Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sot nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, tërhiqet nga gara këngëtarja e njohur

19:37 / December 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fest 59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku do të performojnë artistë të njohur të skenës shqiptare.

Sipas informacioneve, këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani është tërhequr nga gara e Festivalit.

Kënga e saj është fshirë nga “You Tube” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi u infektua me koronavirus.

Në një prononcim për “Anabel.al”, Nallbani është shprehur se nuk ka qenë e pranishme në prova, për shkak të infektimit. Ajo mori vendimin që të mos merrte pjesë në festival.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja e tërheqjes nga gara është që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes. Kjo buzeqeshja ime me gjithe shpirt eshte per ju. Se pari duke u nisur nga cfare kalova dua tu keshilloj sinqerisht te beni kujdes e te ruani veten. Shume e kalojne si nje grip! Per mua nuk ishte i tille! Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht! E vetmja gje e mire ishte qe kuptova sa shume njerez paskam pasur qe me kane treguar cdo dite shume dashuri e kujdes! E çmoj dhe me teper sepse kjo eshte nje kohe e veshtire per te gjithe! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra”, rrëfeu Nallbani.

Festivali i Këngës në RTSH do të mbajë edicionin e 59 të saj, ku do të performojnë 25 këngëtarë të njohur. Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.