Author: tirana

Deputeti i Shkodrës ka fituar shumicën e votave dhe kështu ka marrë drejtimin e PSD-së.Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetet socaile, me të cilëve edhe sekretari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vaut të Dejës, Agron Ceka.“Zyrtarisht Deputeti Tom Doshi behet Kryetar i Partis Socialdemokrate te Shqiperise. Objektivat e DEPUTETIT DOSHI jane: 2 Mandate ne Qarkun Shkoder, 1 Mandat ne Qarkun Tirane! I uroj suksese gjigandit superdeputetit te Veriut Tom Doshi.Shpresojme qe mandatin e ardhshem PSD te jete percaktuese ne qeverine e re 2021-2025 per te bere realitet gjitha premtimet,sepse Tom Doshi eshte malesor dhe burre i…

Read More

Ndërsa në takimin e Anës dhe Arbrit pati shumë të qeshuar dhe ngacmime mes të dyve, edhe në studio takimi mes tyre u diskutua shumë. Mevlani, komentoi një moment gjatë takimit ku Ana i thoshte Arbrit “dua gështenja, ik merri”, duke thënë se ajo kërkon ta komandojë një djalë. Debati në studio Mevlani: Pretendon të gjesh një burrë që ta përdorësh si do ti Ana: Pse si mendon ti të jetë e kundërta? Arbri: Ana është lozonjare, duhet t’ia kuptosh sensin e humorit Ana: Më pëlqen të bëj humor, nuk jam serioze aty dhe i them bëjë këtë bëje atë.…

Read More

Pasi ra dakord me Astrit Patozin për të dalë në zgjedhje me një listë të përbashkët, Jozefina Topalli ka nisur lëvizjet për të bashkuar në një front opozitar jo vetëm partitë e reja, por edhe ata të cilët janë rreshtuar krah Partisë Demokratike. “Unë komunikoj më të gjithë, me çdo demokrat me ato që janë brenda partisë demokratike edhe pse heshtin nuk pranojnë moskryerjen e misionit opozitar nga kryetari i tyre, komunikoj edhe me te gjithë aleatët e opozitës së tashme”, tha Jozefina Topalli, drejtuese e Lëvizjes për Ndryshim. Rezervohet të japë detaje dhe të flasë me emra, por ftesa për…

Read More

Sot në “Ftesë në5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar Lule Rushiti, 21 vjeçarja që arriti të fitonte betejën me leuçeminë. Një vit më parë, Rashiti u diagnostikua me leuçemi akute, një lajm që tronditi familjarët, veçanërisht bashkëshortin dhe vajzën e tyre 3 vjeçare. Për javë të tëra, Lulja ndoqi seancat e kemioterapisë, duke qendruar kështu larg bashkëshortit dhe vajzës. 21 vjeçarja pranoi që në atë kohë i mendoi edhe skenarët më negativë, ndaj nuk ngurroi t’i linte një amanet të shoqit. “Prindërit i kam më të vjetër dhe amaneti im ishte që çdo gjë që të më ndodhte mua,…

Read More

Interi ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin e ngushtë 2-1, ndaj Spezias, por pavarësisht shifrave, ekipi i sapo ngjitur në Serie A ka bërë një paraqitje për t’u vlerësuar. Titullar në këtë përballje ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij përgjatë lojës. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ishte një “mur“ i pakalueshëm kundër Interit, duke ia bërë kështu minutat të vështira Lukakut dhe lojtarëve të tjerë zikaltër. Vlerësimet pas ndeshjes kanë qenë pozitive për shqiptarin, pavarësisht se nuk ndihmuan në rezultatin përfundimtar. “EUROSPORT” nota 6,5 – “I zoti në pjesën e parë ndaj Lukakut,…

Read More

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku do të performojnë artistë të njohur të skenës shqiptare. Sipas informacioneve, këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është tërhequr nga gara e Festivalit. Kënga e saj është fshirë nga “You Tube” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus. Në një prononcim për “Anabel.al”, Nallbani është shprehur se nuk ka qenë e pranishme në prova, për shkak të infektimit. Ajo mori vendimin që të mos merrte pjesë në festival. “Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe…

Read More

Sipas studimeve laboratorike, një familje e veçantë përbërësish bimorë të quajtur antocianine, që janë pigmentet vjollcë, të kuqe dhe blu që gjenden te bimët si frutat e pyllit, rrushi, kumbulla, lakra e kuqe dhe qepa e kuqe, parandalon akumulimin e dhjamit në qelizat e mëlçisë njerëzore. Eksperimenti i vetëm i bërë te njerëzit, konfirmoi se patatja e ëmbël ngjyrë vjollcë, lehtësonte inflamacionin e mëlçisë më mirë sesa një placebo. Kur erdhi puna për të frenuar rritjen e qelizave kancerogjene të mëlçisë në një pjastër Petri, boronica e kuqe ishte më efektive se të gjitha frutat e tjera të zakonshme, si:…

Read More

Ministrja Elisa Spiropali ditën e sotme ka vizituar punishten e këpucar Ganiut në Vorë, i cili ka 30 vite që është zanatçi në këtë punë. Në foton e postuar nga vetë ajo në rrjetet sociale, Spiropali shihet duke punuar së bashku me Ganiun, ndërkohë që shkruan se me procesin e rindërtimit, Vora do të kthehet në një qendër të bukur urbane mes Tiranës dhe Durrësit. “Zanatçi 30 vjet, Ganiun e gjeni në qendër të Vorës. Me procesin e #rindërtimit Vora do të kthehet në një qendër të bukur urbane midis Tiranës dhe Durrësit”, shkruan Spiropali krah fotos.

Read More

Ish-ministrja socialiste, Valentina Leskaj beson se Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit. Mirëpo, teksa ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Leskaj vuri në dukje “gabimet” e qeverisë, duke theksuar që një parti politike nuk duhet të vijë në pushtet vetëm për shkak të mungesës së një kundërshtari të fortë. “Nuk mendoj që vjen apriori. Duhet punë. Jo vetëm kaq. Një parti politike nuk duhet të vijë në pushtet se është më dobët tjetri dhe se nuk ka alternativë përballë, por sepse është realisht ajo që…

Read More

Kreu i sindikatës së mjekëve, doktor Gent Stroni thotë se edhe mjekët e familjes duhet të trajtohen financiarisht pasi ata po trajtojnë qytetarë të prekur nga COVID-19. Kjo kërkesë thotë Stroni vlen dhe për mjekët e spitaleve rajonale. “Unë do thoja që trajtimi është shumëplanësh duke përfshirë këtu që nga mënyra e mbrojtjes së tyre, ngritja profesionale nëpërmjet disa trajnimeve që ata duan të bëjnë. Është logjike që një person i cili tashmë në këtë luftë po gjendet me vështirësi për ta bërë punën ashtu siç duhet por dhe me rrezik për jetën, sigurisht që faktori financiar duhet trajtuar patjetër”…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rindërtimi i shkollës Njazi Mastori” në Sukth, Durrës. “Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”, shkruan Rama. Postimi i Ramës Kjo është shkolla e rilindur “Njazi Mastori” në Sukth, Durrës, më e madhe, më e bukur dhe më e fortë për 950 nxënës dhe mësuesit e saj Nga 3D në realitet, puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat…

Read More