Author: tirana

Dashi Tipari më seksi i një Dashi? Pasioni! Dashi është i pavarur, impulsiv, aventurier, por çdo gjë e bën me forcën e dëshirës. A nuk është pasioni shumë, shumë seksi? Demi Vendosmëria është tipari më i fortë i një Demi, çka i bën ata të suksesshëm. Është pikërisht suksesi tipari më joshës tek një Dem. Njerëzit tërhiqen nga mënyra sesi ata e çojnë diçka deri në fund, nga ai ‘nervi’ që nuk dorëzohet. Binjakët Binjakët shquhen për mprehtësinë e tyre. Kërkues, kureshtarë për çdo gjë dhe çdokënd të ri, Binjakët janë shumë sharmantë. Dhe kanë kaq shumë histori për të…

Read More

Policia e Shtetit ka arrestuar një 31-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme 9 emigrantë. P.M.,, nga Elbasani u kap në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, me një makinë Volkswagen Touran, të mbushur me emigrantë, të cilëve iu kishte marrë nga 50 euro për t’i kaluar jashtë vendit. NJOFTIMI I PLOTË: Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, vihet…

Read More

Këngëtarja Rita Ora ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka humbur një mikeshë dhe një prej fanseve të saj më të zjarrja, e cila mbylli sytë përgjithmonë në moshë fare të re. Rita ka treguar se është shkatërruar nga ky lajm i hidhur, të cilin s’mundet ta besojë akoma. Ajo i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve në situata të vështira të shtrijnë dorën e të kërkojnë ndihmë, por kurrësesi të mos përfundojnë në vendime të tilla kaq ekstreme. “U shkatërrova kur mësova se Suzana e bukur u nda nga kjo botë.…

Read More

Me pankarta në duar “më në fund këmba shtet, ditën të puth, natën të vret” apo “nuk jena popull i varfër por jena popull i vjedhur”, qytetarët e Shkodrës kanë dalë sot për të protestuar. Tubimi ka nisur në sheshin “Luigj Gurakuqi” dhe ndryshe nga java e shkuar deri më tani, nuk ka patur asnjë incident.  “Jemi për paqe, nuk kemi lidhje me dhunën”,-thonë ata për mediat lokale. Protesta ka si kërkesë dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policisë.

Read More

Arrestohet në Athinë me qëllim ekstradimi një 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për rrëmbim personi me qëllim dhenie të një shume parash në këmbim të lirimit. Bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët e Interpol Athinës vuri në pranga shtetasin shqiptar Besmir Xhokrosa 29 vjeç, lindur në Burrel. Shtetasi B. Xh. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për vendndodhjen e këtij personi, në bashkëpunim me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor…

Read More

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara është duke hetuar rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, tha një zyrtar i këtij institucioni. Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësim dhe Kërkim në FDA, tha në një konferencë për media të premten mbrëma se reaksionet alergjike u raportuan në disa shtete, përfshirë edhe në Alaskë. Ai tha se kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) që është përbërës i përdorur në vaksinën e Pfizer – si dhe në vaksinën e kompanisë Moderna që u autorizua…

Read More

Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, i riu që u vra nga Policia e Shtetit, thotë se ka besim tek shteti. Në një prononcim për News 24, Qazimi rrëfen se kjo ngjarje, sot që e sheh pas disa ditësh i ngjason me një film hollivudian, por që siç thotë ai “më ra mua për pjesë”. Por teksa është pyetur për ndryshimin nga akuza të Prokurorisë për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili do të gjykohet për vrasje me dashje dhe jo “vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes”, Rasha thotë se ka besim tek drejtësia. “Raste të tilla ndodhin një herë…

Read More

Protesta e paralajmëruar në Shkodër, ka bërë që shumë forca policie të zbarkojnë në qytet. Në orën 11:00, shoqëria civile do të zhvillojë një proteste ku do të kërkojë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut. Në ndryshim, nga protesta e kaluar ku në qytet mungonin patrullat e policisë, këtë herë uniformat blu janë të shumta. Ato kanë marrë në mbrojtje institucionet me te rëndësishme të qytetit si Prefektura por edhe Bashkia e Shkodrës. Në protestën e 1 jave më parë, protesta ndryshoi rrjedhën e saj dhe nga një marshim paqësor përfundoi në akte dhune…

Read More

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi të premten në Novi Sad se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën (21 ose 22 dhjetor), ku dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza. Ai shtoi se vaksinat do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve. Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore dhe se dozat e para do të mbërrijnë, siç janë premtuar, deri në…

Read More

Shtetasit Ismail Alushi dhe Franc Gurraj kanë rënë në pranga gjatë një operacioni të policisë së Tiranës, ndërsa u janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe sende të tjera të kundraligjshme. Njoftimi i policisë: Vijon puna e pandërprerë për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza Vihen në pranga 2 shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë, kokainë, kanabis, shuma të konsiderushme parash të dyshuara të përfituara nga kjo…

Read More

Ky vit ka qenë nga ata që na ka bërë të reflektojmë më së shumti për shëndetin. Pa një shëndet të mirë, as sferat e tjera të jetës nuk mund të shkojnë mirë. Lexoni ç’thonë yjet për shëndetin tuaj këtë fundvit…. Dashi Në fund të vitit duhet të bëni kujdes në planin psikofizik, sepse mund të përjetoni momente sikleti dhe nervozizmi. Mund të përballoni me sukses problemet me reumatizmin. Do të nervozoheni për shkak të shpenzimeve të tepërta, të paparashikuara, që mund të shkaktojnë debate familjare. Demi Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festa veçanërisht të favorshme për ju, për…

Read More

Opozita jashtëparlamentare nxiti protestat e dhunshme në Tiranë që morën shkas nga vrasja e Klodian Rashës. Kështu u shpreh të premten në ‘Java në RTSH’ deputeti socialist Ervin Bushati. Ai shtoi se ndërkohë që mazhoranca bënte thirrje që të shmangeshin aktet vandale, asnjë forcë tjetër nuk e bëri një apel të tillë. “Protesta e dhunshme ishte rasti tipik kur mund të aplikohet shprehja se ‘iu hodh benzinë zjarrit’. Partitë e opozitës në asnjë moment nuk reaguan për të ndalur dhunën, së paku për Muzeun Historik apo për rastin e Bibliotekës Kombëtare. Por përkundrazi, bënin thirrje se rinia ka humbur shpresën.…

Read More