Deputeti Kujtim Gjuzi, duke folur në parlament, iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke u shprehur se duhet të ketë kujdes, pasi “mund t’i nxjerrë ndonjë emër në Shkodër”. Gjuzi në fjalën e tij ndau edhe mendim për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, duke thënë se skuadra policore atë natë ishte e droguar. “Dua për procedurë fjalën. Në shtator duhet të vinte në interpelancë Sandër Lleshaj. Nuk erdhi, tha nuk jap interpelancë unë. Vendosi të thyejë rregulloren e Kuvendit, betimin në Kushtetutë, ku çdo ministër nëse thirret nga deputeti. Është pikërisht ky ministër…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama bëri dje publik lajmin se Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, që do të zëvendësojë Sandër Lleshaj. Një përzgjedhje surprizë që ka ngjallur mjaft reagime. Gazetari Poli Hoxha i ftuar në emisionin ‘Spotlight’ u shpreh se Çuçi është një ushtar i bindur i kryeministrit Rama. Sipas tij, këto vite ai ka krijuar perceptimin, më shumë si një njeri i afërt me kreun e qeverisë. “Dihet tani që jemi përpara zgjedhjeve. Që nga viti 2001, që mbaj mend unë, dhe deri tani, nuk kemi patur më ngritje shqetësimesh për Policinë, as nga ndërkombëtarët, as…
Mjekja psikiatre Alma Hasalami i befasoi të gjithë pak muaj më parë teksa u shpreh se Covidi nuk është virus, por myk dhe kalohet me duhan. E ftuar sot në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo u shpreh se pasi ka bërë këtë deklaratë, i kanë shkruar shumë kolegë, duhet i thënë se ka shumë të drejtë, por nuk duhet të flasë për të mirën e saj. “Kam takuar këto 2 javë më shumë njerëz që e kanë kaluar se ata që nuk e kanë kaluar Covid-19. Për ç’arsye do të duan ta bëjnë vaksinën. Në rast se nuk është me…
Hulumtuesit zbulojnë përse çdo fëmijë, veçanërisht ata që vuajnë nga autizmi, duhet të ketë qen në shtëpi. Sipas shkencëtarëve suedezë, lidhja ndërmjet qenit dhe fëmijës do të mund të shërbejë si terapi në shërimin e çrregullimeve të rënda, si autizmi dhe disa çrregullime psikike. Prof. Per Jensen, thotë “Oksitocina është ndërmjetëse e jashtëzakonshme në lidhjen midis qenit dhe njeriut. Njerëzit të cilët kanë kontakt fizik me qenin e vet kanë nivel të lartë oksitocine, e cila ruhet gjatë gjithë komunikimit ndërmjet kafshës dhe njeriut, ndërkaq ky hormon është i rëndësishëm në luftën kundër stresit”. Oksitocina është kimikat i njohur si…
Aktori shqiptar shumë i njohur, Nik Xhelilaj i ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në Top Albania Radio ka treguar detaje nga jeta e tij që nuk i dinim më parë. Niku zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit, por ai nuk e vazhdoi dhe vendosi të arratisej prej saj.Kjo gjë i kushtoi “shtrenjtë”, pasi i ati nuk i ka folur për 6 muaj me radhë. “Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi…
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti. Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev. Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit. Vendimi i Këshillit të Ministrave: MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN…
Xhurim Dema në emisionin Humbësi-Fiton në Klan Kosova ka arritur ta bindë Enisin nga Prizreni që të zhvishet në qendrën tregtare. Kjo u bë me qëllimin për të fituar një televizor. I riu ishte vetëm në të brendshme dhe eci nëpër qendrën tregtare vetëm për të fituar në fund televizorin. Në fund të rrugëtimit që pati, Enisi mori dhuratën ashtu siç i ishte premtuar. Kjo lojë ngjalli reagime të shumta nga njerëzit që ishin të pranishëm aty, teksa i riu ecte në të brendshme. Veprimi i tij u dukej komik të gjithëve që e panë atë derisa bënte lojën. Për…
Këtë javë do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Tirananews.al ka mundur që të mësojë disa detaje nga ky festival, i cili për shkak të pandemisë do të ketë një organizim komplet tjetër. Mësohet se i gjithë festivali do të kushtojë 500 milionë lekë të vjetër. Por surpriza mbetet skena. Ndryshe nga vitet e mëparshme, për herë të parë festivali do të zhvillohet në një ambient të hapur. Në sheshin “Italia” në kryeqytet është ngritur tashmë skena dhe artistët kanë filluar provat. / Tirananews.al
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka caktuar masën e shpërblimit që do të kenë komisionerët në zgjedhjet e 25 prillit Sipas projektvendimit që do të miratohen nesër, parashikohet se për këto zgjedhje do të ketë një rritje në shpërblimin financiar ku normalisht, pjesën më të madhe e marrin kryetarët dhe zëvendëskryetarët e KZAZ-ve. Projektvendimi parashikon masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore, në vlerën: a) Kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së në vlerën 75.000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë. b) Sekretarin e KZAZ-së në vlerën 65.000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekë. c) Anëtarin e KZAZ-së në vlerën 60.000 (gjashtëdhjetëmijë)…
Një hartë e botës e botuar nga The Economist Intelligence Unit tregon për shpërndarjen e vaksinës kundër covid-19 dhe mënyrën sesi do ta marrin shtetet. Sipas hartës, Shqipëria dhe vendet e rajonit tonë janë në grupin e tretë, ku thuhet se vaksina do të vijë në vitin 2022. Por sot në “open”, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se kjo hartë bazohet mbi parashikime dhe se vendi ynë do e marrë vaksinën në muajtë e parë të vitit 2021. Vasili: Premtimi i Ramës që vaksina do vijë në fillim të 2021, ndërsa harta e The Economist tregoi se do e marrim në 2022,…
Futbollisti shqiptar me origjinë nga Berati, Mario Vrushaj, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Greqisë, gjeti rrugën e rrjetës në derbin e Athinës mes AEK dhe Olimpiakos. 22-vjeçari i cili aktivizohet me skuadrën bardhekuqe, tundi rrjetën në minutën e 57-të, në sfidën që përfundoi në barazim 1-1. Pas asistit të Bukalakis, Vrushaj, goditi saktë duke e ccuar topin në cepin e portës. Fillimisht gjyqtari sinjalizoi se goli ishte i parregullt, për shkak të pozicionit të beratasit, por më pas pas konsultës me VAR, goli i quajt i rregullt. Vendasit e AEK-ut barazuan shifrat në minutën e 80-të, me…
Qeveria me anë të një VKM ka vendosur rritjen e pagës minimale. Nga 1 janari paga minimale do të jetë 30 000 lekë, nga 26000 lekë që është tani. Këshilli i ministrave vendosi: 1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë. 2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. 3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër)…