Ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridi Kurtezi ka zhvilluar sot një takim kokë më kokë me zëvendës-kryeministrin e Qeverisë së re, Dritan Abazovic. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk ka qënë ky fakt, por veshja e Kurtezit.Ky i fundit kishte veshur një palë pantallona me kuadrate, që sipas publicistit nga Kosova, Enver Robelli nuk është një kod i denjë diplomatik.Në një status ironik, gazetari shkruan se ky është kodi i ri diplomatik në Podgoricë Reagimi i plotë:”Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi (majtas). Ky tjetri një tip nga Ulqini. Dresscodi i ri diplomatik në Podgoricë.…
Author: tirana
Sipas një urdhërese të lëshuar së fundmi, Komuna e Prishtinës synon të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike deri më 3 janar 2021. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, njofton se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh. Postimi i plotë i Shpend Ahmetit: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike. Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje. Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh. Për…
Pema e Vitit të Ri është rivendosur nga Bashkia e Tiranës më e bukur se para djegies së saj nga një grup protestuesish pak ditë më parë. Ndryshe nga hera e kaluar, pema e Vitit të Ri është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19.Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka ndarë për ndjekësit foto nga pema që ka ndezur dritat sërish dhe ku vezullojnë 25 yjet. “Sa e bukur është Tirana e festave! Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e…
Specialistja e ISHP dhe anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Eugena Tomini, ka komentuar ecurinë e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, ndërsa nuk ka kursyer këshillat për qytetarët gjatë festave të fundvitit. Sipas Tominit, masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve po japin frytet e tyre të para, të cilat po shihen në uljen e pozitivitetit. “Duke vlerësuar situatën e ndërhyrjeve duke filluar nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht që flasim, masat ndërhyrëse duke përfshirë edhe vendosjen e maskës në ambjentet e jashtme, sigurisht që po jep efektet e saj. Çdo masë ndërhyrëse ka një interval kohor për të…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar në një bashkëbisedim me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku se bashkëshortja e tij e ka kaluar COVID-19. Basha i bëri apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes për veten e veçanërisht për prindërit që janë në një moshë më të thyer për të shmangur infektimin me koronavirus. “Unë jam mirë, vajzat janë mirë. bashkëshortja e ka kaluar. Prindërit janë mirë çfarë është më e rëndësishmja. Të gjithë ata që na ndjekin të kujdesen për veten dhe prindërit. Të marrin masa sa herë janë në kontakt me ta”, tha Basha.
Pas marrjes së detyrës ditën e sotme ministri ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është drejtuar përmes një mesazhi Policisë së Shtetit. Në mesazhin e tij të parë, Çuçi thekson se institucioni i Ministrisë së Brendshme është më i gjërë se sa Policia e Shtetit, por shton se e mbështet atë në mënyrë absolute duke i ftuar të përmbushin detyrat me profesionalizëm e konform ligjit. Ministri i Brendshëm po ashtu shprehet se në përfundim të mandatit të tij do të donte që publiku të thoshte, që i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm, jo Ministrit të Policisë apo Rendit.…
Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur, mbajtja e peshave të rënda, gjumi i parehatshëm apo dhe sforcimi gjatë aktivitetit fizik janë disa prej arsyeve kryesore të cilat çojnë në shfaqjen e dhimbjes therëse të shpinës. Një dhimbje, të cilën me siguri e keni provuar të paktën një herë në jetë. Por, në rast se nuk paraqisni inflamacion të shtyllës kurrizore, ju propozojmë recetën e mëposhtme. Ju nevojiten 1 çorap nailoni, 1 çorap pambuku, 2 gota uji me oriz të pagatuar dhe një lidhëse për çorapet. Mbushni çorapen e nailonit me oriz dhe pasi ta keni lidhur mirë, futeni në…
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë mjaft e ashpër me qeverinë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia. Përveçse ka mbështetur protestat e të rinjve dhe të miturve ka kërkuar arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se protestat nuk janë shuar, ndërsa ngriti dyshime pse kryeministri Edi Rama e mbrojti Ardi Veliun. “Nuk mendoj se janë shuar protestat, ka një mllef tek qytetarët. Arsyet janë të shumta, varfëria, problemet me punësimin, arsimin, shëndetësinë. Mendoj se mund të ketë ende në vijim protesta të tilla, që ne mendojmë se janë…
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka treguar në emisionin “Java” në RTSH se kur pritet të vijë në Shqipëri vaksina e Pfizer. Ajo tha se janë bërë disa tratativa me shtete të ndryshme që të blejnë vaksinën edhe për ne, ndërsa shprehu sigurinë se vaksinat do të vijnë brenda 3 mujorit të parë të vitit 2021.“Shqipëria ka bërë pagesën dhe ka arritur të futet në dritaren e parë dhe menjëherë sapo kjo vaksina e Pfizer të vihet në dispozicion të COVAX do ta marrim edhe ne, sepse të gjitha vendet që janë në këtë aleancë e marrin në të njëjtën…
Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimin e Festim Lleshit nga Fushë-Kruja i shëruar nga COVID-19, pas trajtimit në spitalin Infektiv. Lleshi ka rrëfyer betejën e tij me COVID, që nga momenti kur mësoi se ishte prekur nga COVID deri te komunikimi me mjekët e spitalit. Ai madje ka një propozim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit emrat e tyre të vihen në rrugët e Tiranës, nëpër lagje si heronj për shpëtimin e njerëzimit. “Unë si fillim kur e kuptova më hipi një temperaturë 37 gradë dhe mora ilaçet. Shkova tek mjekja. Pasi mbarova ato prapë temperatura mua nuk më…
Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta ka treguar ku ndodhet zhvillimi i kësaj vaksine. Domi deklaroi se tashmë vaksinat janë duke u testuar në kafshë dhe pas fundit të Janarit pritet rezultati përfundimtar. Ai u shpreh se Shqipëria do të ketë fillimisht një numër të vogël dozash, duke përjashtuar mundësinë që në muajin Shkurt të nisë vaksinimi i të moshuarve, sikurse është premtuar nga autoritetet shëndetësore në vend. Ai u shpreh se nuk duhet krijuar panik nga rastet e reaksionit tek personat që kanë marrë vaksinën për COVID në botë duke theksuar se efektet për momentin…
Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi ka lënë pas një dhimbje të madhe te të gjithë familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Pasditen e sotme trupi i mjekut erdhi nga Italia, atje ku kishte shkuar për kurim më të specializuar, por nuk ia doli dot të fitonte betejën me koronavirusin.Familjarët, miqtë, kolegët dhe studentët e tij dolën ta presin në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa mjekët i kanë kushtuar edhe një jetëshkrim mbi studimet e tij dhe karrierën në mjekësi, ndërkohë që kanë thurur edhe disa vargje për mjekun, vdekja e të cilit la pas një dhimbje të madhe.Mesazhi i…