Author: tirana

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi…

Read More

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lajmëruar se ditën e nesërme do të marrë në intervistë kandidatët Aleksandër Toma, Përparim Kalo. Po ashtu do të bëhet diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës, për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Njoftimi i plotë i KED: Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite: Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur…

Read More

850 familje dhe çifte të reja të pastreha të Tiranës do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi, duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre. Këshilli Bashkiak miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja.“Lajmi më i mirë sot për buxhetin, por që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 850 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 850 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për…

Read More

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, flet për “pikën që derdhi kupën”, revoltën e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës, të cilën nuk e konsideron të shuar. Përkundrazi, Paloka thotë për “Gazeta Shqiptare”, se është një zemërim që rritet çdo ditë ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Sipas tij, dhuna e përdorur nga policia e Ramës gjatë këtyre ditëve, vetëm e zgjeroi këtë zemërim, që pret vetëm momentin për shpërthimin e madh. Edi Paloka shprehet se opozita e sotme, është praktikisht e vetmja shpresë që kanë shqiptarët për të ndryshuar këtë situatë të vështirë për shkak të keqqeverisjes. Funksionari i lartë…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e martë, 22 dhjetor 2020. Dashi Disa prej jush do të ndiehen të lodhur dhe nervozë, por do të përmirësoheni për vitin 2021. Në vendin e punës duhet të zgjidhni disa probleme, por do të keni sukses me profesionalizëm dhe kompetencë. Demi Me siguri dita e Krishtlindjes do të jetë më e mirë se dita e Vitit të Ri. Mundohuni të shmangni konfuzionin dhe stresin, përpiquni të relaksoheni. Binjakët Nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore dhe pasioneve, ekziston pak presion në këtë fazë. Gaforrja Horoskopi i Paolo Fox tregon se nëse menaxhoni kompaninë tuaj do të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se po punohet që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë të vitit 2021. Ndërkohë, që shtoi se po punohet për të siguruar sa më shpejt vaksinën dhe se janë përcaktuar grupet prioritare. Ajo tha se kjo vaksinë do të ketë ndikim dhe te mutacioni i ri që është shfaqur. “Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë, po bëhen të gjitha përpjekjet. Për këtë, jo vetëm që kemi parapaguar përmes instrumentit të Covax, por po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit.Kemi…

Read More

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës, ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 1267 qytetarë. Ndëshkohet me 1.000.000 lekë një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Masë administrative edhe për 18 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në…

Read More

Një person u gjet në rrugë në një Himarë në gjendje kritike për jetën, pasi ishte prerë më thikë në fyt dhe kishte fraktura edhe në kokë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë, shkak i ngjarjes është bërë një konflikti i çastit. Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur rreth 35-vjeç u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Pasi gjendja e tij paraqitet kritike është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 264 raste të reja infektimi me koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se virusi i rëndë iu ka marrë jetën edhe 6 pacientëve, duke e çuar në 1262 numrin total të viktimave. Njoftimi i plotë: 205 TË SHËRUAR DHE 264 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të…

Read More

Pamje shokuese u morën mëngjesin e sotëm teksa si rrallëherë kufizimet e reja të pandemisë Covid-19 lanë Londrën një qytet të zbazur disa ditë para Krishtlindjeve. Normalisht sezoni festiv duhet të ishte në vrull të plotë me familjet që bënin blerjen e minutave të fundit para përgatitjeve për festat e krishtlindjeve. Por sot kryeqyteti ishte i zbrazur teksa vetëm disa punonjës “kyçë” merrnin trenat nëntokësorë dhe shumica e qepenave te dyqaneve ishin të ulur.Prej të shtunës kryeministri Boris Johnson vendosi përshkallëzim të kufizimeve në Londër dhe shumicën e juglindjes së Anglisë, duke vendosur më shumë se 16 milionë njerëz në…

Read More

Në Britaninë e Madhe po përhapet me shpejtësi një tjetër mutacion i koronavirusit që ka një trasmetueshmëri shumë të lartë. Shumë shtete evropiane kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar fluturimet. Manastirliu deklaroi se edhe vendi jonë ka vendosur mbylljen e kufijve dhe karantinimin prej 12 ditësh për personat që vijnë nga jashtë. Gjithashtu u vendos se pas datë 24 dhjetor deri me 4 Janar ndalon daljen nga banesa pas orës 20:30 Në një konferencë për shtyp, Silva Bino u përgjigj lidhur me konstatimin e mutacionit të ri të Covid -19 në Britaninë e Madhe ditët e fundit, ku shpreh se…

Read More

MFE vijon informimin e biznesit mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, zhvilloi aktivitetin me temë: “Informimi i Sektorit Eksportues të Produkteve Bujqësore mbi Statusin e Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) për Biznesin”, me qëllim njohjen mbi rëndësinë e këtij statusi, si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë. Vendet anëtare të Marrëveshjes CEFTA kanë negociuar Protokollin Shtesë 5, i cili synon krijimin e sinergjive midis vendeve të rajonit për lehtësimin e tregtisë. “Çfarë ka në thelb ky protokoll? Në fakt është pjesë e një…

Read More