Familja mbretërore shquhet për gra elegante dhe Kate Middleton është shembulli më i mirë. Dukesha e njohur gjithmonë është shfaqur në formë perfekte fizike dhe pas kësaj sigurisht që qëndron një regjim strikt. Siç është protokolli mbretëror, Kate Middleton nuk ndan shumë detaje në lidhje me jetën e saj personale, duke përfshirë tema si dieta dhe stërvitja. Sidoqoftë, në media kanë dalë shpesh informacione se çfarë konsumon ajo dhe çfarë bën për të qëndruar në formë. Burimet thonë se Kate ha shëndetshëm dhe trupi i saj e tregon më së miri. Dieta e Dukeshës përbëhet nga ushqime të shëndetshme, si…
Author: tirana
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është…
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.Dy javë më parë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por Apeli e rrëzoi këtë vendim dhe vendosi ashpërsimin e masës ndaj ish-gjyqtares së Korçës. Kthimin e gjyqtares në arrest shtëpie e kërkoi prokuroria me argumentin se për të çuar dhe për të marrë fëmijën nga kopshti ka autorizim dhe për këtë arsye nuk ka përse të ndryshohet masa, pasi po sipas organit të akuzës “përbën rrezik për provat”. Margjeka akuzohet se ka marrë 6000 euro për të liruar…
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër. Policia njofton se është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjah, 27-vjeçari G. K., banues në Maqellarë. Njoftimi i policisë: Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, dyshohet se kanë qenë për gjueti shtetasit R. Gj. dhe G. K. Shtetasi R. GJ. dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ju jeni në një fazë pasigurie, duhet të filloni një rrugë të re, por jeni të hutuar sepse nuk ka shumë garanci. Yjet këshillojnë të presin vitin e ri për të kryer projekte të rëndësishme. Demi Hëna do t’ju japë një dorë të shkëlqyeshme, dhe nëse dikush po planifikon të ndryshojë qytet ose të zhvendoset në shtëpi tjetër, kjo është koha e duhur. Në fushën sentimentale, pritet një ditë e qetë. Binjakët Ditë interesante po…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë plenare edhe projektligjin “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur”, projektligjin “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, rrëzimin e dekretin të Presidentit për Buxhetin për vitin 2021, si dhe miratatimin e ratifikimit të marrëveshjes së huas. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë fjalës së saj nënvizoi se, Shqipëria sot, ka një regjim fiskal të sektorit të hidrokarbureve relativisht hibrid. “Nëpërmjet këtij projektligji synohet të reformohet regjimi i ardhshëm fiskal në sektorin hidrokarbur. Kjo krijon pikërisht natyrën hibride të sistemit aktual. Nëpërmjet këtij projektligji synohet të reformohet regjimi i ardhshëm…
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim online mes Kryeministrit Rama, Ministres Manastirliu, me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetit Shkencor të Pandemisë të Turqisë. Mira Rakacolli në cilësine e drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri një prezantim të situatës epidemiologjike në Shqipëri duke u shprehur se me kolegët turq janë shkëmbyer eksperiencat më të mira për menaxhimin e pandemisë, duke u ndalur më konkretisht tek strategjia e vaksinimit anti-covid e cila do të prezantohet shumë shpejt. “Me kolegët nga Turqia kemi disktuar mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit të pacientëve,…
Një rast i kontabandimit në doganën e Qafë-Thanës është goditur ditën e sotme. Në pranga ka përfunduar një doganier me emrin Vladimir Bardhi, si dhe një qytetar tjetër Genti Jesku, 45 vjeç. Ata u kapën pasi furgoni me drejtues këtë të fundit po kontrabandonte naftë, materiale ndërtimi e dy kuti me fruta. Sa i përket doganierit Vladimir Bardhi, ai u arrestua për shpërdorim detyre pasi nuk për çdoganimin e këtyre mallrave kurse këto të fundit u sekuestruan. NJOFTIMI NGA POLICIA Pogradec Vijon puna për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Njëri prej…
Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit Meta për emërimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi. Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.
Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë ndëshkuar me masë administrative 352 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Ndëshkohet me 1.000.000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre…
Do të jetë një ndër sfidat logjistike më të mëdha prej shumë kohësh për Gjermaninë. Pasi Autoriteti Europian i Produkteve Mjekësore (EMA) me seli në Amsterdam komunikoi, se do të vendosë më 21 dhjetor për licencimin e vaksinës së koronavirusit të firmave BioNTech dhe Pfizer. EMA, në fakt është e pavarur politikisht, fillimisht pati deklaruar 29 dhjetorin si datën e parashikuar për të dhënë rekomandimin e licencimit. Kjo megjithatë është bërë ndër të tjera edhe nën presionin nga ana e qeverisë së Gjermanisë. Tani pra, me disa ditë në avancë mund të fillohet me vaksinimin, pas licencimit ndoshta menjëherë pas…
Neymar mbetet një nga futbollistët më të përfolur në tregun e transferimeve, për sa kohë emri i tij vijon të lidhet me një rikthim të mundshëm në Barcelonë. As vetë braziliani nuk ka bërë shumë për të mbyllur këtë diskutim, e fundit ishte deklarata e tij, se sezonin e ardhshëm do të luante sërish përkrah Leo Messit. Kaq mjaftoi që mediat të shkruanin pafund duke aluduar skenarë të mundshëm. I dëmtuar nga sfida e fundit kundër Lion, Neymar rikthehet të flas për të ardhmen, këtë herë duke qenë pak më i qartë: “Ndihem mirë në Paris, jam përshtatur”, theksoi braziliani…