Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 96 vota pro projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese” duke i dhënë mandatin anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili shkruan në “Twitter” pas vendimit se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë. “Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë gjatë komunikimit që pati sot me komitetin e ekspertëve turq për pandeminë e COVID-19. Teksa i falënderoi për mbështetjen, Rama nuk harroi edhe ndihmën për efektivin e plagosur në protestë, i cili rrezikonte të humbte syrin, teksa dy ditë më parë u transportuar në Turqi për ndërhyrje kirurgjikale. Rama tha se transplanti i kornesë së syrit ka dalë me sukses. “…Falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit. Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne…
Një modele e famshme në Instagram, e cilësuar si Kim Kardashian meksikane, mendohet se ka humbur jetën në moshën 29-vjeçare gjatë një operacioni të ngritjes së vitheve në Kolumbi. Modelja Joselyn Cano ka studiuar Mikrobiologji në Universitetin Shtetëror të San Diegos dhe numëronte më shumë se 12 milionë ndjekës në Instagram. Lajmi i keq u shpërnda nga mikesha e saj, modelja Lira Mercer, dhe për më tepër, një transmetim i drejtpërdrejtë tre-orësh i atij që besohet të jetë funerali i Canos u shfaq në YouTube. Por ndërsa raportimet për vdekjen e saj mbeten ende të pakonfirmuara nga familja, faqja e…
Zëvendëskryeministri shqiptari, Dritan Abazoviq, po vazhdon me shkarkime të reja në Qeverinë e Malit të Zi. Në javën e kaluar shkarkoi drejtorin e Policisë dhe të Inteligjencës, derisa Qeveria malaziase, së fundmi, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve. Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Djorgje Radulloviq, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve me arsyetimin se të gjithë ishin politikë. Ambasadorët në Serbi, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Bosnjë e Gjermani do të shkarkohen me procedura.
Mes lotësh, një banor i zonës, mik i viktimës në Kuçovë, ka treguar detaje të reja rreth krimit që ndodhi mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. I moshuari pohoi se Ajet Guneli kishte qenë për darkë mbrëmë në shtëpinë e tij, ndërsa theksoi se ai ishte një njeri shumë i mirë. Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Vangjel Polovinën. “Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha…
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Kroacia është vendi i dytë më i varfër në Bashkimin Evropian dhe vetëm Bullgaria është më e varfër se ajo. Të dhënat mbi konsumin për frymë në vitin 2019 tregojnë se Kroacia është në fund të fundit në Bashkimin Evropian, duke iu referuar portalit Indeks, i cili analizoi të dhënat e Eurostat. Sipas të dhënave të Eurostat, nëntë shtete anëtare janë mbi mesataren e BE-së prej 27 anëtarësh për sa i përket mirëqenies së materialit shtëpiak. Më i pasuri është Luksemburgu, i cili është 35 përqind mbi mesataren e Evropës. Ndiqet nga Gjermania…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një risi të qeverisë që drejton. Tashmë mund të gjeni bujtinat e agroturizmit me vetëm një klik. Të përfshira në këtë program janë 260 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkut në një aplikacion të vetëm, që u vlen agrosipërmarrësve dhe vizitorëve të këtyre pikave të bukura të Shqipërisë. “Agroturizmi me një klik Aplikacioni i ri “AgroTime AL”, një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re…
Pasi i janë hequr minutat për të folur në Kuvend grupit demokrat, deputeti Myslim Murrizi është shfaqur i revoltuar. Vendim i marrë ky pasi në Kuvend do të flasë presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani. Murrizi tha se çdo lëvizje në minutash nuk mund të bëhet në kurriz të deputetëve të opozitës. “Së pari ky është parlamenti i Shqipërisë, dhe duhet të funksionojë në bazë të rregullores. Nuk ka asnjë shans askush, që të heq në mënyrë arbitrare minutat, për shkak se paska axhendë të ngarkuar Kuvendi. Me grupin tuaj socialist bëni ça të keni qejf, se për ju…
Deputeti Halit Valteri foli sot me tone të revoltuara për punën e bërë nga Prokuroria. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se qytetarët shqiptarë shpresuan dhe besuan fort se Reforma në Drejtësi do të sillte një Prokurori profesionale dhe që do të udhëhiqej nga zbatimi i ligjit dhe pavarësia, por sipas tij ajo nuk duket gjëkundi. “Kishte shumë syresh që ishin skeptikë për atë që po propagandohej lart e poshtë në media dhe kancelaritë perëndimore. Por fakti që në mes të të gjithë kësaj ishte ambasada e SHBA, sigurisht që i dha kredibilitet draftit të Reformës në Drejtësi dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotshëm. Një person është vrarë me armë zjarri kallashnikov. Ngjarja ndodhi në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Burime zyrtare bënë me dije se një 44-vjeçar ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë. NJOFTIMI I POLICISË Policia e Beratit kap dhe arreston në kohë rekord autorin e vrasjes së 41-vjeçarit. Vrau me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Shërbimet…
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot znj. Vjosa Osmani, Presidente në detyrë dhe Kryetare e Kuvendit, të Republikës së Kosovës, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Pasi i uroi mirëseradhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, z. Ruçi, vuri në dukje se kjo vizitë, shënon një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos për bashkëpunimin parlamentar, i cili është shumë i mirë, por duhet të vazhdojë të zgjerohet e fuqizohet. “Kosova po përjeton periudhë zhvillimesh dramatike për të ardhmen dhe prestigjin ndërkombëtar të saj. Ne vlerësojmë qëndrimin dinjtoz të drejtuesve të institucioneve të…
Artistja e madhe Tinka Kurti feston sot ditëlindjen dhe mbush 88 vjeç. Ajo u ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme…