iu rendit gjenomi i tij. Tre muaj më vonë, vaksinat e para kandidate nisën t’u injektoheshin vullnetarëve njerëzorë në testet klinike. Tani, më pak se 12 muaj qëkur u identifikua rasti i parë në Vuhan të Kinës, SHBA-jaka planifikuar të nisë programin më të madh të vaksinimit masiv në historinë e vet. Si mjek, studiues klinik dhe epidemiolog, unë jam i kënaqur me të dhënat e vaksinës deri më tani. Efikasiteti prej 95 për qind i vaksinave…
Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Ndërkohë së fundmi ajo ka ndarë me fansat gjithë simptomat, teksa lufta e saj me virusin e rrezikshëm vazhdon. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19. Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese. Ajo është shprehur se kjo ka qenë gjëja më e vështirë për të për ta përballuar. “Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se…
Ndodhemi në periudhën më të bukur të vitit, në atmosferën e festave të fundvitit, ku secili prej nesh bën bilancin e vet për vitin që po lemë pas. Vit i cili për hir të së vërtetës, nuk ka qenë aspak i lehtë për të gjithë, me momente të vështira, pasiguri dhe mbi të gjitha nën efektin dhe frikën e pandemisë. Të gjitha këto e bëjnë këtë fundvit të pazakontë. Megjithatë, edhe para se të mbërrinte pandemia, duket se atmosfera e fundvitit dhe mënyra e festimit ka ndryshuar ndër vite… Nëse do të sillnim ndërmend mënyrën se si pritej ndërrimi i…